DITË KRENARIE, DITË PËRJETËSIE PËR DR. LUCË AGRAJA

0
1453

-Përshkrim-

Për hirë të së vertetës, mbasi edhe si arsye e pervojës tashmë jo të vogël por prej disa dekadash në profesionin e gazetarit, kur më erdhi ftesa për të ndjekur një veprimtari në universitetin bujqësor të Kamzës, po të mos ishte emri për të cilin bëhej fjal, për këtë event, mbase edhe do thoja jo. Ndaj me ndjenjën e pergjegjshmërisë, për të qenë korrekt me orarin, së bashku me dy koleget e mi, gazetaren e talentuar Emanuela Manaj dhe operatorin, fjalëpak dhe punë shumë Ndriçim Hoxhaj, i cili ky i fundit kishte edhe detyrën e shoferit, arritem jo vëtëm në kohë , por i dhamë kohë vetës edhe per të vendosur kamërat dhe “arsenalin” tonë në vëndin e duhur. Njëriu i parë që takuam në mjediset e jashtme të universitetit , ishte roja i cili ndonse fillimisht desh të mos na lejonte të parkonim makinën tonë në mjediset e jashtme të universitetit, sapo i tham që jemi media dhe që jemi të angazhuar për veprimtarinë, kushtuar prof dr.Luc Agraja. Roja e “shkeli” rregullin.
—A, ju të tv për këtë event, lejoheni! Ndersa i dyti person që takuam ishte Kadri Fikaj, kolegu ynë, por që në rastin konkret, ishte dhe është njëriu që mbante peshen kryesore të mirëfunksionimit të këtij eventi. Këtu nga biseda me Kadrin , por edhe me Aleksandrin, ose siç e thërrasim zakonisht Becin, vëllain e prof dr,Lucë Agraja, u njohëm më axhënden e gjithë kësaj madheshtie.

PËRURIMI I BUSTIT TË PROF.DR LUC AGRAJA NGA KREU I BASHKISE M.MADHE DHE REKTORI I UNIVERSITETIT BUJQËSOR KAMZ
Korridori i këtij Universiteti, sikur ishte “ngushtuar”pak, mbase kishte të drejtë. Kjo për faktin se veçmas studentëve, petagogëve, këtë ditë kishin ardhur, mjaftë ish koleg, njerz të afërm , por edhe nga ata që e kanë njohur dikur prof.dr,Luc Agrajen. Të gjithë presin me emocion, dikush dhe me lot, të tjerë dhe me mjaftë krenari, zbulimin e bustit të
Prof.Dr,Luc Agraja. Këtij busti të vëndosur në kryë të vëndit, pra në krye të korridorit, të këtij korridori, ku njëra pas tjetres shfaqën sadhat e auditoreve dhe janë kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj, dhe rektori i Universitetit Bahri Musabelliu, të cilët e kanë zbuluar këtë bust të prof.dr.Lucë Agraja. Një punim professional, mjftë i arrirë nga mjeshtri Pjerin Kolnikaj. Pas këtij momenti vërtetë emocionues, të pranishmit i janë drejtuar sallës më emrin “prof dr.Lucë Agraja. Edhe në këtë moment një tjeter inagurim, ndaj është prerë shiriti i sallës që tani e mbrapa do mbajnë këtë ëmeër të nderuar, të këtij personaliteti të shquar të shkëncës Shqiptare.

