Zgjedhjet e 25 Prillit, garantojne nje beteje te forte politike ne Shkoder, me alternativa te partive te vjetra PD – PS, por edhe me alternativa te partive te reja.Bindja Demokratike ne Shkoder sjell nje liste me 12 kandidate, duke ofruar alternative dhe mundesi per zgjedhesit ne Shkoder.Kësaj radhe ne po prezantojmë dy kandidat nga Lista e Bindjes Demokratike.
TONIN ULDEDAJ, lindur e rritur në Velipojë, por origjina e trungut tonë familjar është Bajza e Kastratit. Lidhjet tona më të forta farefisnore e miqësore i kemi kryesisht me Shkodrën dhe trevat e tjera të këtij qarku. Me profesion jam ekonomist i lartë dhe kam një përvojë të gjatë në menaxhimin e bizneseve tona private, por edhe në administratën publike dhe lokale. Aktivitetet dhe investimet tona 30 vjeçare janë në fushën e hotelerisë, në ndërtim, karburante, në shërbime dhe edukim universitar, të
cilat janë të shtrira kryesisht në Shkodër, Lezhë dhe Tiranë. Eksperienca ime e gjatë në menaxhim biznesi privat dhe në administratë publike e pushtet lokal, si drejtues njësie administrative, por edhe angazhimi për një kohë të gjatë në jetën shoqërore e politike, si në nivele drejtimi në pozicionin
e nënkryetarit të Këshillit bashkiak, por edhe atë politike si anëtar kryesie dhe nënkryetar dege i Partisë Demokratike, me jep sot një avantazh në këtë angazhim të ri politik.
FATMA MAKA, nënë e dy vajzave të vogla. Rrjedh nga një familje e persekutuar nga komunizmi, dhe jam lindur e rritur në Shkodër. Në politikë futem pas disa vitesh në gazetari. E kam nisur si gazetare dhe moderatore në median audio-vizive të qytetit të Shkodrës. Për një periudhë disa vjeçare kam jetuar jashtë vendit dhe jam kthyer në qytetin tim për t’iu përkushtuar, jo vetëm familjes, por edhe komunitetit. Kjo vetëdije më çoi te vendimi për t’iu bashkuar listës së kandidatëve për deputet të Bindjes Demokratike për qarkun Shkodër