“SOJI SILLET KAH SILLET, E N’HÙ T”VET LIDHET!”

0
435
Nga: Lazer  Kodra
Mu deshtën mbi 50 vjet jetë me u bind, perfundimisht, në kët sentencë urtanè të meçunisë dukagjinase! Shumë fise në zoben tonë kishin nga një frazë perkufizuese të llojit (tipologjisë) rracore të konsoliduar nder brezni shekullore! Psh: Kopracë e zemerzi; vampirë e të pabesë; imoral e spiunē; t’pa burrni e rrënacakë; kthejnë shpinen nga fryn era; i shkojnë për shtat çdo hyqymeti….etj, etj…ashtu siç kan nigjue shprehje të tjera: burrnorë e zemerbardhë; janë ndera e gjithkuj; derëhapun e mikëprites: nuk pritojnë e shajnë kàrrkad; fjalëambel me t’bà nderë me t’folë me gojë…etj…etj! Se si mu kujtue sot një shprehje e mikut tim Prof.Dr Adem Tamo, sot Dekan Fakulteti në Tiranë, me te cilin pata fatin të punoja 9 muej , vite më parë, në një projekt për femijet e ngujuar…dhe nder te tjera kujtoj shprehhen e Ti:” Lazer, sado të edukohemi me shkollime (fallco apo me aftesi), tipologjia dominuese në karakterin tonë, nuk do mbetet shablloni i admiruar, por ajo gjenetike e trashiguar nder breza!”. Mora shkas për këtë thànie nga një veprim idiotesk, që një drejtues shkolle (nga ata që kryeministri ynë në masen 70% i quan ‘auot!’) i cili në versionin e trashiguar breznisht, ‘spiun’, në vend që të zbatojë kurrikulen arsimore , që duhet pranuar se është e kompletuar mirë, ushqen në shpirtrat e dlirë të nxanësve vesin monstruoz të spiunazhit ,ose mà mirë me thanë ‘ Kàndin e Emulacionit!’. Kohë ma parë kam denoncuar, nepërmes një artikulli me titull;” Statura morale…e domosdoshmja e anashkaluar!”, këtë fenomën që po “armatosë” nxanësit me veset mà negative të shoqnisë! Nuk e imagjinoj, që një mësues/e; drejtues/e shkolle të mos ketë në vetvete një model ofrues pozitiv për nxanësit dhe kolektivin nga përvoja jetësore dhe profesionale… përkundrazi në shumë shkolla (mbeshtetur edhe në deklarimin e kryeminstrit jan ‘auot’!), ose në mendësinë time ‘shembulli mà i keq i mundshem për të edukuar një brez! E mora kët inspirim, siç thonë kosovarët, nga një drejtues shkolle “që paguhet si i tillë, por nuk i vlen as për plehqitës” i cili ‘vendos kyti votimi!’ per të votuar nxànësit për mësuesit dhe masanej shpërnda zarfat, si ‘postieri i burgut,’ kolektivit!!! Ma turp nik ka! Mà injorancë nuk ka! Ma shkatrrim nuk ka!!! Kurrikila dhe kompetencat e drejtuesve të shkollave janë shumë të mjaftueshme për të bà vlersimin e çdo mesuesi/sje…por lliji i tij nuk i njeh, ndaj përdorë këto metoda që ushqejnë ndiejen e spiunazhit tek të gjithë nxànësit, ndërkohë që çdo shkollë ka një ‘Qeveri nxànësish’, ku mund të trajtohen e të zgjidhen problemet! Fatmiresisht, ky fenomën nuk ekziston në shkollen ku jap mësim. Një shoqni e ngritun mbi bazen e ‘veseve’ e duke menjanuar ‘virtytet’ nuk mund të ecë asnji hap perpara!.Se si mu kujtue nji detaj nga koha e Partisë së Punes: Një mësues ,i mbartun nga qyteti në një fshat të Dukagjinit, godet me shuplakë nji nxànës. Të nesërmën shkon prindi dhe e pyet mesuesin: A je i martuem?-Jo,-i pergjighet mësuesi!…Domëthànë nuk ke fëmijë!!!- Sigurisht, jo -i pergjigjet mesuesi! Atëherë-i thotë prindi-, fëmijen tëm mos e prek me dorë, se ti nuk e din ça àshtë fmija dhe sa e duron forcën e shplakës në faqe! Miq! Arsimi ashtë e ardhmja e një kombi! Ai nuk bahët as me tesera partishë, as me dhandra partishë, as me nuselalat e partive, as me sekseret, as me të ‘fortit’, aq mà pak me spiunet e idiotet! Lerèni mënjëanë ‘manirën patritoke falkco’ dhe delegoni arsimit njerëzit e duhur! Atëherë do bindem ,se e doni Kombin tonë! Më bàni kaq pershtypje ky veprim i ktij rrogtari fals, saqē m’u perputhen në sintoni të plotë thania dukagjinase”Soji sillet ka sillet e n’hu t’vet lidhet!’ dhe porosia e Prof Adem Tamos:”Lazer, sado të edukohemi .e shkollime (fallco apo me aftesi), tipologjia në karakterin tonë,nuk do mbetet shablloni i admiruar, por ajo gjenetike e trashiguar ndër breza!”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.