NË PERKUJTIM TË NGRITJES SË FLAMURIT KOMBËTAR NË DEÇIQ

0
244
.
NGA NDUE BACAJ 
Sukseset e dy javëve të para, 24 mars-06 prill, të kryekryengritjes kundër turke-osmane të Malësisë Madhe e më gjërë do të sillnin atë ditë të shenjtë , të enjtën e 6 prillit 1911 kur trimat kryengrites çuan në vend, amanetin e Gjergj Kastriotit dhe fjalen e prijesit legjendare Ded Gjon Luli, duke e ngritur flamurin kombetar me shqiponjen dy-krenore në majen Bratiles së Deçiqit, që u LA me gjakun e shtatë deshmorve Kojas : Dokë Preç Kercaj, Tomë Uc Ivanaj, Marash Lucë Gjokaj , Cak Uc Ivanaj, Gjeto Tomë Kolçaj, Kolë Dokë Marashaj, dhe Gjeto Gjekë Ivanaj, të cilet ranë heroikisht njeri pas tjetrit per flamurin kombetar shqiptare, dhe sot ata janë të perjetsuar në një memorial në Kojë . Ndersa Nikë Gjelosh Luli, Gjon Ujkë Miculi dhe Pjeter Zefi janë flamurtaret e paharrur të shqiptarisë.1. Ketë ditë historike luftoi e gjithë Malesia, që arriti të valvitë në driten e diellit , atë flamur që per shekuj kishte qendruar i “burgosur” nga pushtuesi turko-osman , por i strehuar mrekullisht në shtëpiat e malësorëve, që e ruanin si sytë e ballit, por larg syrit vigjilent të hafijeve turkoshake…Kjo dritë e Flamurit kishte filluar të rilindë së-bashku me kryengritjen, në Rapsh te Hotit, në Malesi të Madhe. Kjo epope-drite i ngjanë një meteori, që sa më shumë vite i afrohet qiellit, aq më shumë i bënë dritë tokës… Me 6 prill të vitit 1911, Malësia e Madhe “Etnike” nxorri nga katakombet turko-osmane në dritën e diellit Europian, Flamurin kombëtarë të Gjergj Kastriotit –Skenderbe.. Në këtë ditë të paharruar nga mali i DEÇIQIT valvitet flamuri jonë Kombetarë i larë me lot e gjak per 432 vite rrjesht. Deçiqi është “Oxhaku” nga i cili ka dalë “tymi i bardhë” i ngritjes së flamurit kombetar, por është edhe “Oxhaku” që shperndau shkendijat që fluturuan nga Veriu në Jug, duke ndezur në të gjithë Shqiperinë idealet e flamurit dhe mvehtësisë… Ky “Oxhak” i shqiptarisë nuk u fikë kurr edhe pse mbi të u derdhen pa papushim ; rrebeshe, stuhi, gjakë, lotë e mundime. Tash mbi një shekull në trojet tona bëhet be ; pasha njatë flamur që u ngrit në Deçiq… Atë ditë (me 6 prill 1911) Lekët e Hotit, Grudes, Trieshit, Kojes, Orahoves, Fundnave, Kastratit, Kelmendit, Shkrelit, Dukagjinit etjerë, mbas fjales së Dedë Gjon Lulit :”Bini, bini sokola, he në krajlni ju shkoft zani”. Rrugën flamurtaret ia hapen vehtes në mes të mitrolozave e mauzerreve të turkut, sikur të ishin badema derdhun mbi nuse e krushq ditën e dasmes, e jo plumba, që shkepusin jetë e shtrijnë burra për tokë.. Në pak orë u gjeten në maje të Deçiqit, dhe shpalosen në ajër të lirë të Malesisë Madhe at Rub të Kuqe me Shqipe të Zezë që tash 450 vjet kishte ndejë palua e diku edhe harrua, ndër skutat ma të fshehta të Shqipnisë robnueme..”.2.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kesaj dite fatlume, fetari, atdhetari dhe poeti i embel malsor, dom Aleksander Sirdani i kushtonte vargjet brilante :
“Nalt Flamuri perhillet,
Armikut s’i leshon cak,
Me besë Arbnori lidhet,
Me gjakë mbrojt Atdheun me gjakë,
Ngallnjyese kthen Malesia,
N’Deçiq Flamuri të valojnë,
Plot gjak e jetë i kushtojnë.
