Plot 17 vite jetë të muzeumit Historikë-Etnografik në Lekaj të qytetit të Tuzit në Malin e Zi, janë festuar si zakonisht me datën 1 Maj. E verteta duhet thënë, ashtu siç është. Ndër gjithë këto vite një organizim i tillë, me kaq pjesmarrje të gjërë veshtirë të mbahet mënd. Kjo ka ndodhur edhe pse çuditërisht, pjesmarrësit nuk ishin pushtetar të asnjërës prej dy njësive të qëverisjes vëndore të M.Madhe këndej dhe andej kufirit. I vetmi që prej vitesh nderon dhe respekton këtë ditëlindje është kryretari LDSH Nikollë Camaj. Ndersa të munguarit nga Bashkia M.Madhe ishin të gjithë. Gjithësesi ata që e nderuan dhe vlersuan këtë ditëlindje, ishin realisht pjesa e rënësishme e kultures së dy pjesve të Malësisë së Madhe. Kështu fillimisht ka qënë moderatorja e këtij aktiviteti poetja
Senada Delaj (Demushi) e cila me mjaft profesionalizem i ka dhëne sharmin e duhur kësaj ditëlindje. Vëçmas ekspozitës së fotografive nga fotografi i moçëm Shtjefen Ivezaj dhe ekspozites se kostumeve kombetare të mjeshtres së këtyre punimeve File Kola, një tjeter pikë kulmore në ketë dite feste ka qënë edhe promovimi i librit “Burrat e Malësisë” së autorit Ilmi Kurti.
Ndërkaq mjaft mbresëlënëse dhe pse jo tejet vlersuese ka qënë dhe akordimi i disa titujve nderi nga tre organizata jo qeveritare, për disa përsonazhe Malësorë dhe jo vetem.
Kështu për gazetaren e mirënjohur Koplikase Manjola Zeka ka qënë vertetë një momënt impersionues ky vlersim që i bëhet nga vëndlindja e saj M.Madhe, po kështu edhe për poetin Isuf Hebaj, apo edhe juristen e njohur miken e malësorve Fatmira Lami, apo edhe të tjerë si ish komandanti i divizionit Shkoder Enver Gaba.
Një ditë pra e bukur, plotë emocione dhe mbi të gjitha plotë mirësi dhe vllazëri ka qëne kjo ditëlindje e cila është pershendetur me një këngë tipike malësore nga lahutari i njour Jonuz Delaj.
Gjatë kësaj dite feste ditëlindje “Revista Fjala” realizoj disa intervista, ku veçojmë intervisten me gazetaren Malësore Manjola Zekaj e cila është drejtore e shtypit ne kuvendin e Shqiperisë…. Jo nuk ka si Malësia ime… kjo ka qënë pergjigjeja e saj për pyetjen e bërë: Cili do të ishte titulli i një reportazhi të shkruar nga ju, në një ditë të tillë?