NË VËMENDJE 79 VJETORI I VDEKJES SË FAIK KONICËS.

0
NGA NDUE BACAJ
Me 15 dhjetor 1942 në Shtetet e Bashkuara të Amerikes (Uashington) do të pushonte së rrahuri një zemer e madhe shqiptare, do të shuhej një mendje e ndritur , do të “thyhej” një pendë e artë e publicistikes , gazetarisë , historisë dhe diplomacisë , do të vdiste një simbol i inteligjences së racës sonë Iliro-Arbnore , do të vdiste Faik Konica. Në ato kohë Shqiperia ishte ligështuar nën rrebeshet fashiste, ndërsa në horizont shihte një “çadër të kuqe”, që e joshte të hynte nën të , se gjoja do t’a “shpëtonte” nga rrebeshet që e kishin lagur e drobitur si mos më keq… Në këto kushte Faik Konica iku nga kjo botë me zemer plastë… Trupi i Faik Konicës u përcoll për në banesën e fundit nën tingujt e kompozitorit të famshëm Vagnerit, që aq shumë e kish adhuruar. Edhe pse Faik Konica kishte lënë një trashigimi të plotë letrare e atdhetare për Shqiperinë e Shqiptarët , të cilet mjerisht pasi “hynë” nën çadrën e kuqe bolshevike-komuniste u detyruan ta anatemojnë , mohojnë e “harrojnë” Konicën dhe vepren e tij…, por siç thotë një sentencë e moçme , e drejta vonon , por kurr nuk harron.. Dhe kjo e drejtë erdhi pas vitit 1991, kur çadrës së kuqe ju thye “shkopi” në Rusi (ku ishte fabrikuar) dhe ju shkye “pelhura” edhe në Shqiperi… Në muajin maj të vitit 1995 eshtrat e Faik Konicës u kthyen në atdhe dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Sot Konica dhe vepra e tij studiohet , vlersohet dhe nderohet nga të gjithë shqiptarët me fëtyrë nga perendimi…
NJË CURRICULUM I VOGËL PËR FAIK KONICËN E MADH
Siç është bërë zakon atij që perkujtohet i bëhet edhe një Curriculum-Vitae (jetëshkrim). Megjithse kolosi i mendimit e veprimit Faik Konica nuk ka nevojë per një gjë të till , unë mendova t’a bëjë këtë “adet” të kahmotshëm..: Faik Konica ka lindur me15 mars të vitit 1875 në Konicë të Çamerisë së Shqiperisë Etnike (sot nën Greqi). Familja ku lindi ishte një derë bejleresh që ndër mote ishte “pershtatur” ekonomikisht nën pushtuesin turko-osman , por që kishte arritur të ruante atdhedashurin për Shqiperinë – Skenderbegëjane dhe Europiane.. Ishte pikrisht kjo traditë familjare-shqiptare , që beri të mundur që bejlerët e Konices , inteligjentin e vogël (Faikun) , mbasi kishte perfunduar shkelqyeshem shkollimin fillor në Konicë ,ta dergonin të shkollohej më tej në Shkodër , në një shkollë Kristiane (jezuito-Franceskane), ku mësohej e propogandohej shqiptarisht, në gjuhen latine dhe kulturen Europerendimore… Faik Konica vijoj shkollim e tij në Kostandinopoj (Stambollë) , në Paris (Francë) për filozofi , e deri u diplomua për letersi në Universitetin e Harvardit (SHBA) me medalje ari.. Faik Konica për asnjë moment nuk kishte harruar se kush ishte dhe nga vinte , ndaj që në moshë të re Ai ja kishte kushtuar jetën dhe vepren levizjes kombetare shqiptare për një Shqiperi me të drejta të plota , të lirë dhe të pavarur në mes kombeve të tjera europiane , ku siç thoshte vazhdimisht Konica e kemi vendin të parët… Disa nga veprat e veprimtaria e Konicës janë: ‘Broshura’, “Shqiperia dhe turqit” -1895 , Revista “Albania” 1897-1909 (Bruksel) –(Londer), e cila njihet si një enciklopedi e vertet ,ku mbizotronte propogandimi i programit të levizjes kombetare të rilindjes shqiptare. Pas vitit 1909 ,kur mbyllet revista “Albania” Faik Konica i ftuar nga atdhetaret shqiptarë në Amerikë (SHBA) ,shkon atje me deshirë dhe drejton gazeten “Dielli”, dhe më vonë edhe gazeten “Trumpeta e Krujes”, që për vet titullin kuptohet se i bënte jehonë kohës së lavdishme të Arberisë së Gjergj Kastriotit, që kishte qënë e lavdishme edhe për vetë fatet e Europes të atyre moteve të liga… Me themelimin e Federates panshqiptare “VATRA” me 1912 , zgjidhet sekretar i pergjithshem i saj , por edhe do të shquhej për drejtimin dhe shkrimet e tij në gazetë “Dielli” plotë zjarrë të pashuar atdhedashurie , që kishte lindur në tempullin e lirisë e demokracisë botërore (SHBA)… Faik Konica së bashku me veprimtarin (tjeter) të Vatrës, Fan Nolin do të shkonin në Londer në vitin 1913 për mbrojtjen e çeshtjes kombëtare shqiptare në Konferencen e Ambasadorëve. Po këtë vitë (1913) Faik Konica do t’u bënte protagonist në Kongresin shqiptarë të Triestes , Kongres që u mblodh per të kundershtuar coptimin