Në kujtesë: Lidhja shqiptare e Prizerenit (1878)

0
1221

Nga : Ndue Bacaj

Me 10 qershor 1878 , burra patriot, të urtë e trima, perfaqesues thuajse nga të gjitha trojet shqiptare do të organizonin kuvendin më të madh në historinë e shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, që për nga rëndësia do të “rënditej” pas Kuvendit të Lezhës ..02 mars 1444. Lidhja e Prizrenit  është organizimi më i madh mbarë-kombetarë shqiptarë, programorë dhe ushtarak ,në mbrojtje të trojeve tona etnike nga prapësitë e një pjese të Europes, që kerkonte të knaqte grykesinë në pafundesi të fqinjeve tanë sllavo-grekë.. Per hirë të vertetes duhet thënë se  me gjithë qendresen tonë luftarake dhe “doplomatike” në mbrojtje të trojeve tona , fqinjët tanë të mbeshtetur fuqishem nga dadoja e tyre Rusia dhe një pjesë e Europës plakë , kishin arritur që të bejnë të “tyre” mjaftë teritore të Shqiperisë Etnike… Grabitjen e  trojeve tona, fqinjët shoven e kishin bërë “diten per diell”, madje kë grabitje ju a kishte lehtesuar jo pak edhe perandoria turko-osmane , që mbante të pushtuar ketë pjesë të Europes prej  shekujsh. Në këta shekuj pushtimi ,ligjin e bënte  kerbaçi e kulaçi të shoqëruar me  errësiren aziatike , gjë që e kishte çuar “punen” deri aty sa kjo pjesë e Europes të shikohej nga vetë Europa , jo si teritor i saj , por si një cop Azi në zemren e Europes plakë… Në ketë klimë , Europa nën “moton” të shkyejmë sa më shumë nga teritoret e “Turqisë” , (sa herë që kishte pasur mundësi) ju a kishte hellur nga një “cope” Shqipëri  arinjëve sllav të uritur , të zbritur së voni  nga Uiralet…

Në “prag”të  Lidhjes  Prizrenit

Mjerisht në prag të Lidhjes së Prizrenit një pjesë e Europes po “mendonte” që kishte ardhuar koha që edhe ajo “copë”  Shqiperi që kishte “tepruar” ndër shekuj të futej në gojen e uritur të fqinjëve tanë shoven  – sllavë e grekë… Në keto kushte perandoria pushtuese turko-osmane  (për të shpetuar diçka nga vehtja) ishte e gatshem të linte hali teritore shqiptare per të zbutur perseri shpirtin e zuçitur dhe  grykësin e pafashitur  të klysheve të Moskovit në Ballkan… “Sinjalet” ishin dhënë që mbas kongresit pansllavist që u mbajt në Moskë (1867) , me protokollin e Londres (1877), me marrëveshjen e Budapestit (1877), e veçanarisht me nënshkrimin e armëpushimit në Edrene  me 31 janar (1878) , per të “kulmuar” me Traktatin e Shen Stefanit (fshat në afersi të Stambollit) të datës 3 mars 1878 ..(Për ketë historiani anglez William Miller do të theksonte se : ”Traktati i Shën  Stefanit synonte me rregullua simbas interesave ekskluzive të popujve sllav  fatin e një zone të Europes ku kanë interesa edhe kombe të tjerë”). Turqia si humbëse e luftes me Rusinë , kishte pranuar diktatin e Rusisë per të  shkëputur  shumë teritore nga perandoria e vet. Megjithse shumë nga  keto teritore ishin safi shqiptare, emri i Shqiperisë as nuk zihej me gojë..Traktati i Shën Stefanit ,perveç autonomisë që parashikonte per disa shtete sllave , ai parashikonte që keto “shtete” të zgjeroheshin edhe më shumë trojeve shqiptare… Konkretisht kerkohej që Bullgaria të zgjerohej me ;  Korçen ,Pogradecin ,Strugen , Dibren , Kërçoven , Gostivarin ,Tetoven , Shkupin , Manastirin , Kaçanikun e Kumanoven. Ndersa  Serbia kerkohej të zgjerohej me viset veriore të Kosoves  duke perfshirë edhe Prishtinen me krahinat e saj e tjer.. Mali i  Zi po ashtu do të zgjerohej  me Ulqinin , Krajen , Ana e Malit , Hotin ,Gruden , Kelmendin ,Plaven ,Gucinë  dhe Rugoven.. Pra shumica e Shqiperisë do të  ishte nën dominimin sllav… Nderkohë Greqia mprehte dhëmbët pë të kafshuar jo vetëm trojet shqiptare të Çamrisë , me në krye Janinën por t’i  afrohej me kufi lumit Shkumbin , pra të tejkalonte realizimin e “ëndërrës” së Vorio Epirit…“Grimca” e mbetur Shqiperi momentalisht do ti lihej perandorisë osmane që pritej nga dita në ditë të shembej , dhe ajo çfarë po “tepronte” nga Shqiperia Etnike “shpresohej” se do të mbetej nën keto rrenoja në perjetsi… Vlenë të theksohet se shqiptarët ndonse kishin mbetur “jetim” ata nuk ishin “dorzuar”, por ishin munduar të krijojnë komitete e organizime të tjera me karakter lokal e kombëtarë. Në maj të vitit 1877 ishte formuar një komitet i fshehtë nën kryesinë e Abdyl  Frashërit. Pak muaj më vonë në Shkoder perseri do të krijohej një komitet tjeter në mbrojtje të trojeve shqiptare , me pjesmarrjen e figurave të rendesishme (perfaqesuese të komuniteteve muslimane dhe katolike) ,të qytetit , Malesisë së Madhe e më gjërë. Kryetar i këtij  komiteti u zgjodh Pjeter Gurakuqi (i ati i Luigj Gurakuqit). Ndersa në dhjetor (1877)  në Stamboll formohet komiteti kombetarë me emrin “Komiteti  Qendrorë per mbrojtjen e të drejtave të kombesisë shqiptare”, i cili shkurtimisht  u quajt “Komiteti i Stambollit”.Në ketë komitet të kryesuar nga Abdyl Frasheri benin pjesë  patriot të njohur si Pashko Vaso, Jani Vreto ,Ymer Prizreni , Sami Frasheri , Zija Prishtina,  Ahmet Koronica e tjer. Per hirë të vertetes duhet thënë se keto komitete pavaresisht emrave të tyre , kishin një influencë të pamjaftueshme per  të pasur perfaqesim më të gjërë kombetarë…

