QEVERIA NË SHËNGJIN/NUK E “LANË” AS UJË I DETIT

0
59

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Shëngjin kabinetin qeveritar, në një takim të zgjeruar dyditor ku në fokus do të jenë objektivat për vitin 2024.Në fokus të diskutimeve në këtë mbledhje do të jetë po ashtu edhe analiza dhe vlerësimi i punës së çdo ministrie për vitin që lamë pas, bëjnë të ditur burime për mediat.
Përveç ministrave, në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi, si edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.Po ashtu e pranishme do të jetë edhe drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici, apo edhe drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano.Jaçfar thon analistat!

Mbledhja informale e qeverisë ”Rama 3” në Shëngjin, për gazetarin Mentor Kikia është si një nisje të fushatës për zgjedhjet parlamentare 2025. Po ashtu nënvizon edhe se ëshë një lloj shkundjeje në nivel administrativ dhe politik.”Këto ndryshime janë të befta dhe historia ka treguar se as vetë protagonistët nuk dinin gjë, as ata që emëroheshin e ata që shkarkoheshin. Mbledhja e nivelit të gjerë, ajo që po ndodh në Lezhë nuk është thjesht mbledhje qeverie, por janë të ftuar drejtues politikë të qarqeve. Është një lloj shkundjeje në nivel administrativ dhe politik dhe besoj se nga Shëngjini mund të fillojë edhe ajo që unë e quaj fushata e zgjedhjeve parlamentare 2025”,-u shpreh Kikia.Analisti Plator Nesturi tha se mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin është më shumë si një lloj përpjekje e Ramës për të çuar qeverisjen në një nivel tjetër për të treguar se maazhoranca nuk është fituese vetëm për shkak të gjendjes ku ndodhet opozita por edhe për shkak se po vepron në funksion të mirëqeverisjes.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.