DORZIMI I TITULLIT QYTETAR NDERI PAS VDEKJES SË PROF. DR. LUCË AGRAJA, NGA KRYETARI I BASHKISË M.MADHE, DHE ….
Tashmë ky auditor, kjo sallë më emrin e pavdekshëm prof,dr.Luc Agraja, për herë të parë është mbushur më ish koleg, student, petagog, të aferm dhe miq të profesorit dhe “komandën” e këtij aktiviteti, tanimë e ka marrë gazetarja, moderatore mjaft e kompletuar Emanuela Manaj. Ndërsa ne të tjeret, pra Ndriçimi operatori ynë dhe un po kryenim detyren tonë, po kështu edhe gazetari i Tvsh Rrok Lelçaj, po kështu të gjithë në perkushtim maksimal të kësaj ditë, të madhe, të këtij eventi që padiskutim është nga më të veçantët jo vëtëm në Shqiperi. Plot 10 vite nga njëri aktivitet në tjetrin, kushtuar prof,dr,Luc Agraja. Dhe e gjitha kjo realizohet falë perjetësisë që po i japin vëllajt të tyrë Lucës, katër vëllezerit e ti. Gjithësesi për këtë rast mbase unikal, do flasim pak më poshtë, Nderkohë që tani po vijojmë të pershkruajmë rrjellën e këtij aktiviteti vertetë impersionues. Moderatorja Emanuela Manaj , mbasi ka përshkruar mjeshterisht dhe me tepër profesionalizem, në pak fjalë jeten e shkurtër fizike, port e gjatë në produkt shkëncor të prof.dr.Lucë Agraja, ku fjalët e saj sollen, në jo pak raste emocione dhe rrjellje lotësh ne faqet e mjaft prej të pranishmëve. I pari që është ftuar në podium per të folur ka qënë prof dr. Myqerëm Tafaj, ish minister arsimi, por edhe njëri nga petagogët dhe kolege me prof.dr Lucë Agraja.
Në përshkrimin e njohjes, por edhe te ditëve të bukura me Lucen, professor Tafaj sjell në qëndër të vëmendjes butësinë e shpirtit të tij njerzor, intelegjëncen e jashtëzakonshme, por edhe at natyrën e brisht të një njeriu që realisht po kapercente vrullshëm jeten e një njeriu të zaknshëm. Më pas do thonim pika më kulmore e këtij takimi është vlersimi dhe akordimi i titullit “Qytetar Nderi” nga bashkia M.Madhe, titull ky plotsisht i merituar në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të prof.dr.Lucë Agraja. Kryetari i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj ,teksa ka lexuar motivacionin rreth veprimtarisë së Prof.dr.Lucë Agraja, në fjalën e tij është ndalur edhe tek e verteta e madhe, se ky titull sot realisht është në personin e super merituar, sepse Luca është dhe do mbetet krenari për brezat e ardhshem të trevës M.Madhe. Ndaj fjala e kreut të Bashkisë, ka ngjallur emocione të veçanta tëk të pranishmit, për më teper kur këtë titull e ka marr në ëmër të familjes Aleksandri, njëri prej katër vëllezërve të Lucës. E ndërsa Beci, siç e quajmë të gjithë Aleksandrin ka marr në dorë këtë çertifikatë emocionet e kanë “pushtuar “ për pak çaste edhe këtë djalë , i cili më thellësinë e shpirtit mbështjellë dhe arshivon më të mirat virtytë të malësorit.

NË SALLEN “LUCË AGRAJA” KËTË DITË SA SHUMË “STUDENT” PO KA .
Të gjithë edhe pse janë të moshave të ndryshme, edhe pse një pjesë e mirë e tyre janë ish petagogë, dhe ish kolegë të professor Luc Agraja, persëri, kjo sallë e tejmbushur, duket se ka vetëm një realitet. Të gjithë student, para profesorit, në sallen me emrin e tij. Të gjithëve, profesori sikur po na merr në provim dhe po të gjithë më zëmer dhe me fjalë zëmre flasin për Lucë Agrajen, ashtu siç e kanë njohur. Ndonse karakteri i tijë, ishte ndryshe, largë fjalëve të bukura dhe pompoze, ai nëse këtë ditë, do të ngrihej dhe do thonte: Faleminderit…! Ëndrra u bë realitet, kjo sadhë, do të jetë në jetë të jetëve, kështu e bukur, funksionale dhe mjaft komode për brezat e sotëm të studentve dhe ata të nesërm, kjo sadhë ka hapur dyertë dhe pret e percjell njerzit e dijes dhe shkëncës.
Kështu, kujtimet dhe mbresat për jetën dhe vepren e profesorit kanë vijuar gjatë…secili prej folësve ka thënë, diçka të pa thënë nga të tjerët për Lucë Agrajen. Ndaj edhe moderatorja Emanuela Manaj, ka preferizuar disa vargje të poetit Kadri Fikaj, ka ftuar një vajzë të re Moza Vulaj për të interpertuar, poezinë Zgjohu Vëlla!!!