KUVENDI I  LIDHJES  PRIZRENIT “NË UJRA” TË TURBULLTA !!

Mjerisht në keto kohë të turbullta fqinjet sllav nën “slloganin” e shpalljes dhe fillimit së luftes kunder perandorisë osmane kishin filluar edhe ofensiven ushtarake per pushtimin trojeve shqiptare , ku Mali i Zi në disa zona kishte  pasur edhe “suksese”, si në Ulqin ,Tivar e tjer.. Ndersa Traktati i Shën Stefanit (3 mars 1878) dhe  disa veprime të tjera pansllaviste të Rusisë me “klyshët” e saj në Ballkan , në disa fuqi Europiane kishin ngjallur shqetsim , pasi  keshtu “vonacaket” sllav po bënin realitet ëndërren hegjemoniste të daljes në detin Adriatik , në atë të Mesdheut e më tej..  Per të kontrolluar këtë hegjemoni kancelari i “hekurt” i Gjermanisë Oto Bismark paralajmronte  thirrjen me ngutë të kongresit në Berlin me 13 qershor 1878.. Patriotet shqiptarë kudo që ndodheshin per ti dalur para kesaj tragjedie që po luhej në kurriz të trojeve të Shqiperisë Etnike menduan të organizonin me daten 10 qershor 1878 një kuvend në Prizrenin historik, ku do të perfaqesoheshin të gjitha krahinat , malet apo bajrakët (flamurët) e trojeve shqiptare të ndara në kater copa (vilajete) nga pushtuesi osman ,per interesat e tij sunduese… Lajmi i organizimit të  kuvendit të Prizrenit u perhap (nga Gjakova) në të gjitha  trojet shqiptare , të cilat e perkrahen në pergjithsi një nisëm të till , duke  u treguar të gatëshme të dergonin perfaqesuesit e tyre në daten dhe vendin e caktuar. Edhe Stambolli ketë nisem të patrioteve shqiptarë bëri sikur e perkrahte ,por nga ana tjeter aktivizoi “hafijet” e tij per të “faktorizuar” ketë kuvend në favorin e interesave të veta.. Stambolli së pari njoftoi që të jenë  pjesmarrës në kuvend  shqiptarë turkofil , perfaqesues musliman nga Bosnje-Hercegovina dhe njëkohesisht  organizoi me strukturat e veta shtetrore e ushtarake të Vilajeteve apo Pashalleqeve pengimin e perfaqesuesve të krishterë dhe bashkëvëllezerit e tyre musliman nga trevat heroike e historike të Shkodres , Mirdites , Dukagjinit , Malesisë së Madhe e më gjërë per të shkuar në kohë në Prizren…Valiu i Shkodres Hysen Pasha u bë organizatori i pengeses , që vonoi delegatet  e Vilajetit të Shkodres të cilet nuk ishin prezent  në diten e hapjes së kuvendit të Prizrenit me daten 10 qershor 1878. Në dokumentet e “mbetura” per atë ditë shenohen rreth 110 emra delegatesh pjesmarres.. Shumica e atyre (që muaren pjesë në diten e parë të hapjes kuvendit) ishin nga vilajeti i Kosoves , ku disa nga keta delegatë janë : Iljaz  pashë (Qoku) Dibra , Imer Prizreni ( i cili kishte drejtuar fillimisht kuvendin) , Ali bej Gucia , Ahmet Koronica , Hasan pash  Tetova , Abdyl  Frashri , Shaban bej Prizreni , Zija bej Prishtina , Filip Doda , Sulejman Vokshi , Abdullah pashë Dreni ,Shuajp Spahiu , Jashar bej Shkupi , Ali Ibra , Shaban bej Peja e tjer.. Pra siç shihet edhe nga disa titujt “honorifik” dallohet qartë mungesa e madhe e një pjese të palcës së shqiptarisë , gjë që u kishte dhënë zemer turkofilëve sulltanist të kerkojnë haptë t’i japin këtij kuvendi karakter Islamiko-Osman… Kjo “performancë” në fakt ishte e dëshirueshme per sllavet e jugut dhe per atë pjesë të Europes që mbante kryet nga Rusia cariste… Vlen të kujtohet se  kuvendi i Lidhjes së Prizrenit (ndonse me mungesa e me mjaft veshtirsi) arriti të dergojnë në Berlin një delegacion domethenes me në krye Abdyl Frashrin dhe Pashko Vasen , të cilet i “dorzuan” kongresit një protestë energjike per moscenimin e trojeve shqiptare në favor të fqinjëve sllav e grek , dhe nëse kjo ndodhë shqiptaret të bashkuar do të mbrojnë trojet e veta  me armë në dorë me çdo çmim.. Kongresi i Berlinit i filloi punimet me 13 qershor 1878 dhe do të vijonte punen e tij në mes debatesh per rreth një muaj , nga perfqësuesit e fuqive europiane pjesmarrëse. Bismarku , kancelari gjerman (që ishte edhe i zoti i shtepisë të kongresit) thuhet se kur degjoi emrin Shqiperi ai e quajti , thjeshtë një shprehje gjeogarfike , gjë e cila tregonte “klimen” armiqsore të kongresit të Berlinit ndaj shqiptarëve…  Në kongresin e Berlinit fuqitë Europiane do të perfaqesoheshin ; Gjermania me kancelarin e  saj  Otto Bismark , Franca me ministrin e jashtem Vadington , Anglia me lordin Beaconsfield,  Austro-Hungaria  me ministrin e jashtem Adrassy , Italia me kontin Korte (Corte) , Rusia me ministrin e jashtem Gorkaçov , ndersa perandoria  Osmane kishte tre perfaqesues , Mehmet Ali Pashen , Karatheodhori Pashen  dhe  ambasadorin e saj në Berlin  Sadulla Pashen…   Vendimet e kongresit të Berlinit në pergjithsi u muaren në favor të interesave të fuqive pjesmarrese… Ndersa Serbia nuk u planifikua të zgjerohej në drejtim të Mitrovices  dhe të Priashtines , por ju dhanë krahinat e Pirotit , të Trenit , të Vranjës dhe të Nishit , (që i shin premtuar më parë Bullgarisë..), ndërkohë per Malin e Zi u plannifikua të zgjerohej me  krahinat e Tivarit , Podgoricës , Plavës , Gucisë (ose në vend të tyre të Hotit e Grudes), Rugoves  dhe të Kolashinit. Kongresi mori në shqyrtim edhe kerkesat e Greqisë (që nuk kishte marrë pjesë në këtë luftë kunder perandorisë Osmane, pasi kishte rreth një-gjysëm shekulli që ishte pavarësua nga pushtuesit otoman), duke vendosur që kufiri i ri në Tesali dhe në Shqiperinë e Poshtme  të caktohej nga një komision  turko-grek..Si vijë kufitare  rekomandohej vija  që formonin lumenjtë Kalamas dhe Selemvria , duke i dhënë keshtu  Greqisë, perveç tokave “greke” që i takonin  edhe treven shqiptare të Çamrisë.. Shqiperia siç shihet  u trajtua thjeshtë si një plaçkë lufte…

