Promovohet në Shkodër ; Qendresa Rugovase dhe Sak Faslia.

0

Qendresa Rugavase  dhe Sak Faslia  Bajraktari i Rugovës  1911-1944. Është ky titulli i librit të Autorit  tanimë të njohur  kudo ne visët    Shqiptare  Fazli Sh. Muriqi- Alias Bajraktari.Promovimi I këtij libri   botim i dytë   është organizuar nga Shoqata Atdhetare M.Madhe  me seli  në Qytetin e Shkodrës.Kjo shqatë tashmë ka fituar përvojë të mirë  në organizimin  , dhe promovimin e vlerave artistike, jo vetëm të autorve nga M.Madhe , Shkodra dhe krahina   të Veriut , por  shtrirja e këtyre  organizimeve    ka marrë  zgjerim deri në visët e Kosovës  Martire.Kësisoj  promovimi i këtij libri  ka qënë  në radhën e    promovimeve të   ditës së shtunë . Mjedisi luksoz     i përzgjellur enka   për keëtë  botim i ka shtuar vleren dhe respektin     këtij promovimi, kësisoj edhe  në këtë drejtim   meriton velersimet positive kreu i shoqatës Atdhetare M.Madhe    z, Ilimi Kurti.Moderatorja e këtij promovimi ka qënë poetja   smiptaike e njohur  edhe si një ndër  veprimtarët  e shquara për  promovimin  e    botimeve qofshin këto të mirëfillta    poetike ,  letrare  apo dhe publiçistike e    studimore   të  historisë së lavdishme të trevave tona.Ndaj kjo mund të themi ishte edhe një risi gjatë këtij ëvënti promovues,Kështu    shkrimtare, poet ,  kritik e studiues  si   Kadri Ujkaj  Ndue Bacaj Prëlë Milani  e shumë të tjerë ,   shto këtu dhe studiuesen poeten dhe publiçisten  potëntë  Prënda Sejdija e ardhur enkas nga qyteti I Lezhes i  dhanë  ketij promovimi   sharmin e duhur. Ndërkaq  Shqata Atdhetare M.Madhe  ka nderuar me  çertifikatë  Mirënjohje disa nga  autoritet  e shquara  veprimtarë të    artit, letërsisë, por dhe të Atdhetarizmes. Në fund të këtij ëvënti kaq mbrëslënës  për të pranishmoit  ka  folur dhe autorei i këtij libri  studimor- monografik  Fazli SH. Muriqi. Ku veçmas të tjerave ka vlersuar faktin se sa herë  vjenë në Shkodër për të prezantuar  botimet e tij, jo vetëm që ndihet krenar , por mbi të gjitha  vlerson  dashamnirësinë dhe  respektin që gjënë në këtë qytet ,”kryeqytet” të kulturës Shqiptare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.