Një kafe me Antonin …

1
1112

Kadri Ujkaj 

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj, familjarë dhe të afërm të gjakut, shokë dhe miq të Anton Grishajt në nderim të të cilit sot po përcjellim “këtë Kafe me Antonin…”! Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Malësisë së .Madhe”Nderi i Kombit” po aq edhe të familjes Grishaj, dua t’u shpreh gjithë mirënjohjen për pjesëmarrjen tuaj në këtë ditë të veçantë, ndryshe të një bashkëpunimi të llojit të vet mes nesh si institucion i krijuesve malësorë dhe familjes Grishaj, ndryshe në Përkujtimoren e organizuar në njëvjetorin e ndarjes fizike nga jeta të shkrimtarit, kineastit dhe publicistit z. Anton Grishaj.”.

Ka ndarje dhe ndarje nga jeta.Ka ndarje që të marrin me vete si rrezatim ndjeshmërie, respekti dhe investimi moral, qytetar dhe intelektual, që mbeten të pashlyera, jo thjesht brenda një rrethi të ngushtë jetësh njerëzore, por shumë më gjërë.Kjo e fundit ndodh pikërisht atëhere, kur ndarja nga jeta konvertohet në memorjen e njerëzve nga një fjalë në vete në ngjizjen si memorie e përhershme respekti, dashurie dhe kumti jetësor.Një të tillë ndarje përjetoi familja Grishaj, në kryeqytetin tonë,Tiranën më 17 prill 2017. Pikërisht në këtë ditë, ndahet nga jeta gazetari dhe poeti, producenti dhe skenaristi, telekronisti i parë i televizionit shqiptar për Malësinë e Madhe, bashkëpunëtori dhe kolegu nga më të vlerësuarit në jetën e gazetarisë televizive shqiptare, frymëzuesi i idealeve demokratike dhe po aq poeti Anton Grishaj, që diti të sfidojë keqas moralisht edhe vdekjen duke evokuar deri në çastet e fundit të jetës dimensionet e paimagjinueshme të shpirtit : . .

Në mugëtirën e natës
Kam parë vetëtimat
Tek skuqnin
E tek shqyenin Qiellin
E s’jam trembur

do të shprehej me gjuhën e shpirtit në librin e tij,”Amaneti i pa lënë”, si një amanet për të gjithë ata që i deshi dhe e deshën, që jetuan dhe shoqëruan nga afër apo në distancë në tërë jetën e tij, vërtet të shkurtër, por interesante, si i lindur për të komunikuar me buzë në gaz me njerëzit… Jeta e tij qe, jo thjesht, një jetë e bukur prej partneri dhe familjari, prej poeti dhe kineasti, prej qytetari apo prej veprimtari shoqëror, por një jetë dinjitoze, gjithë dashuri për njeriun, për gjakun, shokët dhe miqtë e tij, ndryshe një jetë gjithë dashuri për jetën. Antoni lindi në fshatin Grishaj, u rrit mes këtij mjedisi, i rrethuar nga natyra, sa mal, sa fushë, në një familje të thjeshtë fshati, gjithë ngrohtësi jete. Arsimin 8-vjeçar dhe të mesëm e përfundoi në qytezën e Bajzës, mbi këtë bazë kryen studimet e larta pranë fakultetit të agronomisë, në Universitetin e Kamzës, ndërkohë që tek ky djalosh do të spikaste dukshëm edhe prirja instinktive si vizion estetik, apo si bukuri e fjalës. Njeri me natyre të hapur, artist i lindur.Si fati i lumtur i jetës ka hapur krahët e saj, thuajse hyjnor, trokitja në zemrën e tij e dashurisë për Dritën, ish-studenten e fakultetit të veterinarisë. Dritë e diell do të jetë ky çift, me dy pëllumbat e vet: Adin dhe Aidën, fryt i një dashurie të çiltër, falë së cilës, edhe pse krejt të rinj, nën shembullin e nderuar të dy prindërve të tyre, do të ofrojnë modelin e gjetjes me dinjitet të vetvtes. Adi do të diplomohet shkëlqyeshëm për regji televizive në Universitetin e Londrës, ndërsa Ida pritet të diplomohet, madje si ekselente e ambasadë gjermane, në Universitetitn e Mynih për jurisprudencë. Antoni dhe Drita, një çift model në punë dhe në jetë. Mes shumë arritjesh kujtojmë se në konkursin kombëtar të vitit 2000, në Teatrin Popullor, ku merrnin pjesë konkurentë të shquar, Grishaj do të konkurojë me sukses duke fituar Çmimin I me dokumentarin”Gjakmarrja”. Hap pas hapi sukseset e tij bëjnë që Grishaj të kalojë, shumë shpejt nga filmi dokumentar tek ai artistik.Madje, gazetari veteran i televizionit shqiptar Marash Mirashi, miku i tij i pranishëm, A.Grishajn do ta vlerësonte si themeluesi i telenovelave shqiptare. Numri i atyre që kanë dëshirën të thonë fjalën e tyre të ngrohtë për marrëdhëniet me Antonin dhe kontributin e tij për të gjithë ata që e njohën është jo i zakonshëm. Fjalë zemre nga shkrimtarët dhe artistët malësorë, nga shokë dhe miq, ndryshe nga gjithsecili që nuk do ” të mësohet” në vetvete me faktin e hidhur të një mungese që do të ndihet gjatë, të një mungese që gjithnjë do të na motivojë me shembullin e tij si model i qytetarit, familjarit shembullor, gazetarit të palodhur dhe poetit plot ndjesi shpirti, mik i të gjithëve. Jo rastësisht Lidhja e Shkrimtarëve M.Madhe, më 24 shkurt 2018, i propozoi Këshillit të Bashkisë M.Madhe për dhënien e titullit”Qytetar Nderi” me këtë motivacion”Për kontributin e dhënë si gazetar, publicist, krijues, producent dhe kineast,njëherësh edhe si lartësim i vlerave përfaqësuese të M.Madhe”. titull që u bë realitet me vendim të këshillit bashkiak më 23.03.2018. Ky ishte Anton Grishaj, zëri ynë i veçantë, si qytetari, miku, shoku, telekronisti, kineasti, producenti dhe krijuesi që na mblodhi në këtë perkujtimore, si stacioni i një dhimbjeje që do të ndihet gjatë mes nesh, si model inkurajimi me modelin qe na ofroi jeta dhe vepra e Antonit, si shtegtim i shpirtit të etur për dashuri njerëzore, dashuri për vendlindjen dhe për njerëzit, si shprehje e kthjellët e dashurise për jetën. Ngushëllime familjes së tij: Dritës, bashkëshortes së tij të jetës si dhe dy pëllumbave të tij të mrekullueshëm, Adit dhe Idës, ndryshe trinomit të tij të shenjtë!