“Intermexo” në kujtim  të një miku dhe një armiku të shqiptarëve…

Vlen të kujtohet se perkundër politikes zyrtare të fuqive të atëhershme të Europes , kishte edhe zëra intelektualesh potencial të cilet e shihnin  në sy realitetin historik dhe konkret të trojeve shiptare. Studiuesi britanik  Artur Xhon Evans  botoi “Letrat Ilire” po në vitin 1878 , pasi kishte vizituar (një vit më parë) , Durrësin , Shqiperinë Veriore dhe Kosoven me në krye Prizrenin . Pershtypjet e vizitës së tij  ky studiues i permbyllte  me  fjalët : ” Gjithçka më bënë të kujtoj se nuk jam  as në mes të sllavëve  e as në me të turqve. Keta janë me të vertetë bashkëpatriotët  e Skenderbeut  dhe të Aliut të Tepelenes – shqiptarë , trashigimtarë të fortë si shkëmbi,  një racë luftarake  dhe gjithmonë e pamposhtur…”.  Me sa duket fuqitë Europiane të kohes kishin vendosur të mos degjojnë potenciale intelektuale të pa-anshme si studiuesin britanik  Evans , por të “degjonin” Karl Marksin , mikun e sllavëve dhe armikun e shqiptarëve , filozofin e proletarëve ( të atyre që  populli u thoshte horra) i cili ndër të tjera shkruante: “Arnautët (shqiptarët), janë pjesërisht të krishterë  të ritit ortodoks –grek dhe pjesërisht  musliman , ku duke gjykuar persa i njohim janë pak të pergatitur  per tu qytetruar. Prirjet e tyre grabitqare  duhet të detyrojnë çdo qeveri  fqinje  ti mbajnë nën trysni të rreptë ushtarake …Nuk mund të mohohet fakti se gadishulli i quajtur Turki  europiane  është pasuri natyrore e trashiguar  nga stergjyshrit  e racës  sllave të jugut… Rival të sallavëve  janë vetem barbaret arnaut  dhe turqit, të cilët  prej kohesh duhen denuar si kundershtaret më të egër të qytetrimit e perparimit , perkundrazi sllavë janë bartës të qytetrimit…”. (Se çfarë “qytetrimi” suallen sllavët në Ballkan e më gjërë , kjo nuk donë shumë koment , pasi pasojat e ketij “qytetrimi” edhe sot i mbajnë mbi shpinë trojet etnike shqiptare…).

