NJË KUJTESË E VOGËL PËR 102 VJETORIN E KONGRESIT TË LUSHNJËS.

0
207
Nga : Ndue Bacaj
102 Vite më parë, me 31 janar 1920 do të mbyllte me sukses punimet Kongresi i Lushnjës. Ajo mbledhje historike që në e njohim me emrin Kongresi i Lushnjes, kishte filluar me datën 21 janar në shtepinë e Kase Fuges, në qytetin e Lushnjes. Ky kongres do të bënte të mundur që të rilindë shteti shqiptar. E themi rilindë pasi veçanarisht pas vitit 1914 deri në ketë ditë të vitit 1920 , shteti shqiptar më shumë ishte një “ënderr” se realitet , dhe Shqiperia qeverisej ende sipas krahinave , klaneve dhe tarafeve… Ku mbi të gjitha spikaste e ashtuquajtura Qeveri e Durrësit nën kryesinë e Esat Pash Toptanit , që u mundua të pengojnë zhvillimin e kongresit të Lushnjes. Në fakt pergatitja e Kongresit të Lushnjes kishte filluar që një vit më parë , kur ishte krijuar edhe një komision i cili me daten 31 dhjetor 1919 kishte formuluar thirrjen dhe programin që u dergua në të gjitha bashkitë e vendit , duke shpallur si qellim kryesor “Sigurimin e Bashkimit Kombëtar”. Në Lushnje vlen të kujtohet se autoritetet bashkiake , të nënprefekturës dhe komandanti i xhandermarisë ishin në mbeshtetje të kongresit… Kongresi i Lushnjes sipas projektit filloi me daten 21 janar me praninë e 51 delegatëve thuajse nga të gjitha krahinat e Shqiperisë, dhe perfundoi me 31 janar (1920).. Delegatët e kongresit sipas prefekturave ishin:
Prefektura Shkodër: Ejup Sabri Bushati, Hoxha Kadri, Mati Logoreci, Ndoc Çoba, Rexhep Shala, Xhemal Naibi.
Malësia e Gjakovës…: Hasan Batusha, Xhemal bej Bushati.
Prefektura Dibër: Ahmet Zogu, Dine Dema, Dine Nasuh Maqellara, Ramiz Daçi. Prefektura Durrës: Abdi bej Toptani, Irfan Ohri, Mytesim Këlliçi, Rexhep Jella, Shezivar Alltuni, Xhaferr Ypi.
Prefektura Elbasan: Aqif pashë Elbasani, Adem Gjinishi, Asllan Shahini, Filip Papajani, Kasem Sejdini, Qazim Dyrmishi, Sali Ceka.
Prefektura Korçë: Beqir Rusi, Eshref Frashëri, Ferid Frashëri, Gjokë Ndini Gusho, Idhomen Kosturi, Koço Kota, Sali Butka, Selaudin Blloshmi.
Prefektura Berat: Bektash Cakrani, Hysen Nikolica, Iliaz Vrioni, Kamber Belishova, Llambi Goxhomani, Llazar Bozo, Spiro Popa, Sheh Ibrahim Karbunara.
Prefektura Vlorë: Dhimitër Qypi, Myqerem Hamzaraj, Qazim Kokoshi, Ymer Ali Radhima.
Prefektura Gjirokastër: Ali Këlcyra, Ali Kumbaro, Arshi Shehu, Dervish Seit Grosha, Kasem Radovicka, Kiço Koçi, Rasim Babameto, Shezai Çomo, Spiro Kosova, Veli Harshova.
Diaspora: Sotir Peçi.
Është interesant se mbajtjen e kongresit e perkrahu Britania e Madhe, dhe e kundershtonte Italia.. Kongresi zgjodhi kryesinë e vet ; një qeveri emergjence me kryetar Sulejman Delvinen dhe këshillin e naltë me katër antarë i cili ishte edhe organi më i lartë i shtetit me perbërje : Aqif Pash Biçakçiu , Luigj Bumçi , Mihal Turtulli dhe Abdi Toptani. Hyrja e këtij Keshilli të Naltë në Tiranë me 11 shkurt 1920, bëri që Tirana (edhe pse “rastesisht”) të filloi jeten si Kryeqytet i Shqiperisë. Autoritetet shtetrore të dalura nga Kongresi i Lushnjes kishin perpara një seri detyrash të rëndësishme , por mbi të gjitha spikaste ruajtja e tërsisë së trojeve shqiptare (të pakten të atyre të njohura në vitin 1913), që konsistonte në dy fronte : Në frontin diplomatik që kishte filluar me konferencen e paqës në Paris , dhe në frontin e luftës per çlirimin dhe mbrojtjen e disa krahinave të Shqiperisë (nga jugu në veri ), nga pushtuesit Italian (Lufta e Vlorës), shovenet grek dhe serbo-malazezet fqinjë. Një nga organizimet ushtarake në mbrojtje të trojeve shqiptare , dhe të drejtuara nga kjo qeveri mbarë-kombëtare ka qënë edhe lufta mbrojtese e Shkodrës, Malesisë e më gjërë nga shovenet Serbo-Malazez që në histori njihet si “LUFTA E KOPLIKUT”…në organizimin e të cilës kishin marrë pjesë edhe ministri i Brendeshem i qeverisë së dalur nga kongresi i Lushnjes Ahmet Zogu me patriotin Bajram Begu (Curri) etjerë… Si dhe luftën e Dibrës kundër ushtrive serbe. Kjo “inisiativë” e qeverisë të dalur nga Kongresi i Lushnjes vuri para faktit të kryer , konferencen e Parisit , e cila duke parë vullnetin dhe organizimin ushtarak të Shqiptarëve me në krye malësorët e shkodranët e më gjërë (falë edhe presidentit të SHBA Uillson…) u detyrua të mos zbatojnë vendimet famëkqia të traktatit të fshehtë të Londrës (prill 1915) , si dhe rekomandimet e mashtrimet ogurzeza të fuqive europiane me “kokë të perdredhur” nga Moska.. Pra me një “fjalë” Kongresi i Lushnjes çimentoj në perjetësi themelet e kollonave vertebrale të “ngrehines” që sot e quajmë Shqiperia “londineze”, ndersa nesër me të drejten e Zotit Shqiperia Etnike , ose per ata që ende “tremben” Shqiperia Natyrale… Këtë mendim ma forcon edhe vetë Europa e “re”, BE-ja , që ka në themel bashkimin e jo ndarjen…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.