ALEKSANDRI PËRSHËNDET TË PRANISHMIT NË KËTE DITË TË VECANTË
Të dasahur student dhe petagog të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ju miq, koleg dhe ish student të tim vëllai, të fakultetit të Ekonomisë dhe Agro –Biznesit, të këtij Universiteti, ku ai mësoi e punoi në vitet më të bukura të jetës së vet, miq dhe të ftuar të nderit, më lejoni që në ëmër të familjes, të prindërve të mi, vëllezërve dhe motrave dhe gjithë të afermëve të familjes Agraja, të ju uroj mireseardhjen dhe t’ju falenderoj nga zëmra për nderimin e madh që i bëni emrit dhe veprës së vllait tonë të munguar, dhe mundësinë që na krijuat për të perjetësuar ëmrin e tij, duke i vënë kësaj salle emrin “Dr.Luc Agraja”. E gëzofshi dhe e trahgofshi në brëza gjithmonë faqebardhë e faqendritur, siç keni ditur e dini të jeni ju! Kjo sallë që sot po perurojmë së bashku, ky investim modest, por pa kursyer mundësitë tona, është vetëm diçka nga ajo sa do dëshironim të ishte, nga ajo sa dëshirojmë të bëjmë për emrin e vëllait tonë, mikut dhe kolegut tuaj Dr.Lucë Agraja. Ne,nuk jemi këtu per t’ju thënë: Shikoni çfarë kemi bërë, por për t’ju thënë falëminderit për çfar keni bërë dhe po bëni ju, për të qysh ditën që mbylli sytë, për tu ndarë fizikisht prej ne të gjithëve.
Fati e solli që në ato vite kur ai u kthye nga Gjermania me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, të jem pranë tij deri në çastin kur u nis për në Miçigan të Shteteve të Bashkuara për të mos u kthyer kurrë. Gjatë kësaj periulle tre vjeçare rastisi që ne këtu ne Shqipëri të mos kishim askend tjeter nga familja për veçse njëri –tjetrin. E kjo bëri të mundur që unë të njoh shumë prej jush që jeni sot këtu, e dhjetra që për rastësi nuk nodhën sot këtu në sall, për të mbetur tek un si kujtim i bukur i tim vëllai. Vlersimi që i keni bërë shokut, mikut dhe kolegut tuaj në të gjallë e pas vdekjes tregon vlerat e larta intelektuale që ju keni si qytetarë, shkencëtar e miq të vertetë. Ngaqë jeni kaq shumë nuk po ju veçoj më emra, veç Zoti ju bekoft e ju faleminderit të gjithëve.! Duke përfunduar fjalen time të shkurtër nuk më mbetet gjë tjeter veçse edhe një herë faleminderit e mirënjohje për jut ë gjithë. E gezofshi sallën “Dr.Lucë Agraja”, që vet ideuat , votuat e vendoset që kjo në jetë të jetëve të mbajë këtë emër dhe t’ju premtoj se ne katër vëllëzrit e Lucës, Noshi, un, Aleksandri, Vitali e Sokoli do të jemi sa të kemi jetë perkrah jush sa herë që të jetë fjala për të lartësuar ëmrin e ketij Universiteti dhe të Dr. Lucë Agrajes. Ju faleminderit!

THJESHTËSIA E LUCËS, MODEL FRYMËZIMI PËR NE THONË BANORET E DAJÇIT Janë ngjitur me rradhë në podium për të thënë fjalën e tyre edhe disa nga ata që nuk ishin perfshirë në skenarë, natyrisht jo pa dashje , por pa e ditur se kush e deshiron të thotë një fjalë për profesorin. Kështu administratori i Universitetit Bujqësor të Kamzës, dikur student i profesorit, por edhe shok i tij ka theksuar, atë fakt për të cilin do flisnin edhe të tjerë, Profesor Luca ishte, i thjeshtë sa vetë thjeshtësia. Këtë do e thonte më mjaftë emocion dhe dridhje buzësh edhe një bashkfshatar i profesorit – ne jemi nga Kelmendi i M.Madhe me origjinë, por prej shumë vitesh jetonim ne fshatin Suka Dajç. Nuk do e harrojmë kurr profesorin i cili me thjeshtësinë e tij, ai çdo feste apo gëzim familjarë që kishim, ishte i pranishëm në mesin tonë. Po kështu edhe Albina drejtoresha e shkollës së fshatit Suka Dajç, është ngjitur më tërë krenarinë në tribunë dhe ka shprehur kënaqesinë që shkolla ku ajo drejton mbanë ëmrin “Lucë Agraja”- ne me ëmrin e tij ndihemi krenarë që nga bankat e shkollës sonë ka dalë një gjini i till.

