Rrefim/20 vjet nga jeta djaloshare e “Shoqats Atdhetare Dukagjini”

0
158
NDUE SANAJ
KRYETARI I SHAD
Fjala
prezantuese e punës 20 vjeçare e
Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”
E ndjeje veten mirë, që jam para jush, me rastin e këtij 20 vjetori.
U bën 20 vjet punë e vetëm punë, punë e pa ndalur e shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, në themel së cilës ka pas vetëm dhe vetëm një çelës, i cili për shumë kënd është dukur i pabesueshëm, por ky çelës ka qene “vullnetarizmi!” Prandaj, vijmë në ketë njëzetë vjetor, vijmë para jush, para dukagjinasve, para qytetarisë shkodrane, para miqve dhe bashkëpunëtoreve kolege, krenar për punën që kemi bërë.Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti
Në ketë feste marrin pjese anëtar të shoqatës, Anëtar Nderi të saj, përfaqësues të shoqatave e organizatave bashkëpunues që nga Republika e Malit të Zi, në Republikën e Kosovës dhe deri në Kosovën Lindore, të famullisë Shkodër, të ushtarakeve në rezerve dhe në pension, të veteraneve, përfaqësues të pushtetit vendor të qytetit Shkodër dhe të Njësive Administrative të Dukagjinit, shkrimtare, poete, studiues, përfaqësues të mediave lokale, të tjerë e të tjerë, të cilëve, në emër të Kryesisë, ju uroj mirëseardhjen, për të na nderuar në ketë feste të shoqatës, e cila nuk është feste vetëm e jona, por është festë edhe e Dukagjinit, edhe e qytetit tonë.Mund të jetë një imazh i 2 persona
Njëzetë vjet më pare, grupi i përberë nga Ndue Sanaj, Prele Shytani, Luigj Shyti, Mri Kroj, Ndue Vata, Pal Lera, Fran Kapaj, Fran Preçi, Martin Ara dhe Zef Nika, mori nismën të themelojnë një organizate të bashkësisë dukagjinas, duke pasur në vëmendje të punës së tyre moton: “Mos pyet se çfarë bëri Dukagjini për ty, por çfarë unë bëra dhe do të bëj për Dukagjinin!”

REVISTA FJALA NUK MUNGON NE FESTEN E SHAD
Misioni i Shoqatës ishte i thjeshte: “Duke u mbështetur në historikun e së kaluarës dhe të sotmes, duke respektuar ndjenjat dhe sakrificat e të parëve për liri e pavarësi, Dukagjini të zërë më mire vendin që meriton në hapësirën e qytetëruar dhe moderne”, i cili në konferencën e VI të saj, mbajtur në muajin tetor 2018 u pa e nevojshme të ndryshojë: dhe të jetë: “Puna dhe përpjekjet që duhen bërë, krahas vijimit të njohjes së mëtejshme e promovimit të vlerave të zonës së Dukagjinit, për emancipimin shoqëror të dukagjinasve kudo janë, me objektivin që si qytetar të mirë e në bashkëpunim me njeri – tjetrin, të ecim përpara drejte standardeve evropiane”.
Me datën 13 maj 2003, me vendim nr. 666, të Rrethit Gjyqësor të Tiranës, shkalla e pare. Me datën 7 qershor të atij viti , në sallën e Prefekturës të asaj kohe, beri prezantimin e themelimit të saj.Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti
E filluam shoqatën me 32 anëtar dhe sot jemi 270 anëtar të shoqatës, që janë shtrire në 5 dege, në Tiranë, në Kurbin, në Lezhe, në Shkodër dhe në Malësi të Madhe, pavarësisht punës së tyre të vijueshme.
Në gjirin e saj ka “Anëtar Nderi”, nga të gjitha fushat, përfshi historianin Romeo Gurakuqi, përkthyesin e shkrimtarin Meritan Spahia, politikanin e luftëtarin Ramush Harajdinaj e luftëtaren e shkrimtaren Flora Borovina, të Madhin Shtjefen Ivezaj, Rita Shkurtaj, kryetaren e shoqatës kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” dhe deri te Ukshin Jashari, kryetari i Shoqatës së Vëllazërisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” me qendër në Pejë e të tjerë.Mund të jetë një imazh i 7 persona, oboe dhe klarineta
Gjate këtyre viteve, me keqardhje ju njoftoj se, janë nda nga jeta disa anëtar shoqate: anëtarët e shoqatës Karlo Marlekaj, Karlo Kamsi, Marash Ndoja, Ndue Dede Bregu, Martin Çuni, Nik Pali, Nikoll Vocaj, Marash Kola, Zef Fusha, Ndoc Grimaj e Mark Lumaj, dhe Anëtari i Nderit, Artisti i Popullit Lec Shllaku, Mjeshtri i Madh Fadil Kraja, profesori Ahmet Osja, Mjeshtrin Ndoc Gurashi, Prenda Shpendi, Tome Shpendi, Profesor Gjergj Perluca, profesor dr. Mahir Hoi dhe të tjerë…

