Nga Xhuljo Ndreka (Pjesë nga libri në botim.Plaka e shkret 90 vjeçare\Lajmë i parë del në portale\Se nuk don me mbetë beqare)
VEÇ NJËNI ËSHTË TAN SHTETI
Çfar kuptimi ka lezeti
Veç një njërin degjon tan shteti
Dhe ky është pra veç për veti
Është Edvini që i therasim Edi.
Qysh se hypi ky n’pushtet
Na jetës s’po i ndiejm lezet
I ka marr krejt frënat në dorë
T’ban me dasht o me nder , o me zor.
Para tij me nëjt në stol
Veç degjo brokulla e mos fol
Se për ndryshe more zotini
T’perçan si PD-n në dy atri .
THASHETHËMË
Ejani ndijeni vjerrshen tëmë
Është bërë bota thashethëmë
Tashethemë ka kudo ngjanjëherë
Por si të tek ne askund s’merr erë
Plaka e shkret 90 vjeçare
Lajmë i parë del në portale
Se nuk don me mbetë beqare
Dhe po kerkon një djalë besnik
E kjo i ban letrat për në Amerikë
O EUROPË O E BUKURA E MOTIT
Ne Europa na ka da
Thonë me ne s’po merrët ma
Këta shqiptarët me bisht kanë qënë
Është rrezik me i fut mbrenë
O Europë , o e Bukura e motit
Pse po i lenë n’rrugë , këta ropt të Zotit
Të tanë po vijnë e na japin mënd
Epër ne spo pysin kënd
A do jemi si ju ndonjë ditë
Mos më nëjt gjithëmonë tuj prit?!
ENDËRR QË MË KA PELQY
Ëndrrën time e mori lumi
Tu t’kujtu ty më zuri gjumi
Më kishte marr gjumi mbi ty
E sa shumë andrra m’ka pëlqy!
Kur më doli gjumi n’sabah
Më m’hup andrra më erdhi gjynah
Me vap mora një fletore
E shkruva, të dua moj dashnore
E mbaj mënd d.t 1o janar
Andarr ma t; bukur skam për të par.
JAM UNË
Historia mbet me shkrim
Tash filloj për qejfin tim
Unë jamë njëri në zhvillim
Si kallep jam me u pa
Asgja nuk kam për me u sha
Tip zeshkan shumë i qetë
Kjo e dyta veç kur jam fjetë .
TELLALLI
Me u tregu më pat marr malli
Se çfar vleret ka tellalli
Uë po i baj pyetje vedit
Ky tellalli Au ndjen fare lezetit
Fjalve për njerzit e tjerë
Të paqënat n’qaf ua vjerrë
Dhe tellali vet e ka thanë
Këta shqiptart me pushim s’tlan
Ditë e natë rrinë tuj punu
Ej milet , ndau filani t’treten gru!
KJO NATË SVJEN MA KURRË
Prej tropoje deri në Trush
Po m’ka lakmi gjithëkush
Mu të gjithë më thirrën në ëmër
Të ka lezët je 1oo kg fëmër.
Pra ndër ju unë jam më e mira
Syt e mij si ka Shakira
Dhe degjoni ju pastë Nana
Çfar ka më shumë Riihana
Ejani shihni madhrat tona
Se s’sju duket asgje Madona
Jam më mira për at muhabetin
Me një puthje gjënë sherbetin
Veçse luaj ti pak gishtat o burr
Se kjo natë , s’vjen ma jo kurr!!!