Nga : G. Vuçaj
Ndoshta duket e pa bëshueshme, por realiteti flet qartazi në Komunën e Tuzit në Mal të zi pënsionistët kanë një organizim të persosur në shoqatën e tyre. Kjo nuk do thot që pushteti vëndor , apo edhe ai qëndror , të mos e ushtrojnë detyrën e tyre për të patur një vëmëndje ndaj kësaj kategorie të qytetarve të tyre,por ndodh pikrisht ndryshe.Ne ishim këto ditë në qytetin e Tuzit, dhe krahas të tjerave u ndalëm pikrisht tek klubi I pensionistve të këtij qyteti.Një jetë active, plot harmoni, dhe mbi të gjitha largë, stresit të ditve boshe që mund të perjetojnë pensionistët, në rastët kur një përkujdesje e tillë ju mungon.K ëtu në këtë godinë janë zyrat e shoqatës së Pënsionistve të Komunës së Tuzit, po këtu në këto mjedise kalojnë kohën pënsionistët, nderkaq në klubin e tyre pënsionistve u sherbehet me një çmim simbolik.Janë këto disa nga ato faktët që në i mësuam pikrisht në bisedë me kryetarin e shoqatës së pënsionistve Selman Truskoviç, një burrë ky ,mjaft aktiv , i dashur dhe respektues, edhe pse fliste ngadale dhe me vështërsi gjuhën Shqipe, të vetmin merak që kishte kryetar Selmani , ishte fakti sipas tij që së bashku me koleget drejtuës të shoqatës janë interesuar për të kontaktuar me homologët e tyre në Shkodër apo në qytetin e Koplikut , dhe nuk kanë mundur. Kjo mbase për faktin se në Shqiperi mungon një organizim , dhe një përkrahje e tillë ndaj pënsionistve. Ne duam të takohemi , dhe bisedojmë me njëri- tjetrin , të njihemi dhe të shkëmbejmë vizita të ndersjellta, është shprehur kryetar Selmani.Po kështu edhe kryetari I pënsionistve për qytetin e Tuzit , politikani I njohur në këtë qytet Kola Lulgjuraj, ka vlersuar pozitivisht faktin se në Tuz ka një mbështetje ndaj pënsionistve edhe nga Komuna e Tuzit , por edhe nga qeveria. Kështu pra në një ditë të vetme në qytetin e Tuzit , në një vizitë të shkurtër tëk klubi i pënsionistve , ne gazetaret Shqiptarë mund të vëmë re diferëncën e madhe ndaj perkujdesjes së kësaj kategorie njerzish që ndodh në mës dy vëndeve tona. Shumë shpejt thanë në bisedë me ne mjaftë nga pënsionistët e intervistuar, është prëmtuar ndertimi i një mjedisi me funksional për zhvillimin e aktiviteteve të shoqatës së pënsionistve. Gjithësesi në të Teleportazhin që po pregadisim dhe qe do transmetohet në Tv Kopliku dhe revidsten “Fjala” do të kemi mundësi të shikojmë një realitet tjeter , për pensionistet atje ne Tuz , nga këtu në Shqiperi. Shembull që ia vlen ta shikojnë politikanët tanë , të cilet në këtë drejtim janë shume largë, jo vetëm nga Europa ku pretëndojnë të na çojnë , por dhe nga Mali I Zi…