REVISTA “FJALA” NISË FESTIVALIN E TEKSTEVE FOLKORIKE PËR TË FITUAR ÇMIMIN “SALI MANI”

0
755

Revista “FJALA” në këtë mbrëmje të datës 12 Nëntor 2020 bënë të ditur se çelë festivalin e teksteve të këngëve folklorike . Ky festival i cili i dedikohet kolosit të këngëve të folkut Shqiptar , artistit të përmasave mbarëkombëtare , Artistit të merituar Sali Mani . Konceptimi i këtij festivali është në dy faza . Fillimisht tekstshkruesit , ose siç i njohim ndryshe autorët e teksteve , janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë festival me krijimtarinë e tyre . Tekstet do të botohen çdo ditë në revistën “FJALA” online dhe klikimet e lexuesve  do të jenë njëra nga dy juritë ku do të shpallen dhe  çmimet “Sali Mani” . Ky festival do të mbydhet me 30 Dhjetor 2020 . Faza e Dyte do të jetë faza e interpertuesve të Rapsodve dhe Këngëtarve , të cilet do të interpretojnë pikrisht këngët pjesmarrëse , përfshi dhe ato fituese … Edhe njëhere iu kujtojmë të gjithë krijuesve që dëshirojnë të marrin pjesë të dergojnë krijimtarinë e tyre në adresën : shkabarevista@yahoo.com apo në faqen e Facebookut të revistës : Fjala News – Ju mirëpresim Gara ka nisur!

Po e nisim me njërën prej këngëve famoze të Artistit Sali Mani :

Te Kjo Shpelle

Kur kalon per Bajz’ t’ Kastratit,
Ndalu pak tek Shpella e Frashnit,
Ajo eshte burim i thelle,
Bjeshke per bjeshke ujin e mbledhe,
Gryka e saj eshte e permendun,
Me cekic e dalte e gdhendun,
S’mbahet mend, s’dihet se kur,
Asht daltu por thelle ne gure,
Duken vijat e konopit,
Si qerpik n’sy te Ciklopit,
Aty vinte krejt Malsia,
Kriste Kanga e Alltia,
Shpella mbushej gati plot,
Here me uje e here me lot,
Se vlla vrasja rranje thelle,
Asht e mocme sa kjo shpelle,
Dite e Nate me Mal te Zi,
Hasmi thurte pabesi,
Nuse, vasha si bajraku,
Neper faqe tuj plase gjaku,
N’gunja t’bardha e n’xhubleta,
Hidhnin syte porsi shigjeta,
Njana tjetren tuj gerga,
Kush ma t’mire vllaznit i ka,
Jo per dukje e pashi,
Po per nder e per burrni,
E lahuta mbi lendine,
Kendonte Gjergj Elez Aline,
N’Bajze t’Kastratit prap me ardhe,
Si gjithmone ka zemer t’bardhe,
Se asht sofra e bujarise,
Bajza-Zemra – e Malsise,
N’shtat mejhana lume rakia,
Shtate here rresht kercet Alltia,
Shtat dhjet vjec kercet dashnia,
Shtate mije vjece Historia!
Sali Mani , Koplik, 1970

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.