PAK MA TEJ …. (Shkurt per kojshite e Sarreqit)

0
Nga: Sarreqasi Luke Luka
Ne postimin per Serreqin kishe deshire ta paraqes sa ma shume me vertetesi ate lagje me ngjarje, familje e njerez te spikatun
Prej likeve e komenteve, besoj se ia kam arrite deridiku! (Thone se ne nji dasem thirren 100 vete, e i 101- shit qe nuk e ke thirre, i ka mbete hatri)!
Serreqi ka edhe simotrat e veta , lagje e rruge tjera, qe e rrethojne, me ngjarje e me njerez te permendun, qe ne Shkoder i thone kojshi -(Il buon vicinato vale oro! -“Shtepia me kojshi te mire, vlen flori!)..
Po te marresh rrugen drejt veriut, ka vorret katolike, hyne ne lagjen “Ballabane”.Ne te majten e rruges ishte nji are (fushe), prone e askujt, por qe ishte e gjithkujt!.Ajo thirresh Ara e Pashes,- marre kete emen, sepse aty ka pase vendose çadrat ushtria Turke.-
Kjo are shfrytezohej prej femijeve, por edhe prej te rritunve. Asnji dite nuk mbetej bosh, as ne vere e as ne dimen!….Gjallni te veçante kishte ne pranvere ku mblidheshin me leshu balonat femijet(mjeshter ne pergatitjen e tyne ishte i quejtuni Nush Balona)
Perballe kesaj are, ishin dy shtepi te permenduna; Çunejt e Prendushet. Te familja e prendushve ma vone spikaten nipat e monsinjor Vincens Prendushit,( erudit, shkrimtar e poet), mesuesit ;Mikeli historian e Roberti muzikolog.
Ma tej arrijme tek familjet Mazi, Kabashi, Naraçi dhe shtepia e aktorit Viktor Bruceti, tip alpine si nji piramide e vogel!
Ne ball te ares spikaste shtepia karakteristike, me nji ndertim disi te veçante, e piktorit Simon Rrota, mesues ne shkollen e mesme pedagogjike.I dashtun e i afrueshem me nxanes ,ato i paten kushtu atij nji poezi:
– Sa te jete gjithe bota
edhe hyjte e rruzullimit
Do te rroje Simon Rrota
profesori i vizatimit..
NE nji drejtim tjeter, drejte Dugajve te reja, kalojme neper rrugen “embleme” te qytetit, GJUHADOLI.
Nuk do te shkoj deri ne fund, por do te ndaloj tek nji rrugice majtas, e thirrun “Rruga e Davlles”.Ketu lindi e u rrit violinisti dhe protagonisti i hapjes se shkolles se pare te muzikes ne qytetin tone , Ndoc Shllaku me bashkeshorten e tij te bukur, mesuese ,qe ne nxanesit e therrisnim “Zojush kokona”!
Ma tej futemi ne rrugicen e njoftun “Rruga e murgeshave”( per arsye te kuvendit simbol, ne kry te rruges).. Aty spikate shtepia e aktorit te mirenjohun Lec Bushati (Artist i merituem) qe ka mbajte mbi supe “peshen” e dhjetra roleve te randesishme ne Teatrin “Migjeni”.Edhe kangetari Bashkim Alibali ka le rrite e eduku ne kete rruge per te cilen flet me simpati ,teshti yll e vip i muzikes.Po ne kete rruge permendet edhe violinisti Gjovalin Xhanxhafili.I biri i tij, Tonini, sot violinist ne Itali, me koncerte te ndryshme ne Rome, po nderon Shkodren ku mori mesimet e para!…
(Per pjesen tjeter te Gjuhadolit ka shkru Alba Çeka e P.Tedeschini marre prej librit te Guljerm Pistullit.)
Por une po e plotesoj per humor me kete bejte te vjeter:
Kur kam kene dikur i ri
Si shegert tek Daberdaku
Fryni era me mori t’paanat
M’doli jashte i panafaku!..
NJI kojshi me vlera per Sarreqin ishte edhe institucioni i madh i Jezuiteve me rrugen e tij, deri ne dalje ,tek Kafja e Madhe!
Ishte si nji peme qe ka shpernda kulture e dije me rraje te thella. Prej shkolles se ketij institucioni dolen shume intelektuale si shkrimtare, piktore, muzikante, aktore, regjisore e sportiste. Ketu mbi ndertesen e shkolles ishte ndertu edhe Qendra e pare meteorologjike, qe cilesohesh si e para e ketij lloji ne Ballkan e mbajtun prej sahatciut Gjon Daija.(Ma vone Nj.Gjonashi)!
Edhe teatri i qytetit ishte ketu , ku u luejten e vune ne skene komedite e para te shkrimtareve te huej. Spikaten aktoret Zef Jubani ne rolin e Harpagonit te “Koprraci”i Molierit si dhe Pistol Soja tek “Sherbetori i dy zotnive”!
Teatri i kukullave u dha per qytetaret prej Jezuiteve, permes pjeses “Marioneta”.
Ne kete ambjent te kulturuem jetonin familjet Llupi, Melgushi, Pistulli, Bala, Pali, Çausholli, Leka si dhe dr.Lito e Xhango e avokati Pjerin Koliqi!dr.Guga etj.
Djepi i qytetarise vazhdoi e u rrit, tuej kriju nji gjenerate te re, e cila e mbeshtetun tek ajo e te pareve, shpalosi vlera artistike e kulturore.
Ne kete mjedis lindi dhe u rrit edhe aktori shumeplanesh,Ymer Bala ( sot ne Amerike).Ky filloi te interpretoje qe ne moshen 13-vjeçare..(Aktori nuk ka moshe)!.”Me aktoren Tinka Kurti ky ka luejtun e pase ate partnere here si mesuese, here si nane, here si shoqe, here si moter,bile edhe si gru”- shkruen Isa Alibali ne librin e tij “Mirenjohje”!…
Nga e majta e rruges per ne Perash, gjendet shtepia e Çekajve (Suma),monument kulture!..Duhet lavderu per pu en e kujdesshme e plot pasion qe ban Engjulli.Ai i mirembane objektet e vjeter si mbrenda e jashte shtepise me plot antikuaritete te admi rueshme.
Mbasi kalon ne Serreq familjen e madhe e ma te vjeter Koçobashi ,ne drejtim te Lindjes ka Ura e Kirit, gjendet nji shesh i quejtun Ura e Thive..Mori kete emen, mbasi aty ishte caktu tregu i thive.Kjo per arsye se jo e gjithe popullata e Shkodres e pelqente mishin e kesaj kafshe.Per respekt u vendos te tregtohet ketu e jo mbrenda ne qytet.
Keto ishin disa te dhana per kojshite e Serreqit qe tregojne se Shkodra asht nji pus i thelle qe nuk shterron kurre!.(Per kojshine tjeter te madh,Arren e Madhe e vlene nji postim tjeter i vecante)!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.