Është ky shkrim I një vajze e lindur dhe rritur në qytetin e Vlorës, dhe është më origjinë nga qyteti I Koplikut. E shkolluar në qytetin e saj të lindjes Vlorë , punojse e biblotekes së këtij qyteti, në një shkrim memoristik të saj na kujton të gjithëve se Akademik Rexhep Qosja sot ka datëlindjen.Dhe teksa po lexoja këtë shkrim , me erdhen në kujtësë disa “vipa” të letersisë në M.Madhe dhe më gjërë të cilët aso kohe që këshilli I Bashkisë M.Madhe po I dorzonte Akademik Rexhep Qosjes, si djalë I M.Madhe titullin “ Qytetarë Nderi”, u dyndën jo vëtëm të bënin foto, por edhe te tregoninse sa fortë e duane Akademikun, madje dhe “fusnin” miq tek kreu I Bashkisë Tonin Marinaj për të që në pjesë e drekës se shtruar për këtë ëvënt.Sa shpejt e harruan? Apo duket pandemia ua ka marrë disi mëndjën vipave të lëteërisë dhe “miqëve” të Akademikut?!
– Redaksia-
Nga: Drinalda Culaj
Rexhep Qosja(25 Qershor 1936,
Qifllak, Komuna Rahovecit afër Ratkovic)
Është historian letërsie,kritik letrar,shkrimtar,publicist,politikan dhe akademik shqiptar.Është anëtar i rregullt dhe korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe ka qënë në politikën kosovare të pasluftës.Më 2006 u përfshi në një debat për identitetin shqiptar me Ismail Kadarenë,debati zgjati me muaj të tërë dhe përfshiu gati të gjithë intelektualët publikë shqiptarë në Shqipëri,Kosovë,Maqedoni dhe diasporë.
95d05a1e (3) U lind në Vuthaj,në krahinën e Malësisë asokohe nën mbretërinë Jugosllave.Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj,kurse gjysmëmaturën në Guci.Më 1959 mbaroi shkollën normale në Prishtinë.Më 1960 u regjistrua në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës ku u diplomua më 1964.Nga viti 1972-1981 ishte drejtor institutit Albanologjik,shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe gjatë viteve 1974-1975 kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare “Jeta e Re”.Më 1989 iu propozua të bëhej kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës por Qosja refuzoi.Pas ndryshimeve politike 1990 në Shqipëri,Qosja u bë ndër kritikët më të zëshëm të kulturës dhe elitës politike.Dhjetëvjeçarin para luftës së Kosovës mori emër si figurë e realitetit kombëtar shqiptar.Politikisht organizoi Forumin Demokratik të Intelektualëve Shqiptarë si kundërpeshë të LDK-së së Ibrahim Rugovës.Më 1998 themeloi Lëvizjen Demokratike të Bashkuar (LDB).Mori pjesë në bisedimet në Rambouillet në Shkurt të 1999 si anëtar i delegacionit shqiptar.Pas luftës mori pjesë në Këshillin Administrativ Interim vendosur më 15 dhjetor 1999.Pas një viti më 16 dhjetor dha dorëheqjen nga kryesia e LDB-së pas rezultateve zgjedhore të 28 tetorit të atij viti.Është autor i mbi dyzetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare,prozë artistike,tregime,romane dhe drama,publicistikë dhe shkrime polemike.Ka shkruar recensione,vështrime,artikuj,sprova,trajtesa e studime në revista shkencore dhe letrare,duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe krijimtarisë letrare në përgjithësi.Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.Në vitin2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29.
Për krijimtarinë shkencore dhe letrare është çmuar me Shpërblimin e qytetit të Prishtinës më 1968,me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit 1969,me dy Shpërblime të ShSh të Kosovës,më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë -7 Korriku,më 1975.Në vitin 2000 Kryetari i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani i dha çmimin “Nderi i Kombit”.Për romanin “Bijtë e askujt “iu dha çmimi ” Pjetër Bogdani”më 2010.Më 22 Qershor iu dha çmimi Beqir Musliu.Po në vitin 2012 u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi i Vlorës”.Më vonë ka marrë vlerësime si “Qytetar Nderi”në Tepelenë,Gjirokastër,Malësi e Madhe(2018)