Rahovec-Kosovë/“Më Ka Rrahur Gruaja”, Burri Shkon në Polici Pasi e Shoqja e Bëri Për Spital

0
88

Një shtetas nga Kosova ka shkuar në polici dhe ka denoncuar bashkëshorten e tij, pasi sipas tij e ka dhunuar. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:10 në Rahovec.Po ashtu në raport thuhet se burri ka përfunduar në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore.“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.