Paditi kryetarin e komunës së Tuzit për bullizëm, rrëfehet Dukaj: Nik Gjeloshaj më shkaktoi probleme shëndetësore!

0
195

MALI I ZI-Zëdhënësi i Komunës së Tuzit Kristjan Dukaj është kthyer në lajmin kryesor të ditës në Malin e Zi, pasi ka paditur kryetarin e kësaj komune Nik Gjeloshaj, për bullizëm në vendin e punës. Në një rrëfim ekskluzivisht për Dosja.al, ai ka treguar se sulmet bulliste të Gjeloshajt ndaj tij kanë filluar më 8 maj 2020, ku kryetari pa i dhënë një shpjegim e ka dërguar në një ndërtesë tjetër, saktësisht në sallën e Sekretariatit për bujqësi, duke e izoluar nga të tjerët, ndërkohë që ai ishte zëdhënës për komunikimin me mediat dhe publikun.Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarë.Ai ka vazhduar më tej, duke treguar se gjendja u bë më e rëndë, pasi për disa muaj resht nuk ka marrë asnjë detyrë në Komunë dhe kjo i ka shkaktuar dhe probleme psikologjike.“Unë që nga viti 2019, pra nga muaji Maj, kam qenë i angazhuar ne komunën e Tuzit si këshilltar i lartë për marrëdhënie me opinion, ose ndryshe PR (zëdhënës). Mirëpo, nga 8 Maji 2020, kryetari i komunës se Tuzit, Nik Gjeloshaj, filloi bullizëm të rëndë ndaj meje, duke më larguar në një ndërtesë tjetër, praktikisht në sallë të Sekretariatit për bujqësi. Kjo vazhdoi të bëhet edhe më e rëndë kur për disa muaj rresht, nuk mora asnjë detyrë dhe isha i izoluar nga të gjitha sekretariatet e Komunës, e gjithë kjo me urdhër të kryetarit. Konkretisht kjo gjë filloi me ngjarjet e 8 majit 2020, domethënë, me ardhjen e kryetarit N. Geloshaj në zyrën time ku kam punuar punën e përditshme të Këshilltarit të Lartë për marrëdhënieve me Publikun dhe më urdhëroi të largohesha nga zyra pa ndonjë sqarim. Ballafaqimi me sindromin e tryezës bosh, ka qenë dhe vazhdon te mbetet një problematik e madhe shëndetësore për mua, për këtë gjë kam kërkuar ndihme mjekësore disa herë. Unë dua të besoj në institucionet shtetërore të Malit të Zi, e mbi te gjitha nuk dëshiroj që asnjë person të përjetoj ate qe une përjetova muaj te tere. Unë jam magjistëe i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Autor i 2 librave, anëtar i Unionit global te poeteve shqiptar. Ndërsa per media i njohur edhe si analist politik qe me se 5 vite,” -ka treguar ai.

Gjithashtu, Dukaj ka sqaruar se i është drejtuar me një shkrim kryetarit Gjeloshaj, për t”i kërkuar një shpjegim, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. I gjendur përballë kësaj situate që i ka shkaktuar dhe gjendje të vështirë shëndetësore, ai i është drejtuar institucioneve të drejtësisë. Seanca gjyqësore do të mbahet më 10 mars.“Unë me këmbëngulje iu drejtova kryetarit N. Gjeloshaj me shkrim duke kërkuar një shpjegim për këtë qëndrim ndaj meje, por kurrë nuk kam marrë ndonjë përgjigje. Përballë pasojave të rënda, u drejtova të gjitha instancave të mundshme për këtë lloj mosmarrëveshje, duke kërkuar një rrugëdalje i vetëdijshëm për pasojat e mundshme, kryesisht për shëndetin tim, të cilat nuk do t’i dëshiroja askujt. Besoj se në këtë mënyrë do të kontribuoj në faktin që situata të ngjashme mos ti ndodhin asnjë punonjësi, sepse askush nuk është në gjendje të imagjinojë pasojat e rënda të izolimit në punë, sindromin e tryezës së zbrazët, përpjekjet për të nënçmuar dinjitetin njerëzor dhe profesional nga eprorët, bullizëm në komunitet. Seanca gjyqësore fillon me 10 Mars per bullizëm në vend të punës,”-tregoi ai për Dosja.al.Nik Gjeloshaj është kryetari i parë shqiptar që drejton komunën e Tuzit në Malin e Zi. Që prej marsit 2019, Gjeloshaj nën siglën “Malësia na bashkon” fitoi votën e shqiptarëve në Malin e Zi dhe mori drejtimin e komunës. Deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga ana e tij për incidentin me vartësin e tij, Kristian Dukaj.

(k.a.f.g/dosja.al)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.