PJERIN NDREU “MERR” QEVERINË,DUKE SFIDUAR BENET BECIN DHE TONIN MARINAJ

0
317

Kryeministri Rama përzgjodhi Shëngjinin dhe Pjerin Ndreun në raport me Shkodrën dhe Benet Becin për të mbledhur qeverinë dhe drejtuesit kryesorë të mazhorancës.Nga dje Shëngjini u bë kryelajmi dhe kryeqendra e vendit, ndërkohë që Benet Beci po punon ditë e natë për një Shkodër moderne dhe me kushte europiane.Në fakt sivjet qeveria duhej të mblidhej në Shkodër, për një mijë e një arsye, por Pjerin Ndreu, kryebashkiaku aktual në Lezhë ia mori kryeministrin, Benet Becit.Me një stil shkodran, perfekt, Benet Beci ka publikuar sot një video ku tregon bukuritë e Shkodrës, lliqenit, etj., si për ti thënë Pjerin Ndreut se bukuritë që ka Shkodra dhe liqeni i Shkodrës nuk i ka Shëngjini, ku do të vijnë emigrantët afrikanë.
Me sa duket Edi Rama e ka planifkuar me finesë mbledhjen e qeverisë në Shëngjin si për të larguar frikën e banorëve dhe biznesit vendas për ardhjen e afrikanëve në Lezhë.Shkodra e priste një mbledhje qeverie, sidoqoftë! Por Pjerin Ndreu është “ujk” më i vjetër sesa Benet Beci, që njeh vetëm punën.Një video e publikuar sot në mëngjes te profili i Becit jep bukuritë mahnitëse të liqenit të Shkodrës, ku pulëbardhat dhe zogjtë e tjerë vallëzojnë në ujin e liqenit.Ndersa  këta të  dy kanë  harruar se kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj ka patur disa probleme me Kweshillin e Bashkisë  se ua kishte “marrë” Qeverinë  , dhe  e kishte çuar  në  breg të Liqënit në  lagjen Culaj Koplik.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.