e Shqiperisë nga disa fuqi Europiane të kohes, në favor të fqinjeve shoven… Faik Konica u zgjodh kryetar i ketij kongresi… Vlenë të cilësohet se me datën 7 mars 1914 priti Princ Vidin i veshur me fustanellë të bardhë deri te gjunjët, xhokën e zezë krahëve dhe këpucët allafrënga. Ai shkelqeu në veprimtarinë e tij diplomatike si gjatë luftes së parë botërore e më pas . Me ketë rastë vlenë të veçohet veprimtaria diplomatike e Konicës në Itali, Zvicerr , Austri etjerë.. Në vitin 1921 Faik Konica do të kthehej në SHBA dhe do të zgjidhej kryetar i Federatës panshqiptare “Vatra”, gjithashtu do të vijonte me shkrimet e tij brilante te gazeta “Dielli” ,”Shqiptari i Amerikes” etj.. Faik Konica njihej si një poliglot i rrallë , ai zotronte shumë gjuhë të huaja , si gjuhen turke, arabe , greke, franceze , italiane , angleze e tjer , por ai njihte edhe shumë dialekte të ketyre gjuhëve.. Faik Konica ishte një njohes i shkelqyer kultures , arteve, muzikes (i binte mrekullisht vet pianos), letersisë dhe historisë. Një shembull domethënës është ai kur Konica takohet me ministrin e jashtem Anglez , i cili mendonte se shqiptaret janë të pa kulturuar, ndaj takimin me Konicen e kishte pritur me skepticizem. Por kur Konica i tha atij me çfarë dialekti Anglez deshiron të flasim ai u çudit , por kjo çudi nuk mbaroi me kaq pasi Konica filloi ti flasë atij per kulturen dhe autoret e dores “parë” ,”dytë” e të “tretë” Britanikë dhe Europianë. Atëherë ministri i jashtem anglez i zënë në befasi i tha Konices , tani e mbrapa, kur të kerkosh të prezantosh Shqiperinë tënde nuk ke nevojë të flasësh gjatë , veçse ti thuash se Shqiperia jamë unë… F.Konica për shkallen e lartë të njohjes së kultures, letersisë dhe artit është “etiketuar” “Biblioteka levizëse”.. Faik Konica ka një veprimtari të dokumentuar si prozator , poet , publicist , estetist , kritik letrar , perkthyes , historian , politikan e diplomat… Madje Faik Konica shquhet edhe për një sarkazëm therëse me të cilën shprehte pikpamjet e tij të papajtueshme kundrejt naivitetit të bashkatdhetarëve e kundrejt shumë tabuve të kulturës dhe historisë shqiptare, përhapi një fllad të freskët në kopshtin e letrave shqipe. (Robert Elsie; Fjalori historik i Shqipërisë, fq.330, Sh.B.Eugen, Tiranë 2011). Konica ndonse jetonte larg Shqiperisë ai jetonte në çdo moment me hallet e problemet e saj. Ai ishte mbështetës i çdo veprimtarie që i sherbente prosperitet dhe zhvillimit , siç ishte kretikues dhe fshikullues i rreptë i çdo gjeje që nuk i sherbente Shqiperisë. Konica ishte mik i Nolit dhe i At Gjergj Fishtes . Ai ishte kundershtarë, por edhe mbeshtetes i Ahmet Zogut, kur i sherbente Shqiptarisë… Faik Konica është modeli “absolut” i një perfaqesuesi diplomatik të vendit tonë . Kjo vertetohet saktesisht nga dokumentacioni i trashiguar kur Konica ishte ambasador i Shqiperisë në SHBA….Vepra e tij tashma gjindet në arkiva, biblioteka , në koleksione revistash , gazetash , në botime librash etjer… Pas rënies së regjimit komunist, në vitet e pluralizmit janë botuar disa vepra që përmbledhin veprimtarinë letrare-publicistike, historike, kritike, Esse e filozofike të Faik Konicës, ku tre nga këta vepra unë i kam në bibliotekën time si: “1”.Ç’është Liria-Tiranë 2005. “2”.Doktor Gjilpëra, Katër përrallat. Shqipëria si mu duk.-Sh.b. “Naim Frashëri” 2006. “3”.Shqipëria kopshti shkëmbor i Europës Juglindore-Reklama, Tiranë 2010.
Duke dashur t’a perfundojë këtë vëmendje modeste, unë mendova të risjell disa rrjeshta nga një shkrim brilant i Konices i vitit 1913 me titull “Dukja e pergjithshme e Vendit”, (shkrim që vë ball per ball ëndërrat e patriotëve shqiptarë me realitetin e asaj kohe…)…: ”…Njeriu që shkon kohen me ëndërra të pëlqyera ka frikë të zgjohet. Dëshira që vendi të lulezojë të bën pak nga pak të ënderrosh se lulezon. Edhe largimi i gjatë ta ngulitë ca më thellë në gjumë dhe ta shpie shpirtin dhe mendjen në një botë të bukur , e cila s’ka trup dhe nuk ndodhet gjëkundi , veçse në tru të ënderronjësit… Kuptova se kisha arritur në Shqiperi , një vend i bekuar me një mijë bukurira , por i shkelur nga një turmë e cila ushqen një farë urrejtje kundër bukurisë…”. (Faik Konica … Shqipëria kopshti shkembor i Europes Juglindore ,fq.7-10).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.