Policia Rrugore/ I merr patenten “Nderit të Kombit” Bujar Qamili

0
3022

Dita e sotme duke se ka nisur me nxitim për Bujar Qamilin. Këngëtari i njohur i muzikës popullore mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”. E rrugës për atje, Bujari është ndaluar nga policia.Kjo pasi këngëtari ka qenë me shpejtësi të lartë nga nxitimi. Ai sigurisht ishte “justifikuar” para policisë se ajo shpejtësi ishte pasi i duhej të arrinte në “Klan”, mirëpo kjo nuk i ka ndaluar policët të bëjnë punën e tyre. Ata zbatuan detyrën duke ia marrë patentën dhe letrat e qarkullimit.Bujar Qamili hap Soirée-në me këngë pranvere - YouTube

Pjesë nga biseda:

Bujar Qamili: Për të ardhur shpejtë te emisioni juaj, kalova pak shpejtësinë dhe më doli policia rrugore, dy djem të rinj me një makinë. Më thanë letrat i thash po shkoj te Aldo. Nuk e njohim më thanë.

Aldo: S’e njohim thanë? Mos kanë kujtuar se ke qenë për të Aldo Bumçi.Bujar Qamili: I thash jam në emision te “Klan-i”, prandaj eca dhe shumë shpejtë. Jo më thanë patentën dhe letrat e qarkullimit.Bujar Qamili rrëfen momentin e sikletshëm: Si i dola para nuses së djalit  me mbathje – Balkanweb.com – News24

Aldo: Si përfundim?Bujar Qamili: Ia dhashë të dyja. Dhe më thanë hajde merri te policia meqë nuk do të presësh.Aldo: Në përgjithësi si i ke marrëdhëniet me policët Bujar?Bujar Qamili: Po shumë mirë, në përgjithësi më falin, shumë herë. Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.