……………………………
Kuq e Zi Flamuri perhillet,
N’dor Ded Gjo’Lulit trim,
me Gurakuqin mblidhet,
Shqipnia me një kushtrim“.3.
Në atë ditë me 6 prill (1911) shqiptari i vertet mbushi mushkeritë me frymen e lirisë, e brohoriti në Zemer të vet :”Rrnoft Shqipnia”.4.
Ndersa poeti kombetarë At Gjergj Fishta këtij Flamuri i kushton një poezi që e titullon ; “Hymni i Flamurit Kombëtar”, nga e cila citoj:
“….Mbi njatë Flamur Perendia
Me dorë t’vet Ai e ka shkrue:
“ Per shqiptarë do t’jet Shqipnia
Kush ua prekë, ai kjoftë mallkue !
……………………………………
Ma mirë dekë me u shue nën hije
T’Flamurit tonë në fushë t’mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnie
Per nën sukuj t’huejë t’Ballkanit…! 5.
Kjo krye-kryengritje dhe ky Flamur (në trojet tona) identifikohet shpesh me figuren madhore të Malësisë e Shqiptarisë, heroin e popullit Ded Gjon Luli që thoshte : “Flamuri i ka të gjitha, ai ka besen, ka pushken, ai ka brenda gjithë Shqiperinë.. atij i falen, atë e ndjekin mbrapa të gjithë, çka është shqiptarë i vertet..”. Keto ditë heroike të Malësisë Madhe i pershkruan mrekullisht edhe poeti pogradecar, Lasgush Poradeci në poemen me titull “M B I T A”, nga e cila citoj:
“…Ku ngrihet kombi peshë,
Ku mposht t’urryerin armik
Malsija burrereshë;
Malsija që bën sulm ne zjarr
Po si dragoj me fletë,
Siç bënte sulm ngadherimtar
Gjergj Kastrioti vetë.6.
Ndersa gazeta “Liri e Shqipnisë”, që botohej në Sofje nga Kristo Luarasi do të shkruante: “Nji punë e bukur ndër këta burra, që leshi i kresë të çohet përpjet prej gzimit, që këta fatosa luftojnë me flamur të kuq me shqiponjën e zezë me dy krena, due me thanë me flamurin (bajrakun) e Skenderbeut”.7. Në këtë përkujtim të ditës së ngritjes të flamurit nuk po mundem të lë pa kujtuar edhe aktin heroik të grudasit trim-dragua Nikë Pretash Leci – Sinishtaj, per të cilin Risto Siliqi (pjesmarres në kryengritje me pushkë e pendë) do të shkruante: Fatosi shqiptar, i flakti trim prej Grudet Nikë Pretashi në betejen per marrjen e fortesës të Shipshanikut, kur e pa se turqit ishin të fortë në ketë forsadë e mbasi …shqiptaret topa nuk kishin vetëm luftonin me plumba, i plasi zemra e u nis në pikë të vrapit kalasë perpjetë edhe pse si breshen pikojshin plumbet në të gjitha anet …mberriti tu bedeni , ku me një hov murin e shkaperceu, pos sa e kapi murin e derës të hymjes së kalasë perbrenda e priti batarja e plumbave të nizamit..e ra deshmor në kambët e armiqëve …!
Me hov të luanit, me guxim burrash,
Desht ta rendojnë kalanë me dorë;
Prej njiqind singinash, prej njiqind plumbash
Mbrenda bedenit u ba therorë.! 8.
