Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj i ka dorëzuar titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes familjes së infermierit shembullor Fran Kështeja me motivacionin: “Për përkushtimin dhe punën e palodhur profesionale dhe humane në sistemin shëndetësor, në shërbim të njerëzve në nevojë deri në flijim të jetës së tij duke u bërë burim frymëzimi dhe shembull pozitiv për bluzat e bardha dhe mbarë komunitetin tonë në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe”
Të pranishëm në këtë ceremoni nderimi ishin familjarë, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë të të ndjerit Fran Kështeja.