PROFESOR LUCË AGRAJA DO JETË NJË MIK I MIRË PËR STUDENTET E BREZAVE TË ARDHSHEM
Sado I aftë të ndihet njeriu, për ti dalë në krye një rruge të nisur, perseri nevojen e ndihmës, nëpërmjet modelit e kemi të gjithë. Por do thonim se në një rastë të tillë si ky,
i kalon këto permasa. Tashmë të gjithe studentet nga M.Madhe, shkodra e me gjërë, këtu në Universitetin Bujqesor të Kamzes, do të kënë një Engjëll mbrojtës. Po të gjithë sapo të jenë futur në korridoret e ketij Universiteti, do të ndalen dhe do i thonë: Mirëdita profesor, apo profesor…Ti nuk me njeh unë jam….Por un të njoh ty, Ti je krenaria jonë.
Dhe studentet do vijojnë brez pas brezi, duke komunikuar këtu me profesor Lucen.
Dhe në ndonjë moment të veshtirë, këta student të nesërmen do i thonë: Profesor, faleminderit, prania jote këtu është ngrohje, është, ndihma më e mirë që ti na jep.
Kështu pra brez pas brezi, këtu në Universitetin Bujqesor të Tiranës, do qendrojnë, do i përshendesin por edhe do i keshillojnë studentet profesor Luc Agraja. Kështu Studentet ndër vite që do vijnë nga M.Madhe do “shtyhen” në rradhë për tu futur në leksion në sadhen që mban emrin Luc Agraja. Ndaj të gjithë do “mburren” tek profesoret e tyre; Jemi patriotet e profesor Lucë Agrajes.

FALEMINDERIT PROFESOR LUCËS, NA BËRI MIQ TË MIRË ME GJITHË FAMILJEN E TIJ….!
Natyrisht që në fund të një eventi kaq madhështor kushtuar profesor Lucë Agraja, gjatë këtij perurimi të sallës me emrin e profesorit, si dhe bustit të tij. Ne nuk kishim se si të largohemi pa marrë disa impresione dhe mendime nga disa nga personalitetet më të spikatura të këtij Universiteti, si Rektorit, Dekanit dhe disa ish kolegëve të tij petagog në këtë Universitet. Ndaj secili prej tyre, veçmas fjalëve vlersuese për jeten dhe vepren e ish kolegut të tyre, kanë vlerësuar me nota maksimale dhe miqësinë tashmë me familjen e Lucës. Kështu prej dhjet vitesh shprehet rektori i Universitetit, por edhe dekani i fakultetit të ekonomisë, të gjithë kanë thënë një faleminderit të madhe. Dhe kështu vertetë një emër i tillë, një krenari e tillë, për këtë djalosh nga M.Madhe i cili u ngjit në qiell si një yll që ndriçoj në shkencat ekonomike, si një yll që u ngjit per të mos zbritur kurr më nga qielli, ndaj emri i tij i mirë ka ngjitur në lartësinë më të madhe mardheniet njërzore dhe miqësorë të të gjithëve këtyre petagogëve, ish studentëve dhe kolegëve të tij, më familjarët e mrekullueshem të prof Lucë Agraja. Pra një miqësi dhjet vjeçare, pas ndarjes nga jeta e profesorit.

KADRI FIKAJ:PROF LUCË AGRAJEN , KËTU PO E LËM, KËTU DO E GJEJMË
Edhe pse për burrat, lotët nuk na kanë hije, persëri këto lotë, i falen njeriut më të përkushtuar, njeriut që, siç e cilëson ai vet, fati ia ka sjellë të jëtë, studiuesi dhe humultuesi i jetës dhe vepres së prof Lucë Agraja. Është Kadri Fikaj vertetë njëriu i cili, tashmë profesorin e ka bërë pjesë të jetës së tij. Ndaj në intervisten që ne i morem, u shpreh krejt bukur. Edhe një mijë herë nëse merrem për të folur për profesorin përseri një mije fjale te reja do kem per Lucë Agrajen. Ndërkaq Kadri Fikaj ka shprehur me konsideraten më të lartë këtë vepër madhore që bëjnë katër vllezërit, për vëllajn e tyre Lucë Agraja. Ky është rastë Unikal ka perunduar fjalen e tij Kadri Fikaj. Por duke premtuar serish, vazhdimsinë e punës së tij për të përjetsuar, këtë emër të vëçantë të Shkencës Shqiptare.