Ndersa trashigimia gojore thotë se Nikë Pretash Leci është hellur mbi gryken e Topit turk që qellonte malësorët kryengritës…
Per luften e kryengritesve malësor në Deçiq shkruan edhe autori i librit “DUKAGJINI” (Zef Gjeta), nga i cili citoj: “ Në luften e Deçiqit dhe në ngritjen e Flamurit Kombetar moren pjesë edhe vullnetarë nga Shala e Shoshi . Në luften per ngritjen e Flamurit, midis të tjerëve u vranë edhe Bal Gjoni nga Nicaj-Shalë dhe Bush Delia i Shoshit. Kur u ngritë Flamuri në Deçiq dhe më vonë, populli i Shkodres e Malesisë i kendoi kengen:
“Vigmen tue i dhanë Shqipnisë, po anë e mbanë
Bini bre burra bini ksaj Turki
Dirgu moj djelmni, e bjer në tiran
Me nji Gurakuq, me nji Dedë Gjo’Lul
Me nji Mehmet Shpend, me nji Prel Tul
Me ne janë Lekët që u shkrinë per Shqipni …“ 9.
Dita e Flamurit tonë kombetar është një ditë e madhe, që deshmojë me zë të lartë, deri në kupë të qiellit, se shqiptaret e themelisht malsorët kanë ruajtur per shekuj fillin (shpesh të holluar) të perkatësisë sonë Europerendimore.. Ngritja e Flamurit në një ditë pranvere e bënë me domethënse ketë eveniment historik, pasi pranvera në kalendarët enciklopedik të popujve “ njihet “si : Pranvera e ringjalljes, pranvera e dashurisë, pranvera e luleve, ndërsa në kalendarin enciklopedit të memories sonë prej 6 prillit 1911 “kujtohet” edhe si pranvera e Flamurit… Ky flamur nga Deçiqi, nisi udhetimin 600 ditore (6 prill 1911 – 28 nentor 1912) deri në Vlorë, i cili si flaka olimpike udhëtoi duke lëshuar dritën e dhanë kushtrimin, se kush është shqiptarë i vertet duhet të rrokë armet e t’i dalë zot atdheut… Nga Malësia filloi udhetimin 523 ditor nga veriu në jug të Shqiperisë edhe memorandumi i Greçes (23 qershor 1911) i cili sherbeu si bazë e programit politik të shpalljes së pavaresise nga Vlora me 28 nentor 1912… Nga Malesia e Madhe moren vrullë dhe udhëtuan nëpër Shqiperi e Europë per ditë e muaj edhe korifejt e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë , Ismail Qemali , Luigj Gurakuqi , Isa Boletini, Dom Nikollë Kaçorri etjerë , të cilet kishin marrë besimin , bekimin e sigurinë se koka e Shqiperisë (jo vetem nga ana figurative), Malesia e Madhe Etnike me në krye kryetrimin e urtë të atdhetarisë Dedë Gjon Lulin do të ishin në perjetësi në krye të luftës , perpjekjeve dhe kerkesave jetësore e ligjore për një Shqiperi të lirë e të mosvarme.
SHËNIM: Qindra atdhetarë që dhanë jetën si me lindë në këtë krykryengritje janë shpallur dëshmorë të atdheut, dhe me datën 27 prill (2023), do të organizohet cermonia e këtij vlersimi të shumpritur…
REFERENCAT:
1.”Hylli i Drites” 1932/11, fq.575 , revista “Leka” 1937/6, fq.249-250, (Flamuri i kuq ne Deçiq), Kol Kamsi “Kronikë e Agimit te Lirise”, “Leka” 1937/VIII-XII, fq.371-372.
2.At marin Sirdani, Flamuri në Deçiq, revista “Leka”, nr.6 -1937, fq.249.
3.Dom Aleksander Sirdani, sot i beatifikuar nga selia e shenjtë-Vatikani.
4.Klajd Kapinova, Në mes Kryqit dhe Atdheut, fq.63.
5.At Gjergj Fishta, Mrizi i Zanave, poezia me titull “Hymni i Flamurit Kombëtar”.
7.“Liridashësi” gazeta “Liri e Shqipnisë”, (që botohej në Sofje nga Kristo Luarasi), nr.4, dt.13 prill 1911.
8.Risto Siliqi, “PASQYRA” e Diteve të pergjakshme nëtë pestin Shekull të Shqipnisë të Ronueme, fq.81-82, Trieste 1912.
9.Zef Gjeta “DUKAGJINI”, fq.412-413.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.