Pas tridhjetë viteve të pushtetit nga një parti, në Mal të Zi, në sajë të zgjedhjeve parlamentare(30 gusht 2020), në praktikë na u paraqitet dukuria e kohabitacionit e panjohur deri më tash, që paraqet test për demokracinë pluraliste në këtë mjedis, sepse presidenti i shtetit nuk është nga shumica parlamentare e cila udhëheq me qeverinë, duke qenë çështje interesante për një qeverisje të qendrueshme, pa turbulenca politike, por në favor të qytetarëve dhe të demokracisë pluraliste
Nga:Nail Draga
Nga miratimi i pluralizmit, në Mal të Zi një parti politike (DPS) për tridhjetë vite ka udhëhequr pushtetin, ku përveç me qeverinë kanë udhëhequr edhe institucionin e presidentit, nga del se kemi pasur perseri monizëm, ndonëse me kostumin pluralist. Ndërsa pas zgjedhjeve parlamentare (30 gusht 2020), me rastin e ndryshimit të pushtetit, ne këtë mjedis kemi të bëjmë me procesin e kohabitacionit, nga del se kemi të bëjmë subjekte të ndryshme politike dhe ideologjike, që duhet të bashkëqeverisin dukuri e panjohur deri më tash në këtë mjedis.Sfidat e kohabitacionit test për demokracinë pluralisteKemi të bëjmë pikërisht me moment të ri, ku presidenti nuk do të ketë mundësi të kontrollojë qeverinë, sepse nuk janë nga taborret e njëjta politike, nga del se do të kemi obstruksione dhe tensione në mes tyre. Dukuria e kohabitacionit nuk është e panjohur në vendet demokratike, ndërsa përjashtim bëjnë vendet autokratike, ku si të tilla në shumë aspekte janë edhe në pluralizëm. Nëse për shumë vende kjo dukuri është risi, nga vendet e regjionit shëmbull mund të shërbëjë Kroacia, ku kohabitacioni ka ndodhur shumë herë.
Presidenti në pozitë të dyfishtë
Në Mal të Zi, kryetari i partisë njëkohësisht është edhe kryetari i shtetit, nga del se kemi personin me pozitë të dyfishtë, që na kujton kohën e monizmit. Në rastin konkret ka qenë e udhës që kryetari i partisë në momentin e zgjedhjes në pozitën e kryetarit të shtetit, të lëshojë postin e partisë, sepse në sajë të pozitës së dyfishtë iriton qytetarët nga del se kemi kryetarin partiak, e jo të gjithë qytetarëve. Madje, qytetarët të cilët nuk e kanë votuar kanë të drejtë të deklarohen se kemi të bëjmë me kryetarin e partisë që e ka kandiduar, e jo i qytetarëve të vendit.Kujtojmë me këtë rast si shëmbull pozitiv Kroacinë ku presidenti nuk mund të mbulojë të dyja pozitat, sepse duhet të veprojë si mbipartiak, duke qenë figurë unifikuese e të gjithë qytetarëve, andaj terhiqet nga pozita partiake.
