Njerzisë nuk i ka mjaftuar koha të doj…

0
Nga : Zana Tako
Njerëzia ka patur kohë të mendojë, ka patur kohë të punojë, të dëfrejë dhe të kuptojë, por nuk i ka mjaftuar koha të dojë, dhe të mbarojë disa punë jo të dala mode apo të vjetëruara nga koha.
Koha e njeriut është e mbrapshtë, sepse edhe llogaria e tij është shtiracake. Gënjen dhe lajkaton, por si i patënzonë që është, shkruan me gjoja fjalë dashurie, etike dhe morali.
Disa të pamoralshëm dhurojnë ide, që gjoja zhvillojnë dhe kultivojnë në memorjen e njeriut risi mbi jetën dhe të ardhmen e saj, por pa e njohur të vërtetën. Por cila është e vërteta që fshihet dhe nuk tregohet nga ata që manipulojnë shpirtin e njeriut? Kjo e vërtetë e madhe është dashuria. Në emër të dashurisë nuk mund të tradhtojmë njeri-tjetrin, në emër të dashurisë nuk mund të vrasim njeri-tjetrin, në emër të dashurisë nuk mund të mëkatojmë kundër dashurisë, në emër të së vërtetës nuk mund të shtiremi sikur duam dhe na duan.
Ky teatër kolos që ngrihet si statujë memorje në zemër të njerëzimit, është fallsiteti të cilit sot i është modeluar edhe origjina, duke e shpallur si risi të jetës, ku propagandohet zhvillimi dhe e ardhmja e njeriut.
Shumë ndihen si jetimë, pa nënë e pa babë, sepse fallsiteti nuk mund të luajë rolin e dashurisë, as të nënës e as të babës. Varfëria e shpirtit nuk të bën të pasur. Mashtrimi nuk është gur i çmuar që bën të pasur fallsifikatorin.
E ardhmja e njeriut nuk është një hartë ku shënohen pikë për atë që mendon se ka fituar lojën kundër dashurisë. Amen!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.