“Jehona” e Fillimit  të Lidhjes Prizrenit në “Gegni” !!Në keto kushte shqiptarët me në krye ata të trevave  veriore e verilindore të Shqiperisë nuk qendruan kurrë duarkryq , ku perveç “profesionit” qindravjeçarë të qendreses  me armë në dorë, do të formulonin edhe dhjetra memorandume , protesta e kerkesa të cilat ju a kishin drejtuar fuqive europiane të kohes , Stambollit dhe në ketë kohë kongresit të Berlinit.   “Pikrisht” disa nga keto akte diplomatike të patrioteve shqiptarë po i  kujtojmë shkurtimisht: E para protesta e dates 15 qershorit (1878), protestë kjo  e popullsisë së Podgorices , Zhabjakut , Hotit  ,Grudes , Trieshit ,  Kuçit e tjer drejtuar kongresit të Berlinit per të mos i leshuar asnjë pellembë tokë Malit Zi.. E dyta vjen protesta e po kësaj date e popullsisë së krahinave të Shqiperisë së Mesme , të Veriut  të Tivarit e më gjërë,që u drejtohej qeverive të fuqive të mëdha kunder aneksimit  të tokave shqiptare po nga Mali i Zi… Ndersa e treta  është ajo e  dates 16 qershor 1878  që është protesta më e fuqishme dhe organizuar, e cila nënshkruhet në Shkodër nga 324 perfaqesues thuajse të të gjithave krahinave të Shqiperisë së veriut dhe asaj të mesme…Për të mos “merzitur” lexuesit po shenojmë vetem disa  nga emrat më sinjifikativ që nënshkruan protesten.. të cilet janë : Jusuf  Sokoli , Farnçesk Çoba , Pjeter Ashiku , Daut Boriçi , Filip Suma , Selim Gjyrezi , Zef (Xhuzepe)  Muzhani , Hafiz  Jusuf  Repishti , Pjeter Lazer Pistulli , Alo  Tabaku ,  Anton Zojzi , Tahir  Bushati , Gjon (Xhiovani) Çurçia , Dul Grizha , Pjeter Guraziu , Ahmet Haxhi  Ademi , Engjëll (Anxhelo)  Curani , Paulo Simon Noga , Pjeter A. Suma , Alush Fishta , Françesk Pema , Gjon (Xhvani) Çoba , Haxhi Selim  Karakaçi , Zef (Xhuzepe)  Vasa , Hasan  Quku ,  Pjeter Çapaliku , Mark  Lula , Marash Kola , Gjekë Gega  e tjer.. Ndersa lista vijon unë me ketë rast po veçoj nëshkruasit e treves së Malesisë së Madhe ,të cilet e nenshkruan protesten jo me “bojë”, por me gjak gjatë betejave luftarake në mbrojtje të trojeve shqiptare kunder ushtrive shovene Serbo-Malazeze . E ata atdhetar të mendjes e pushkes janë : Dedë  Gjon  Luli , Çun  Mula , Nikollë Mirash Hasanaj – Hot ; Ujk Gila e Merandia (Mirash) Nika –Kelmend ;  Gjel  Vuksani e Paskal (Pashko) Deda- Kastrat ; Smajl Martini , Pllum  Gjeka e Ibrahim  Hasani –Grudë ; Dedë  Nika , Lul  Vuli e Mus  Milia –Kuç ;  Dedë  Hysa e Mirash  Musa –Triepsh ; Marash  Dashi- Shkrel ; Sokol  Mustaf  Bajraktari , Meto Dema , Abdyl  Kurti e Mem Shabani- Koplik ; Fasli  Gruemira –Gruemire  ; Tafil Bisho e  Ali Tahiri – Grizhe ; Mehmet Rrjolli e Hajdar Huka –Rrjoll ; Zyber (Zymer) Selmani – bajraktari i Reçit, P. Mark Loshi nga Reçi ; Tak  Elezi –Lohe… Vlenë të theksohet se edhe komunitetet shqiptare që jetonin jashtë  trojeve të tyre  ishin soldarizuar me  protestat energjike kunder kongresit të Berlinit , që po planifikonte coptimin e mëtejshem të trojeve shqiptare. Një ndër keto protesta me  rëndesi historike është edhe ajo e  shqiptarëve me banim në Stamboll, të cilet  me daten 18 qershor (1878), u dergojnë një protestë domethenese perfaqesusesve  të Fuqive të mëdha në Kongresin e Berlinit,  kunder qellimeve  aneksioniste të Greqisë ndaj tokave shqiptare… Gjithsesi edhe në ketë situatë mjaftë atdhetare-shqiptare , turkofilët që “goksinin” në sofren e kuvendit të Prizrenit  kishin arritur që me 18 qershor të paraqitnin  një  program prej 16 pikash të njohur me emrin Karamame (tuqisht-libri i vendimeve) , madje  Karamame-ja edhe pse nuk mori shumicen e votave  (mori 47 vota), ajo u konsiderua e miratuar. Karamame-ja  shprehte besnikerinë e pa lekundur  ndaj sulltanit  dhe pershkohej nga fryma islamiko-osmane..

“Nga  Lidhja e Prizrenit në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”

Me gjithë perpjekjet e e patrioteve pjesmarres në kuvendin e Prizrenit insinuatat e performances se ky kuvend është një organizim në sherbim të perandorisë osmane kishin gjurmë të “thella”, të cilat filluan të “pastrohen” vetem me daten 30 qershor kur në Prizren  arriten delegatet e Shkodres ; Selim Begu-Gjyrezi , Jusuf agë Sokoli , Tahir Begu-Bushati , Shan  Deda , Hodo beg Sokoli , Jusuf efendi Podgorica  ,  Çun  Mula-bajrakatr i Hotit , Dedë Gjon Luli- vojvod i Hotit , Smajl  Martini –bajrakatr i Grudes , Baca  Kurti –vojvodë i Grudes , Ujk  Gila –bajraktar i Selces (Kelmend) , Marash  Dashi – bajraktar i Shkrelit , Dodë  Preçi – bajraktar i Kastratit , Gjel (Gjetë) Vuksani –Vojvod i Kastratit , Zyber (Zymer) Selmani – bajraktari i Reçit… Mark  Lula –bajraktar i Shales , Mark Kola- bajraktar i Shoshit ,Gjekë (Gjetë) Gega –vojvodë i Shllakut , Prengë Bibë Doda – Mirditë e tjer.. Vlenë të kujtohet se nga burime jo të dokumentuara thuhet se nga Malesia e Madhe muaren pjesë në Lidhjen e Prizrenit edhe  Gjokë Doda – Pjetroshan , Prel Toma – Jeran (Kastrat) e tjer.. Pas pjesmarrjes të plotë apo më sakt më të plotë të perfaqesuesve të planifikuar në ketë Kuvend u arrit miratimi i një Programi politik dhe ushtarak nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit ,që synonte të ruajnë tërsinë e tokave shqiptare  nga coptimi i shovinistëve fqinjë.. Per të “freskuar” diçka nga kujtesa se çfarë ishte ky program që u miratua me daten 02 korrik 1878 ,  mendova të citoj 14 pikat e programit…:

