Selvije Kadriu
Nuk mundë ti lexoj
Ato që shkruan
Dhembja më mbytë
Lotët më përvëlojnë
Jam as në tokë
As në qiell
Të lutem, shkruaj
Nuk mundë të ta ndali
Nuk mundë ta mendoj
Urrejtjen tande
Ndaj meje
Jetova para teje
Edhe tash jetoj
Edhe pse jeta
E humbi kuptimin
Zemra ime u shkëput
Nga mëndja
Kur unë ta ndjeva
Zanin ty
Që më ngrite
Te yjet
E tani mundë
Të më kthesh
Në burgun tim
Të cilin unë
E njoha pa ty