I nderuar qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së tij!
Bajzë ,”Cavaliero”, më 14.04.2018 Kadri Ujkaj
Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve- M.Madhe”Nderi i kombit

1 KOMENT

  1. RESPEKTE PER VEMENDJEN E TREGUAR NGA REVISTA “FJALA” NE PERCJELLJEN E KESAJ KUJTESE HISTORIKE, kryengritjes se 1911-tes, SI KRYEKRYENGRITJA E M.Madhe,sic e quan, ME DINJITET PROFESIONAL, publicisti Ndue Bacaj ne librin e tij,ME TE NJEJTIN TITULL, nje kompensimi i mungeses se studimeve historike ne kete treve ,fale mungeses totale te historianeve ne nivel Qarku, pa le si M.Madhe, POR AJO QE UNE THEKSOVA EDHE NE FJALEN TIME, nga statusi i stundiuesit, si anetar i SEMINARIT SHKENCOR NDERKOMBETAR”SHKODRA NE SHEKUJ”, FJALE E CILA NUK E DI SI I KA SHPETUAR REVISTES NE FJALE: KJO KRYENGRITJE NUK KA QENE PER ASNJE MOMENT LUFTE FETARE, CKA NENKUPTON QE VENDOSJA E KRYQIT, NE TE DY ANET E MEMORIALIT TE SAJ, HISTORIK NE HOT, ESHTE SHERBIMI ME I MIRE QE NE PO U BEJME ARMIQVE TE KOMBIT TONE, QE KURRE NUK PRANUAN, AS NUK KANE NDE MEND TE PRANOJNE SE NE ,SHQIPTARET,AQ ME PAK MALESORET DIME TE BEJNE SHTET.LE TE SHPRESOJME QE KY SHENIM IMI TE SENSIBILIZOJE DEBATIN PUBLIK NE MEDIAN TONE, NE FUNKSION TE NJE REAGIMI SA ME TE SHPEJTE TE INSTITUCIOVE LOKALE QE E KANE PER DETYRE KORRIGJIMIN E KESAJ SJELLJEJE TE MANIPULUAR NDAJ KRYEKRYENGRITJES SE 1911-TES, NDRYSHE EDHE SI NJE APEL PER KORREKTESE NDAJ AMANETIT DHE GJAKUTT TE DERDHUR NGA “HEROI I POPULLIT”DEDE GJON lULI ME SHOKE PER NJE SHQIPERI TE LIRE E TE PAVARME NGA PUSHTUESIT OSMANE.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.