1.Nuk duam të pranojmë tjeter qeveri , perveç asaj të Portes së Lartë.

2.Po qe se kerkesa  jonë ,drejtuar Portës  së Lartë dhe Kongresit (Berlinit) , që Serbia dhe Mali i Zi  të zbrazin viset e okupuara prej tyre nuk do të merret parasysh ,ne të gjithë do të rrokim armët për çlirimin e tyre .

3.Po qe se trupat tona nisen në luftë , ne do ti permbahemi dispozitave  të Vendimeve dhe Urdhëresës.

4.E gjithë fuqia  jonë e armatosur do të ndahet në pesë korpuse ; keto do të perqendrohen në Shkoder , Shkup , Kosovë , Novipazar dhe Hercegovinë ,nga një (korpus) në secilen.

5.Trupat që do të mobilizohen në Shkoder  , do të sulmojnë Malin e Zi. Oficeret dhe flamurtaret e tyre do të zgjidhen prej popullit.

6.Perveç trupave  të veta  per në Guci do të dergohen 2000 burra  prej kontigjentit  të Gjakovës, dhe në Beranë  1000 burra prej Pejet.

7.Novipazari do të dergojë per në Kolashin  1000 burra prej trupave të tij.

8.Per Bjelopoljen do të majftojnë kontigjenti i mobilizuar prej banorëve vendas.

9.Per në Priepolje , Çajnicë ,Tashlixhë dhe Foçë , perveç kontigjentëve të tyre , do të dislokohen 2000 burra prej korpusit të Novipazarit.

10.Per mbrojtjen e vijës Gaçkë-Trebinjë , perveç trupave që do të japë  Hercegovina,  do të dergohen 10.000 burra prej Sarajevet . Të gjitha  keto së bashku  do të formojnë korpusin e Hercegovines.

11.Trupat që do të mblidhen nga Shkupi , Kosova , dhe Novipazari do të sulmojnë Serbinë në perputhje  me udhëzimet tona.

12.Kur armiku do të kërcenojnë ndonjë prej vendeve  të sipër-treguara  do të lajmrohen nga komandanti i pergjithshëm  të gjithë komandantet e tjerë. Sulmi kundër armikut  do të fillojnë  atëherë prej të gjitha  anëve njëherësh.

  1. Në qoftë se , në rast  lufte me Malin e Zi  , Serbia mbetet neutrale , do të dergohet në ndihmë një  korpus  nga trupat e caktuar perkundër Serbisë , per të vepruar  në Mal të Zi , dhe anasjelltas , një kontigjent  i caktuar perkundër Malit Zi do tu shkojnë në ndihmë trupave që veprojnë kundër Serbisë.