Risi në skenën politike
Pasi në zgjedhjet e regullta parlamentare të 30 gushtit 2020, ish shumica parlamentare i humbi zgjedhjet presidenti i Malit të Zi M.Gjukanoviqi, duhet të pajtohet me realittein se i ka humbur zgjedhjet dhe nuk e ka shumicën në parlament, andaj t’i përshtatet rrethanave shoqërore.Në Mal të Zi një muaj pas formimit të Qeverisë se re, kohabitacioni filloi të luhatet me rastin e refuzimit të presidentit të vendit për të nënshkruar një mori ligjesh të cilat i ka miratuar Kuvendi, pa opozitën, tre ditë para Vitit të Ri, ku me i rëndësishmi është ndryshimi i ligjit të lirive fetare.Po ashtu presidenti ka refuzuar të nënshkruaj dekretin për tërheqien e shtatë ambasadorëve dhe nga Ministria e punëve të jashtme, duke kërkuar sqarim në konstatimin e se ata kanë punuar kundër interesit të shtetit. Po ashtu Gjukanoviqi nuk ka mbeshtetur as ndërrimet në gjeneralshtabin e Armatës së Malit të Zi.Kemi të bëjmë me rastët e para të mospërputhjeve të pikëpamjeve të funksionimit të institucionëve të qeverisë, ku dukuria e kohabitacionit është ma së e domosdoshme.Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një situatë të re në Mal të Zi e panjohur deri më tash, sepse si kryetari i shtetit por dhe kryeministri kanë qenë nga e njëjta parti, ndërsa në rrethana të reja të kohabitacionit, kemi të bëjmë me një praktikë të re, që duhet të jetë shkollë për demokracinë parlamentare, tash dhe në të ardhmën.Pikërisht, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me kohabitacionin si dukuri të re në skenën politike në Mal të Zi, ditë më parë janë mbajtur takime nga kryeministri dhe zyrtarë të lartë qeveritarë me presidentin e vendit z.Gjukanoviq, për të gjetur një modus vivendi, për të tejkaluar situatat e diskutueshme. Nga ai takim(presidenti-kryeministri-kryetari i parlamentit) opinioni është informuar se janë shqyrtuar çështje të cilat janë në favor të funksionimit të shtetit, institucioneve dhe zhvillimit të tyre, pa të cilin nuk ka përparim demokratik dhe ekonomik të vendit. Po ashtu është treguar gadishmëri se kemi të bëjmë me interesin e përbashkët kombëtar duke avancuar përgjegjësinë e përbashkët për nevojën e zhvillimit të metutjeshëm të Malit të Zi si shoqëri evropiane, standardit cilësor jetësor dhe lirinë e individit.Ndërsa ditë më pas nga ai takim presidenti Gjukanoviq, ka reflektuar duke nënshkruar ligjet e refuzuara, sepse ata janë votuar përseri në parlament me 20 janar, nga del se një veprim të tillë e ka realizuar duke respektuar kushtetutën, sepse në të kundërtën ka rrezikuar që shumica parlamentare të inicojë procedurën e shkarkimit të tij.
Presidenti me ingerenca të kufizuara
Andaj, mbetet të shohim në muajt në vazhdim se si do të jenë raportët Qeveri-Presidenti, a do të ketë mospajtime, tensione, obstruksione e fërkime politike si rezultat i pa përvojës në rrethana të reja politike e shoqërore.Përfundimisht presidenti duhet ta kuptoj pozitën e tij, se ka ingerenca të kufizuara, andaj si i tillë nuk mund të jetë qeveri e dytë, e jo si më parë qe ka pasur kontrollë absolute mbi qeverinë si dhe në terë Malin e Zi. Pikërisht në sajë të rrethanave të reja ai duhet të eliminojë iluzionet e tilla autokratike, por duhet të jetë garant i kushtetutës, interesave të qytetarëve në favor të demokracisë parlamentare.
Kohabitacioni lokal në Ulqin
Në lidhje me këtë çështje në nivelin lokal duhet cekur se kohabitacioni ka ndodhur në Ulqin, me rastin e zgjedhjeve lokale të mbajtura me 10 shtator 2006. Kemi të bëjmë me rastin e parë dhe të fundit, sepse kryetari i komunës është zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët, dhe nuk ishte i shumicës parlamentare lokale.Në sajë të raportëve shoqërore dhe politike në një situate të tillë shumica parlamentare, (Forca, LDMZ, PPD dhe BDSH) ka rrezikuar pozitën e kryetarit e ate pikërisht kur ka qenë në pyetje miratimi i buxhetit të komunës për vitin 2007. Ishte ky një kompromis i realizuar në momentin e fundit, por edhe paralajmërim se kjo gjendje nuk kishte perspektivë, sepse në mungesë të mbeshtetjës nga ana e shumicës në parlamentin lokal, në të ardhmën rrezikohej pozita e kryetarit, në sajë të mos funksionimit të kohabitacionit.Pikërisht, duke parë situatën si mjaft turbulente dhe me pasoja në të ardhmën, opozita lokale (DPS-UDSH) arriti të dekompozojnë skenën politike duke ia rrembyer shumicës parlamentare lokale tre këshilltarë nga PPD(maj 2007) duke i joshur me pozita udhëheqëse, duke u bërë shumicë parlamentare deri në vitin 2010. Ishte ky rasti i parë dhe i fundit, sepse më pas u ndryshu ligji për qeverisje lokale, duke rikthyer zgjedhjen e kryetarit, si më parë përmes votës së këshilltarëve nga zgjedhjet lokale.
(Shkurt 2021)