ROZAFA KLUBI ME I RI I SHKRIMTARVE VERIOR
Më lejoni, që në respekt të jetës e veprës së tyre, t’iu ftoj të ngrihemi në këmbë dhe të mbajmë një minute heshtje! ….
I përjetshëm qoftë e kujtimi i tyre!
Më lejoni të bëj një paraqitje të shkurtër të arritjeve në funksion të realizimit të misionit të shoqatës në këto 20 vite:Mund të jetë një imazh i 5 persona
Njëzetë vjet hulumtime e studime, botime dhe publikime për vlerat dukagjinase, të cilat kane qene pjese e jetës së tyre në shekuj në shërbim të vetëqeverisjes, të atdhetarizmit, të përkushtimit për të qene të lire e të pavarur në jetën e tyre, të cilat janë kurorëzuar me 9 simpoziume shkencore, me teme: “Kuvendet malësore dhe koha” kushtuar 85 vjetorit të Besës së Prekalit; me teme “Traditat atdhetare dhe liridashëse të dukagjinasve në vitet 1890-1920” kushtuar 95 vjetorit të Luftës së Qafës së Agrit dhe 90 vjetorit të Luftës së Planit; “Një misionar në shërbim të Kombit”, kushtuar 100 vjetorit të lindjes të një prej figurave të rëndësishme të nacionalitetit shqiptar, At’ Jak Marlekaj, ose profesor Luigj Marlekaj; me temë “Kultura materiale e shpirtërore e dukagjinasve”; me teme “Femra dukagjinase në kohe”; me teme

BEHUNI EDHE JU PJESE E EMOISIONIT FJALA PER JU

“Gjakmarrja retorike apo realitet”, në bashkëpunim me Komisionin Drejtësi e Paqe, kushtuar kësaj gjendje të rende të vrasjes nder veti të shqiptareve dhe shfrytëzimi i saj nga disa antishqiptar për të përfituar; një konference përkujtimore, me teme: “Ndihmesa e kryengritjeve Antiosmane të malësoreve të Veriut për arritjen e Pavarësisë”, në kuadrin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, në bashkëpunim me shoqatën “Martin Dreshaj” dhe “Integrimi Evropian”; një seminar shkencore, me teme “Drejtimet e mundshme të zhvillimit të Dukagjinit”, në kuadrin e përpjekjeve për zhvillimin e zonës dhe të banoreve të saj ,dhe Konferenca shkencore, me temë “100 vjet arsim e kulturë në Dukagjin”, me 14 tetor 2017.Mund të jetë një imazh i 9 persona