14.Në qoftë se duhet të luftohet kundër të dyve , Serbisë dhe Malit të Zi , atëherë , trupat e mobilizuara  perkundër të dyve do të zhvillojnë  luftën në menyren e sipershenuar dhe burrëria e qendresa nuk do ti lënë gjë mangët frymës së marrëveshjes dhe betimit tonë.                                                                                                                  Kuvendi i Lidhjes Prizrenit më parpara kishte zgjedhur edhe organet e veta drejtuese : Kryetar i Lidhjes ishte zgjedhur  Iljaz  pashë Dibra , kryetar i komisionit per punët e jashtme  Abdyl Frashëri , kryetar i komisionit per punë e brendëshme  Haxhi  Shabani dhe kryetar i komisionit per punët e finances  Sulejman Vokshi.. Lidhja  e Prizrenit njihej edhe si “Lidhja Shqiptare  per Mbrojtjen  e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare , apo Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.. Ky organizim do të merrte  trajtat e një “qeverie” shqiptare , me rendësi diplomatike dhe ushtarake në kundershtim me objektivat e qeverisë të Stambollit , të cilen shqiptaret e kundershtuan edhe me armë në dorë… Një “moment” i till sinjifikativ (por jo i vetem) është ai që zhvillohet në trojet shqiptare të Kosovës, kur me  25 gusht (1878) arriti në Prizren  marshalli turk Mehmet Ali Pasha , të cilin Porta e Lartë e kishte derguar në krye të një ushtrie , per të detyruar shqiptaret ti binden “fatit” të percaktuar  nga Europa , per ti leshuar Malit Zi trojet safi shqiptare , Plavën e Gucinë… Në Prizren marshalli ndeshi në mosbindje  te shumica e organeve qendrore të Lidhjes , por gjeti edhe mbeshtetje te disa pashallarë turkomanë. Me gjithë ketë situatë të pa favorshme , Mehhmet Ali Pasha vazhdoi rrugen per në kufirin e Malit të Zi , dhe me 1 shtator  arriti në Gjakovë , ku u perball me një kundershtim më të vendosur per misionin e tij antishqiptarë . Komiteti i Lidhjes  per Gjakoven i udhëhequr nga atdhetarë Sulejman Vokshi dhe Ahmet Koronica  i kerkuan  marshallit turk, të nderpriste  udhëtimin drejt kufirit malazez  dhe të kthehej në Stamboll. Mehmet Ali Pasha nuk e pranoi kerkesen e atdhetarëve shqiptarë , por shkoi dhe u strehua në sarajet e Abdullah pashë Drenit nga ku do të thurte planet e tij antishqiptare.. Forcat  vullnetare të Lidhjes Shqiptare i rrethuan sarajet duke filluar keshtu luftimet kunder ushtrisë dhe perkrahesve të Mehmet Ali Pashes , dhe “fatkeqësisht” mbeshtetesit të tij Abdulla Pashë Drenit. Pas një lufte të pergjakshme  tre ditore (3- 6 shtator 1878) , forcat e lidhjes  Shqiptare vranë  marshallin turk Mehmet Ali Pashen dhe shqiptarin Abdulla Pashë Drenin…Kjo fitore e forcave ushtarake të Lidhjes shqiptare pati jehonë  të madhe kombetare e më gjërë. Në vijim të mbeshtetjes të objektivave të Lidhjes së Prizrenit  u zhvilluan edhe dhjetra kuvende e memorandume të tjera në disa  krahina të Shqiperisë Etnike..Nga kjo kohë e organizimeve “diplomatike” po “veçojmë” ; Kuvendin e Dibres të dates 01 nentor (1878) , kuvendin i Prevezës të dates 11 janar 1879, memorandumin e Lidhjes Shqiptare të Jugut viti 1879 (pa datë) , si dhe një kuvend tjeter të