BETIMI I KATËR VLLEZËRVE
Këtu e dhjet vite më parë nisi rrugtimi ynë i përbashkët me familjaret, njerzit e afert të
dr.Lucë Agraja. Aso kohe ishte kolegu ynë Kadri Fikaj, i besuar i familjes Agraja për të pregaditur një emission në Tv Kopliku, kushtuar një figure të spikatur, ku realisht ne nuk e njihnim.- më besoni, mu drejtua mua aso kohe Kadria,; ky është një rastë i veçantë, bëhët fjalë për një personalitet nga më të spikaturit e shkencave ekonimke Shqiptare. Ështe një djalosh me origjinë nga Kelmendi i M.Madhe i lindur dhe rritur në Suka të Dajcit.
Por ndryshe nga shumë të tjerë e vijojë argumentin e tij Kadri Fikaj, ky djalosh, me origjinë nga majat e maleve të Kelmëndit, nuk pranoj të qëndrojnë në Suka, por është ringjitur në Maja…Nga kjo bisedë e asaj kohe studiuesi, poeti dhe shkrimtari Kadri Fikaj u ndal dhe mbajti shënim edhe titullin e librit kushtuar dr, Lucë Agraja. “Nga Sukat ne Maja”. Më bukur se kaq nuk mund të thuhet. Dhe kështu vijoj bashkpunimi ynë me Kadrin  dhe familjen Agraja për të publikuar hërë pas here çdo veprimtari, kushtuar dr, Lucë Agraja. Ndaj nuk kishte se si të ndodhte ndryshe edhe kësaj rradhe, sërish së bashku me kolegun Kadri Fikaj dhe mjaftë të tjerë, pasi kemi intervistuar rektorin e këtij Universiteti Bahri Musabelliu, i cili veçmas të tjerave lartësoj vleren dinjitoze të këtij investimi nga kater vëllezrit e dr, Lucës, për ti dhuruar Universitetit këtë sallë kaq moderne. Po kështu edhe dekani Maksim Meçe, ka formualuar fjalët më të mira, më sinjifikative për familjen e dr.Luc Agraja.
Por pika kulmore e këtyre intervistave ishte dhe mbetet me tre nga katër vllezërit e
dr.Lucë Agraja. Njëri prej tyrë Nushi, mungon me “arsye”, sepse ndodhet në Amerike, por kontributi i tij është i barazvlefshëm me Aleksandrin, me Vitalin dhe Sokolin. Këta katër vëllezër, janë betuar pranë njëri tjetrit, për të mos u ndalur kurr, në investimin e tyre,
për të përjetsuar, vëllaijn e tyre dr.Lucë Agrajen, për ta mbajtur të gjallë në mes të të gjithëve. Këtë e thanë në këto intervista , të gjithë ,madje Akleksandri, i besuari i vëllezërve Agraja, për të vijuar këtë investim kaq madhor, tregon se nëna e tyre, një ditë u tha: Mjaftë djemt e mij, ju keni bërë gjithçka për vëllajn tuaj. – Jo. ne nuk ndalemi kurr sa të kemi frymë. Do të vazhdojmë të investojmë për të mos u harruar, vllai ynë, ai ishte i lindur për të mos u harruar në jete të jetve!

SHKËNCAT SHQIPTARE PRITET TA KENË SHUMË SHPEJT ANTAR NDERI DR. LUCË AGRAJEN
Me shkelqimin e merituar, me vlersimin, po kaq të merituar më pavdeksinë e tij, tashme
dr,Lucë Agraja jep dritë, jep miresinë, por edhe siç e cituam më lartë, miqtë, ish student dhe ish koleg kanë një motiv më shumë, fal vullnetit te Katër vllezërve për të vijuar shkelqimin e vepres dhe jetës së tij. Ndaj këmi mësuar se është pregaditur dosja, me gjithë pasqyrën e jetes së tij akademike shkencore dhe është dorzuar në akademin e shkencave të Shqiperisë, çka pritët që dr.Luc Agraja të shpallet antar nderi i kësaj akademije. Me vepren studimore, shkencore të dr.Lucë Agraja është njohur edhe kreu i kësaj akademie prof dr,Skender Gjinushi. Ndaj mbase nuk do jetë e largët dita, kur sërish, ne, por edhe ish shokë dhe miq, kolege e të aferm të dr,Lucë Agraja, do të percjellim emocionet e një dite të tillë krenarie plot meritë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.