

Në afërsi të Urës së Bunës, është rivendosur guri memorial, i cili tregon ndërtimin e rrugës Shkodër- Shirokë në vitet 1916- 1917 nga forcat austro- hungareze. Ka qenë një ceremoni e thjeshtë, me praninë e autoriteteve vendore, personaliteteve por edhe të ambasadorit të Austrisë në Shqipëri Christian Steiner.