zhvilluar po në Prizren me daten 3 tetor 1879…  Gjatë ketyre kohëve  me “afshë të shtuar” atëdhedashurie u nënshkruan  edhe shumë protesta , memorandume  e deklerata , ku me ketë rast menduam të kujtojmë (si tituj) “disa” nga ato  që “linden e u rriten” në votrat plot prush atdhtearie  të Malesisë Madhe dhe  Shkodres të cilat janë : Protesta e dates 21 shtator 1879 e nënshkruar nga kreret e krahianve të Grudës e Hotit , ku u kerkonin fuqive të mëdha të Europes “anullimin” e projekteve  per leshimin e trojeve të tyre Malit Zi. Dy Protesta të datave  01 mars dhe 12 mars 1880 të krenve të Hotit , Kelmendit , Kastratit e Grudes  drejtuar konsullit  të Austro-Hungarisë në Shkoder –kunder  gadishmerisë së qeverisë Osmane  per të dorzuar keto krahina Malit të Zi.Protesta e datës  18 maj të vitit 1880 , të degës së Lidhjes të Prizrenit- Shkodër, drejtuar konsujve të fuqive të Mëdha , kundër lëshimit të Hotit e Grudës Malit të Zi…  Mbasi kjo protestë me emrat që nenshkruajnë është shumë domethënëse, mendova që keta emra  t’i “paraqes” siç janë të cilësuar:  Daut Shukri efendiu , Selim Reçaj Efendiu , Sulejman beu , Haxhi Haki ,Ahmet agë Çoba , E’them  agë Kazazi , Hasan beu , Brahim efendiu , Haxhi Hysejn Drishti , ,Muhamet Bektashi , Ahmet Haxhi Ademi, Sali agë Doçi , Nikollë Gjush Serreqi , Simon Simoni , Mark Naraçi , Gjon Muzhani  ,Filip Suma dhe Andon Shiroka …”. Për të vijuar me protesten e Komitetit të Lidhjes (degës) Shkodër ,drejtuar perfaqësuesve  të fuqive të medha të Europes të dates 19 qershor 1880.. Dekleraten  e krernve të Hotit nenshkruar në Tuz me 16 korrik 1880 , ku shprehet vendosmeria  per të luftuar per mbrojtjen e trojeve të tyre nga sulmet e ushtrisë Malazeze  e tjer.. Por as malsoret , as shkodranët , as kosovaret dhe shqiptarët e tjer nuk u mjaftuan vetem me rrugët diplomatike , por nën udheheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881) rroken armet dhe u organizuan ushtarakisht në mbrojtje të trojeve të tyre shqiptare nga lakmit e fqinjeve shoven.. Në keto kohë heroike shenohen dhjetra beteja  ku spikasin ato në mbrojtje të  trojeve të Kosoves , Plaves , Gucisë , Hotit , Grudes , e veçanarisht të Ulqinit  kur shqiptaret luftonin jo vetem kunder pushtuesve malazez , por edhe kunder Perandorisë Osmane dhe  aleancave ushtarake të disa fuqive të Europes së Kohes…Vlen të theksohet se me daten 11 prill (1880) Komiteti (Dega) e Lidhjes Prizrenit –Shkoder  njoftonte  formimin e  shtabit  ushtarak ,që do të udhehiqte luftrat mbrojtëse të Malësorve , Shkodranve e më gjërë me këtë perberje : Nga Shkodra ; Hodo Sokoli ,  Selim Çoba , Filip Çeka , Selim Gjyrezi , Zef Simoni , Shaban Bushati etj.., Ndersa nga Malesia e Madhe : Dedë Gjon  Luli , Ismajl  Marku –Hot  ; Baca  Kurti , Smajl  Martini –Grudë ; Nikë Gila , Nikë Leka –Kelmend ; Shaban Elezi , Gjon  Deda –Kastrat etj.. Në keto luftra mbrojtse dhanë jeten qindra e mijëra deshmorë , të cilet ishin frymzimi dhe amaneti i pamort i shqiptarëve , per të shpetuar atë Shqiperi e shqiptari (edhe pse të ndarë ) që kemi sot , por  me shpresë per më mirë e bashkim  “mot”…Bibliografi:

