Kanë qënë 5 pika në rëndin e ditës së mbledhjes së Këshillit të Bashkisë M.Madhe , ku këshilltarët nuk kanë nguruar të japin verdiktin e tyre për të gjitha ato material të prezantuara nga administrate e Bashkisë.Kësisoj mbase pika më e rëndësishme, dhe më e kontestueshme për proceduren ka qënë propozimi i nënkryetarit të Bashkisë Syrtki Ndrecaj, i cili në ëmër të kryetarit Tonin Marinaj ka propozuar akordimin e dy titujve “Qytetar Nderi” At’ Gjergj Fishtes dhe publicistit Ndue Bacaj.Ndonse si gjithënjë disi secret largë njoftimeve mediatike, në një kohë kur ligja e kerkon të jenë sa më publike, edhe kësaj radhe është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Bashkisë, duke besuar transmetimit direct vetem nga të përzgjellurit e vetë Bashkisë.
Gjithësesi zhvillimi i mbledhjes u bë i ditur për gazetarët nga disa këshilltarë, ndaj dhe tv Kopliku e ndoqi nga afër këtë mbledhje të Këshillit të Bashkisë. Nga pësë pikat e përcaktuara në rëndin e ditës, ku krahas diskutimit dhe miratimit të familjeve që trajtohen me 6 përqindëshin, pikat e tjera të rëndit të ditës, si transferimi i fondit për shpronësimin për interes public të pronarve të pasurive të palujtshme, pronë private, që prekën nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i sheshit të Kronit të Bogës.
Apo dhe miratimi i dhënies me qera në përdorim të siparfaqës pyjore / kullosore, në njësin Administrative Kelmënd,, Të gjitha këto , si dhe miratimi i dhënies së menjëhershme të ndihmes për fatkeqësi natyrore dy familjeve Prëçetaj në njësinë administrative Kastrat nuk kanë patur ndonjë kundërshtim nga këshiltarët e pranishëm. Ndersa propozimi i nënkryetarit të Bashkisë Sytki Ndrecaj i cili si përherë në ëmër të kryetarit ka sjellur dy propozime për akordimin e titullit “Qytetar Nderi i Bashkisë” i pari për poetin famoz At’Gjergj Fishta , dhe i dyti për historianin Ndue Baci.Në parim askush nuk pati vrejtje për ëmrat e propozuar, ndersa për proçedurën ka reaguar këshilltari Lulzim Zaraj , njëherazi kryetar i socialistve në M.Madhe , I cili ka theksuar se kerkohet të zbatohet proçedura e mbledhjes së komisionit përkates, dhe mbi të gjitha propozime të tilla të mos vijnë jashtë rëndit të ditës.Kështu duket se në mungesë të një opozite në Këshillin eBashkisë, ku këshilltaret janë”ushtarë” të bindur të kryetarit të Bashkisë, ivetmi që bënë opozitn është kreu I socialistve.Këshilli i bashkisë i miratoj edhe këto dy propozime të kreut të Bashkiasë Tonin Marinaj të bëra prëzent nëpermjet nënkryetarit Sytki Ndrecaj.