Menduam që në punën tone të kemi një avokat!? Avokatin e gjetëm, madje nga më të mirët, gazetën, e cila është e pagëzuar me emrin “Dukagjini”, numrin e pare i së cilës u paraqit në media televizive dhe në publik me datën 30 dhjetor 2003. Atë e kemi prezantuar çdo muaj. Me 31 dhjetor 2022, festuam njëzete vjetorin e nxjerrjen së numrit të pare të saj dhe në ketë muaj do të dali nr. 236 i saj. Për nxjerrjen e kësaj gazete nuk ka qene e lehte, por gjithsesi kane investuar mendimin e tyre 601 autor, me 3 425 artikuj nga një artikull dhe deri në 259 artikull, që është zoti Prele Milani.Mund të jetë një imazh i 5 persona, personat që praktikojnë artet marciale, klarineta, violinë, oboe dhe flaut
Kjo gazete nuk mund të dilte pa mundësimin financiar të saj. Deri tani kanë mundësuar 99 persona, me 5 059 742 leke, nga 2 000 leke dhe deri 1 550 000 leke, që është zoti Gjergj Leqejza, duke financuar 57 numra gazete dhe Ndue Ftoni me 913 300 leke, duke financuar 43 numra gazete.Mund të jetë një imazh i 5 persona
Kemi bërë përpjekje të nxisim hulumtuesit, studiuesit e shkrimtaret të shkruajnë, dhe diçka ia kemi arrite qëllimit. Shumë dukagjinas kane shkruar, shumë dukagjinas kane botuar. Një pjese prej tyre ia kemi prezantuar publikut. Deri tani janë paraqite 79 libra të autoreve dukagjinas, që kane shkruar kryesisht dukagjinasit për Dukagjinin. Ata janë të shumtë, por kryesisht janë Ndue Cukeli, Prele Milani e Lazer Kodra, Ndoc Bjeshka, Shefqet Kelmendi, shkrimtari Lazer Stani, Mirash Mici, Artisti i Popullit Lec Shllaku, Voc Deda, prof. as. dr. Zef Gjeta, Lulash Brigja, Sokol Prela, Mjeshtri Fadil Kraja, Luigj Shyti, Mhill Pali, Pal Doçi e të tjerë, të cilëve ju themi: “Të mos ndalen, të vijojnë, të vijojnë e të vijojnë të shkruajnë se, ajo që hidhet në letër mbetet, të tjerat i merr era dhe mbesin në nivelin e legjendës, të cilat këto janë të bukura, por jo në pak raste po na lodhin”.Mund të jetë një imazh i 8 persona
Kemi bëre përpjekje që nëpërmjet veprimtarive artistike të mbledhim e të publikojmë vlerat folklorike dukagjinase. Kemi realizuar 10 mbrëmje argëtuese; është dhanë një koncert folklorik, të pagëzuar “Folk-2007” në Teatrin “Migjeni” dhe janë mbështetë edhe tre koncerte të tjera, çka ka dhëne mundësinë të prezantohet sa më denjësisht në mjedisin shkodrane folklori dukagjinas nëpërmjet interpretimit të këngëtareve dukagjinas, të cilët tashmë janë të organizuar në ansamblin “Treva” e Dukagjinit.Mund të jetë një imazh i 3 persona
Kemi bërë përpjekje që nëpërmjet ekspozitave, si ekspozita e fotografisë nga Luigj Shyti dhe Luigj Mila dhe ekspozita e pikturës të pagëzuar “Peneli dukagjinas” me 18 piktore të moshave të ndryshme, me në krye Artistin e Merituar Zef Shoshi dhe Mjeshtrin Ndoc Gurashi, duke publikuar natyrën e bukur të hapësirës së Dukagjinit dhe vlerat artistike të dukagjinasve në fushën e fotografisë dhe të pikturës.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe flokë bjonde
Kemi bërë përpjekje të mos mbesim në vetvete, të jemi të hapur. Kemi bërë përpjekje të jemi prezent ku ka qene e mundur. Sot jemi anëtar themelues të organizatës së mediave lokale “Klubi Shqiptar i Medias”; në organizatën Grupi i Veprimit Lokal “Bjeshkët me Name” të ndihmuar nga djali i Thethit Mark Rupa; me organizatën e Gruas “Hapat e Lehte”, me Universitetin “Luigj Gurakuqi”; me bibliotekën e qytetit “Marin Barleti”, me Muzeun Historik në Shkodër, me Teatrin “Migjeni” e me teatrin “Iliricum”, me Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë, me Këshillin e bashkisë së qytetit tonë; me Komisionin Drejtësi e Paqe me qendër në Shkodër; me organizatat: “Ambasadoret e Paqes”.Mund të jetë një imazh i 5 persona Në veçanti, bashkëpunimi më i suksesshëm ka qene lidhja me Shoqatën e Vëllazërisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” me qendër në Pejë. Me gjithë ketë bashkëpunim, jo vetëm na është krijuar mundësia të prezantohemi, por na është dhanë mundësia të shkëmbejmë eksperiencë në të mirë të ecjes përpara për të realizuar misionin e shoqatës, e cila do të vijoje edhe në të ardhmen. Me Ansamblin “Rugova” me qendër në Peje; me Muzeun “Ivezaj’ ne Lekaj te Tuzit; Manifestimi kulturore “Ora e Maleve”, ne Rrozhaje, me Ali Daci në krye; Shoqatën kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”; me shoqatën “NIkaj Merturi”, shoqatën “Bytyçi”, e të tjera e të tjera.
Respekt dhe mirënjohje për punën që bëjnë dhe për ndihmën që na kanë dhanë!
Pra, gjithsejte janë zhvilluar rreth 220 veprimtari, mesatarisht rreth 10-11 veprimtari të ndryshme në vit.

