P.JANKO: JEMI 27500 SERB, SERBISHTJA GJUHË E DYTË

0
609

Pakicat serbo malazeze pretendojnë se vetëm në Shkodër kanë të paktën 27500 anëtar në bazë të të dhënave që ka shoqata serbe “Roazafa Moraça”. Këtë deklaratë e bëri kreu i kësaj shoqate Pavlo Janko pas meshës së shenjtë për festën e Krishtlindjeve Ortodokse që u kremtua në kishën e “Shën Trinisë” në Vrakë të Malësisë së Madhe, atje ku janë të vendosur më së shumti këto pakica…
Shteti shqiptar ka frikë që të inventarizojë qytetarët shqiptar me prejardhje serbe dhe malazeze shprehet Janko ndërsa është i shqetësuar se ende pas dy vitesh nga miratimi i ligjit për pakicat nuk janë zbardhur aktet nënligjore….
Përveç problemit të vetëdeklarimit, Janko thotë se ajo që po kërkojnë është që gjuha serbe të jetë gjuhë e dytë e detyruar në shkollat e rajonit të Shkodrës….
Mesha e shenjtë në kishën e “Shën Trinisë” në Vrakë të Malësisë së Madhe u kremtua nga Predrag Shtepanoviç, prifti i kishës ortodokse serbe në Podgoricë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.