TREVA E M.MADHE, SHEMBULL PËR PAQEN

0
590

Në një bisedë me kryetarin e komisionit te pajtimit te gjaqeve dhe konflikteve në M.Madhe z.Rifat Hoxha, krahas të tjerave kemi mesuar faktin mjaftë pozitiv se treva e M.Madhe gjatë vitit 2019 ndonse ka patur raste sporadike apo dhe në ndonje moment raste të përsëritura të konflikteve në mes banorëve të ndryshëm, ajo që është vlerësuar pozitive është fakti se konfliktet qofshin të reja apo te vjetra janë minimizuar e për rrjedhojë fatmirësisht nuk ka patur raste ekstreme të humbjes së jetëve të njerëzve për këtë arsye. Ndaj ky fakt i gëzueshem është tregues i ndergjegjësimit të komunitetit në M.Madhe e për më tepër tregon dhe rritjen e kulturës njerëzore e familjare si dhe tregues i tolerancës e mirëkuptimit, për të gjitha këto arsye sipas z.Rifat Hoxha duhen vlerësuar e inkurajuar e mbi të gjitha falenderuar të gjithë banorët e trevës së shkelqyer të M.Madhe.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.