PROMOVOHET SHOQATA :” XHUBLETA E ALPEVE SHQIPTARE”

0
Preg: Gëzim Vuçaj
Një ditë krejt e veçantë, ka qënë dita e Djelë  në  qytezën e Bajzës së Kastratit  , në M.Madhe.At çfar  do të duhej ta  bënin instucionet  kulturore të Bashkisë, e ka bërë  një grua   pasionante , dhe mjaft e perkushtuar ndaj vlerave  të kulturës.Kësisoj ka qënë pikrisht  Rita Kalaj , Shkurtaj, e cila falë pasionit  për të promovuar  vlerat  më të mira  të  të parëve   tanë, prej kohësh promovon  Xhubletën , këtë veshje  të lashtë sa  vetë jeta e Malësorve  në këto troje.Ndaj   në këtë  ëvënt   ishin  prëzënt  njërz  të artit dhe kulturës, nga treva M,Madhe, Shkodra   , Lezha e Tirana. Të  vetmit që nuk   u ndodhën , ishin rrogëtarët e kulturës  në Bashkinë  M.Madhe.

Artistët  e shoqatës  “Kënga   Jonë”  me  shefën e tyre , te palodhurën , mjeshtren e organizimit  të  aktiviteteve , znj Dila Vaçaj,   me grupin e   këngëtarve dhe  valltarve , I dhanë këtij ë vënti vlera realisht  të veçanta.E para keta njerzë me shpirt  artisti, I dhanë  at  që I mungon prej shumë vitësh artit dhe kulturës  në M.madhe, I dhanë modelin e  njerzve që  dua në artin dhe kulturën e popullit  që I ka lindur, I dhanë një mesim të mirë Bashkisë  M.Madhe se mosprania e tyre , si bijë të xhubletes  , është një minus  për ta,

  • Shpella Frashnit, ky vënd sa historic , aq edhe  një monumënt culture.Ka që në gjetja ideale e promovimit të  vlera ve që mbart  xhubleta e gruas Malësore. Pikrisht këtu  ja në mbushur kova me uj, por edhe shpirtëra me dashuri .

Rreth këtij ëvënti ka shkruar emocionet e tij edhe publicist Ramazan  Çeka; Një ditë të veçantë përjetova sot në Bajzë të Kastratit, Malësi e Madhe, ku u promovua Shoqata Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, një shoqatë kjo e cila, duke filluar që nga sot mori detyren e vështirë e fisnike për ta mbrojtur këtë pasuri të paçmueshme e unike në traditen mijëra vjeçare të Kombit tonë.Organizatorja, e cila është edhe themeluesja e kësaj shoqate së bashku me stafin e saj e zhvilluan këtë aktivitet në një nga vendet më të bukura dhe historike, tek “Shpella e Frashnit” në qendër të Bajzës, ku ishin të ftuar e pjesëmarrës studiues, gazetarë, shkrimtarë, por edhe shumë banorë vendas, të cilët kishin pritur me kaq kënaqësi këtë ditë të veçantë për gjithë Malësinë.Interesim të madh kishin treguar edhe mediat vizive, si TV1 Channel dhe TV Kopliku, dhe Revista  “Fjala”Unë pata kënaqësinë t’i përjetoj këto çaste me mikun tim prof.Osman Kozmaj, i cili ka dhe një kontribut modest në publikimin dhe jehonen e themelimit të kësaj shoqate, e cila ka pretendimin e ligjshëm që këtë simbol të kulturës materiale e shpirtërore të Kombit tonë ta promovojë edhe në UNESKO si pasuri e gjithë njrëzimit.Duke publikuar në statusin tim disa foto të këtij aktiviteti, i uroj suksese kësaj shoqate!

Nderkohë  Poetja Mimoza Rexhvelaj  shkruan: Jemi tek “Bregu i Shpellës së Frashnit” në Bajzë – Kastratit,ku zanat kuvendojnë e Hedhin valle vend ma i bukur në Malësi të Madhe.Na bashkoi shoqata e “Xhubletës së Alpeve Shqiptare.” Një nisëm nga zonja Rita, që thesaret e çmuara të trevës tonë të ruhen, por edhe të njihen nga bota.Xhubleta jonë është një veshje tipike e grave në Malësinë e Madhe, ajo është unike dhe me pamje madhështore.Xhubleta identifikon rrënjët tona të hershme ilirjane , dëshmi e qartë se jemi autokton në këto troje.Duke i uruar suksese dhe mbështetje për nismën e saj, ruajtjen dhe mbrojtën e trashigmnisë kulturore!ndersa rreth këtij   ëvënti  ka shkruar edhe gazetari Musa Kurtulaj: U krijua shoqata kulturore “XHUBLETA E ALPEVE SHQIPTARE”.-Aktiviteti prezantues u zhvillua paradreken e se dielës (7 shkurt 2021) tek Shpella e Frashrit ne Bajze te Kastratit -Shpella e Frashrit ne Bajze te Kastratit te Malësisë se Madhe, e njohur nder shekuj si skena natyrore e kësaj zone ku mblidheshin malësorët ne gëzime e festa, u zgjodh për te zhvilluar aktivitetin prezantues te shoqatës kulturore “XHUBLETA E ALPEVE SHQIPTARE”. Nismëtare për krijimin kësaj shoqate është Rita Shkurtaj, e cila thotë se ka për qellim te mbroje bukurinë e xhubletës, e cila ka mbijetuar për me shume se 4000 vjet ne Alpet Shqiptare dhe është unike ne Bote. Kjo shoqate do ti kontribuoje edhe vendimit te Ministrisë se Kulturës qe Xhubleta e Malësisë se Madhe ti prezantohet UNESCOS për te shpallur si pasuri e trashegimine kulturore botërore !

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.