Presidënti Amerikan Truman deri në moshë 18 vjeçare 2000 libra

0

 Nga:Marash Gilaj

Harry S. Truman, ish presidenti i 33- të i SHBA, deri në moshën 18 vjeçare kishte lexuar 2000 libra ose 166 libra në vit, mesatarisht.  Pra, i bie të ketë lexuar rreth 1 libër në 2 ditë, duke filluar nga mosha 6 vjeçare.

 Bertha Wood, nga Shteti Michigan i SHBA, në moshën 100 vjeçare, u bë shkrimtare me librin “ Fresh Air and Fun” (Ajër i pastër dhe argëtim.) Ajo u rregjistrua në librin e rekordeve “Guinness” si njeriu që u bë shkrimtare në moshën  më të vjetër në botë. Jetoi edhe 1 vit pas dhe vdiq në moshën 101 vjeç, në vitin 2005.

 Një në katër çifte të martuar në botë, mesatarisht, ose 25 %  e tyre flejnë veç e veç, pasi , sipas mjeksisë, vlera e gjumit rritet me 50 %

Më shumë njerëz vdesin nga vetëvrasjet se nga krimi, terrorizmi dhe çdo luftë tjetër që bëhet sot në botë, të marra së bashku.

Çdo vit, mesatarisht, vetëvriten  788 400 njerëz në botë.

Vetëm nga aksidentet me makina vdesin çdo vit, mesatarisht, 1 250 000 njerëz në gjithë botën.

 Shkurt 2021

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.