LODOVIK HASA, MËSUESI QË IU KUSHTUA GJITHË JETËN ME DASHURI PROFESIONIT TË TIJ

0

Edhe pse një ditë e tillë nga të gjithë, veçanërisht në hapat e parë të jetës, duket e largët dhe mbase ëndërrimtare. Ja kur vjen një çast i tillë, perzihen bashkë copëza hidhërimesh, me copëza gëzimesh, e të gjitha këto së bashku forcojnë krenarineë e një rrugëtimi të gjatë, nga fillimi i punës e deri tek dalja në pension. Kështu edhe për mësuesin e pa lodhur pasionant deri në prefeksion, ku profesionin e mësuesit e ka kthyer në pasion.
Ja kolektivi i shkollsës 9 vjeçare Pjetroshan në njësinë administrative Kastrat, Bashkia M.Madhe, kishin menduar bukur, për ti bërë një suprizë mësuesit Lodovik Hasa i cili gjithë jeten e tij më aktive ia ka kushtuar arsimit. 40 vite jetë arsimore, plot 40 vite, që nuki i është ndarë shkumbësi i bardhë nga dora, plot 40 vitë, duke dhënë mesim nga njëri fshat në tjetrin dhe natyrisht si gjithë koleget e tij, atje në fshatrat më të thella malore në Vermosh, jane fillesat e mesuesisë edhe për Lodovikun. Ka qëne drejtori i shkollsës së Pjetroshanit, z.Kastriot Dragaj, një djalë dhe ky plot passion për mësuesin, por edhe plot përkushtim për të nderuar koleget e tij dhe veçanërisht mësues Lodin, i cili ka qënë përhere edhe “këshilltari”më i mirë i drejtor Kastriotit. Kësisoj drejtori Dragaj ka shprehur para kolektivit në këtë ditë të veçntë për mësues Lodin i cili ka mbush 65 vite, pra moshen e pensionit. Fjalët më të mira i meriton ndaj, le ti themi të gjithë së bashku pension të mbarë, të shëndetshem e të gjatë, kështu është shprehur Kastrioti. Më tej të gjithë kolegët e tij , si Gjokë Ndoka, apo dhe Gasper Deda kanë vlersuar maksimalisht punën model të mësues Lodit. Nderkohë që kjo mbasdreke festive ka vijuar këndshëm , me batuta nga kujtimet e një jëtë të gjate së bashku edhe Marash Kaçaj plot finesë humori, ka ndriçuar atmosferen festive. Ndërsa Administratori i njësisë Kastrat Miljan Gjekaj, teksa e ka falënderuar si mësues, ka dhëne edhe një infarmacion pozitiv për mësues Lodin.
– E kemi kryetar të fshatit , ndaj , mësues Lodi ka dal në pension vënde , vënde , sepse do kontribuojë persëri në drejtimin e fshatit Pjetroshan, ka thënë Miljan Gjekaj. Ndërsa vet mësues Lodi në një pershendetje për kolektivin, por edhe në një intervistë është shprehur se: Pa dashni, nuk ka asgjë, ndaj unë dashninë më të madhe e kam patur në profesionin tim të mësuesit, këtë ju këshilloje edhe mësuesve të rinj. Po kështu Lodi ka folur mjaft mirë edhe për mësuese Driten, këtë mësuese qe tashme ka “veshur” fanellen e tij, duke e zëvendësuar, që diten e parë të daljes në pënsion. E pra kjo është jeta…Ky aktivitet, kushtuar këtij mësuesi të pa lodhur, i cili u shoqërua edhe me tufa lulesh dhe mirënjohje nga kolektivi i shkollës, është një vlersim dhe mbi të gjitha edhe një mësim për instucionet e shtetit. Askush më shumë dhe më të merituar respektin se mësuesi nuk e ka. Ndaj të gjithë e uruan 100 vjeç mësues Lodi!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.