Kantina Miqesia Medaur Verë Zagore Reserve | Vivino España
NE DITE FESTASH DHE GEZIMESH KANTINA E VERES “MIQESIA ” KOPLIK JU SERVIRE VERE NGA ME CILESORET
Me punën e bërë dhe me ndihmën e strukturave të pushtetit vendor në Shkodër, të Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe të Presidencës, në këto 20 vjet kemi arrite të kemi në gjirin tone:
* Atdhetarin Mehmet (Sokol) Shpendi i dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” dhe urdhrin “Nderi i Kombit”;
* Profesor Kole Prela “Qytetar Nderi” të qytetit Shkodër dhe urdhrin “Nderi I Kombit”
* Artistin e Popullit Pjeter Gjoka “Qytetar Nderi” i qytetit Shkodër,
* Piktorin Lin Delija, me urdhrin “Nderi i Kombit”;Mund të jetë një imazh i 7 persona
* Albanologun Martin Camajt, me urdhrin “Nderi i Kombit” dhe “Qytetar Nderi” i qytetit Shkodër,Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti
*Poetin e madh Frederik Rreshpja, me titullin “Mjeshtër i Madh”,
*Këngëtarja e aktorja Rita Ndoci, me titullin “Mjeshtër e Madhe”,
* Monsinjor Angelo Massadra, me urdhrin “Nenë Tereza”,
* Dom Preke Ndrevashaj, me titullin “Kalorësi Gjergj Kastrioti”,
* Gac Çuni “Qytetar Nderi” i qytetit Shkodër,
* Legjendën e futbollit, Dode Tahiri “Mirënjohja” e qytetit Shkodër;
* Ndue Sanaj, është nderuar me titullin “Mirënjohja e qytetit Shkodër”;
*Gjergj Leqejza e Luigj Mila janë nderuar me titullin “Krenaria e Qarkut Shkodër”.
*Në qytetin e Shkodrës, janë ngritur e vendosur dy monumente, i atdhetarit Mehmet Shpendi dhe albanologut Martin CamajMund të jetë një imazh i 7 persona
Për ketë arritje, të nderimit të këtyre figurave e personalitete Dukagjinas falënderojmë Bashkinë Shkodër për mbështetjen që na ka dhanë, dhe Institucionin e Presidencës për miratimin e propozimeve përkatëse.Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti
***
Të gjitha këto arritje, nuk janë bërë me frymën e shenjtë. Ato kane pasur një kosto jo të pakte financiare. Financimi i veprimtarive të shoqatës është siguruar fale bujarisë të 315 dukagjinasve, në mes të cilëve më lejoni të veçoj Ndue Ftonin në SHBA, Konsullin e Nderit të Republikës së Austrisë, Gjergj Leqejzen në Shkodër, Komunën e Pultit, biznesmenin Mhill Prronin, Pal Gjolaj, Gjergj Vocaj, Pal Lera, Kompaninë e sigurime “SIGMA” dega Shkodër, Kolë Çardaku, Prenda Shpendi, Martin Bardhoja, janë dukagjinasit me banim ne Nju-Jork, të cilëve kanë kontribuua me 52 500 dollarë; në Miçigan; në Bruksel e në Zvicër; në Kanada; në Shqipëri, e të tjerë e të tjerë, në Itali e GreqiMund të jetë një imazh i 1 person, fizarmonikë, altoparlant, violinë, harpë dhe klarineta
Të gjithë, në emër të shoqatës i falënderoj për kontributin e tyre, për atdhedashurinë e tyre ndaj Dukagjinit e dukagjinasve! Paçin e dhënçin! Por dhe i ftojmë të vijojnë e të vijojnë të japin e kontributin e tyre në realizmin e misionit të Shoqatës.
***
Me këto arritje nuk kemi bërë ndonjë shpikje shkencore, as nuk kemi hip në ndonjë lartësi që të tjerët nuk kane hipur më pare, por kemi bërë punën tonë modeste, që duhet të bëj çdo atdhetar. Kemi bërë përpjekje që sot ta shikojmë veten nga një gjendje morale tjetër, dhe besojmë se ia kemi arrite qëllimit në nivel të kënaqshëm.Mund të jetë një imazh i 9 persona
E ndjejmë veten të kënaqur, në qoftë e se sadopak të tjerët do ta shikojnë të mirë ketë që kemi bërë deri tani, dhe mbi bazën e së cilës do të bëjmë edhe në të ardhmen.
Në mbyllje, në emrin tuaj, më lejoni të falënderoj dhe t’iu shpreh mirënjohjen atyre që na bën të mundur financimin, të festojmë sot së bashku: Biznesmeni Viktor Arrinaj, Enjell Radohima, Gjergj Leqejza, Fran Shytani, Edmond Tërthorja, Kole Sukullari, Motër Dukate Radoja, Kole Çardaku, Ezarit Mark Pjetri, Prele Kroj, Anton Kostri…
Gëzuar Festen!Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe turmë
Gëzuar 20 Vjetorin e themelimit të Shoqatës!
Ju faleminderit!
E ardh
Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe dirndl

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.