1.Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptere 1878-1912 (Memorandume , Vendime, Protesta , Thirrje) Akademia e Shkencave …Instituti i Histiorisë –perg. nga Stefanaq  Pollo dhe Selami Pulaha-Tirane -1978.

2.Edwin Jacques ,SHQIPTARET –Historia e popullit shqiptare nga lashtesia deri ne ditet e sotme. -Tiranë 1995.

3.Xhafer  Belegu ,”LIDHJA E PRIZRENIT –Tirane 1939.

4.Tajar  Zavalani , HISTORI E SHQIPERISE –Tirane 1998.

5.Stefanaq  Pollo , Në Gjurmë te Historise Shqiptare.I. –Tirane 1990.

6.Serge  Metais ,HISTORI E SHQIPTARVE  nga Iliret deri te pavaresia e Kosoves. Tirane-2006

  1. Gazeta “Shqiperia Etnike” nr.5 viti 2001 ( Ndue Bacaj – artikulli “Shqiperia Etnike nga Realiteti në Ëndërr”).

8.Antonio  Baldacci , SHQIPERIA E MADHE.- Tiranë 2006.

9.At  Gjergj  Fishta ,LAHUTA E MALËSISË . Romë 1991.

  1. Kristaq  Prifti , Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne dokumentet osmane –Tirane 1978.

11.Hamdi Bushati ,Shkodra dhe Motet ,vll.I.    Shkoder -1998.

12.Letrat, vllimi Çoba :’Studime Historike” ,V.1968 nr.33..

13.AQSH,fondi “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”,dosja 2,dok.5523.

14.Stefanaq Pollo ,Referati i mbajtur me rastin e 90 vjetorit te Lidhjes Prizrenit ,botua ne Studime  historike -1968.

15.Kristo  Frasheri “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”1878- 1881 ,vll.I.Tirane -1989.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.