Sot në Triesh, u mbajt Panairi Expo Trieshi 2020, nën organizimin e Shoqates Joqeveritare OAZA 2000 në krye me Pashko Lucaj, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit dhe Organizatën Turistike të Tuzit.
Vlen të ceket se ky është panairi i parë i këtij lloji në Malësi.Në fund ia vlenë të sjellim në kujtesë që Bashkia M.Madhe, nuk duhet të “fshihet”pas Pandemisë, por të inicojnë aktivitete të tilla promovuese, të prodhimeve bujqësore – blegtorale edhe në njesitë administrative të M.Madhe. Vetëm kështu nxitet dhe stimulohet vlera e pa mohuar e trevës persa i takon mjeshterisë së perpunimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Madje do thonim që edhe për turizmin këto panaire do kishin me shumë vlere se promivimet e shtrimit te gurvë, pedonale në malet tona , ku zoti u ka falë gjithë bukurinë.