5 MAJI DITË KUJTIMI DHE NDERIMI PËR DËSHMORËT

0

Në ndërim të veprës së pavdekshme të deshmorve të atdheut, organizata e veteranëve dhe ajo e familjeve të dëshmorve kanë organizuar një seri veprimtarish perkujtimore. Në këte vlersim dhe nderim te gjakut të derdhur per lirin dhe mbrojtjen e atdheut nga deshmoret, këto ceremoni janë organizuzar dhe respektuar edhe nga Bashkia M.Madhe dhe Partia Socialiste .Ajo që si gjithënjë bije në sy në diten e deshmorve, është mungesa e partive politike te spektrit te djathtë.
Kështu kurora me lule pranë lapidarit kushtuar luftës heroike të Reçit, ketu në mungesë të lapidarit të hequr të luftësë së Koplikut , kanë vendosur kurora, kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj, s’bashku me vllajn e familjes së deëshmorit të atdheut Demush Hebaj, po kështu dhe nën prefektja Taze Lohja, kryretari i Partisë Socialiste Lulzim Zaraj , nën kryetarja e bashkisë Nertila Bajramaj, dhe perfaqësues të organizates se veteranve dhe atyre te deshmorve. Në fjalen e tij sekretari i organizates së familjeve të deshmorve Hajrullah Çelaj ka vlersuar respektin që u behët këtyre familje teksa kujtohen të rënët e luftes per çlirimin e vendit. Nderkohë që kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj , është ndalur tek vlera e gjakut të derdhur nga deshmoret pikërisht per këto ditë që sot Shqiptaret gëzojnë.
Më pas kanë vijuar vizitat në familjet e dëshmorëve të atdheut. Fillimisht autoritet vëndore të Bashkisë M.Madhe janë ndalur ne familjen e deshmorit Rifat Nuzi. Këtu të pranishmit kanë vlersuar faktin se kjo familje me tradita atdhetare vazhdon të mbajnë lartë emrin e deshmorit Rifat Nuzi. Më tej në axhendën e autoriteteve vëndore per të vizityuar familjet e deshmorve, ka vijuar në familjet e tre punojsve të policisë së rënë në krye të detyres. Në familjen e deshmorit Ilir Dashi kreu i Bashkisë Tonin Marinaj , nënprefektja Taze Lohja, shefi i komisariatit të policisë Leonard Ndreka, si dhe kreu i socialistve Lulzim Zaraj , mbasi kane sjellë në kujtesë aktin heroik të deshmorit Ilir Dashi, nënës së deshmorit i është dorzuar çertifikatë mirënjohje nga kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj, çertifikatë të cilen e ka dorzuar shefi i komisariatit Leonard Ndreka. Po kështu edhe në familjen e Zambak Currit, drejtuesit e pushtetit vëndor dhe të komisariatit i kane dorzuar çertifikaten e Mirënjohjes, së akorduar nga kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj. Familjaret e policit të rënë në krye të detyres Zambak Curraj, kanë falenderuar autoritet per këtë lehtësim të kësaj dhimbje që nuk iken kurr. Nderkohë që çertifikaten ia ka dorzuar shefi i komisariatit vajzës së Zambakut, e cila ka vijuar rrugëtimin e të atit në rradhet e policisë së shtetit. Lotë dhe dhimbje krenarie, të gjitha së bashku në këtë ditë të 5 Majit edhe në familjen e Zambak Currit. Ndersa në familjen e policit të vrarë Fran Murrizi, në fshatin Pjetroshan të njësisë administrative Kastrat, vëcmas dorzimit të Çertifikates së mirënjohjes nga kreu i Bashkisë Tonin Marinaj, autoritet vëndore kanë bërë dhe një vizitë tek varri i policit të rënë në krye të detyresë. Dhe s’fundmi një tjeter vizitë ka qënë ne familjen Zekaj në fshatin Kaldrun të njësisë Qendër. Këto kanë qënë vizitat në familjet e deshmorve ku ishin të pranishem autoritet e Bashkisë M.Madhe…


Por vizitat në familjet e deshmorve nuk kanë perfunduar këtu. Në njësinë administrative Gruemire. Keto vizita i ka kryesuasr nënëkryetari i Bashkisë M.Madhe Sytki Ndrecaj, vizita te Familjet e Dëshmoreve: 1. Tek familja e Halil Ramaj ne Bogiq ku i dorezuam Çertefikaten e Mirenjohjes dhene nga Kryetari i Bashkise z.Tonin Marinaj për djalin e tyre z.Valmir Ramaj (pas vdekjes) ish-polic i vrarë në vitin 1996. 2. Tëk familja e Gjovalin Gjelaj ne fshatin Omaraj per nder të Deshmorit Tom Nik Gjelaj i vrare ne Gostivar ne vitin 1943. 3. Tek familja e Rrustem Sufaj ne Linaj ku i dorezuam Çertefikaten e Mirenjohjes dhene nga Kryetari i Bashkise z.Tonin Marinaj per djalin e tyre z.Salih Sufaj (pas vdekjes) ish-polic i vrare ne vitin 1994. 4. Tek familja e Ismat Ibraj ne Hysaj per nder te Deshmorit Zenel Ibraj i vrare ne vitin 1943. Ndaj në perfundim të kësaj vizitë në këto familje nën kryetari i Bashkisë Sytki Ndrecaj i ka falenderuar keto familje per pritjet e rezervuara. Nje falënderim ka patur edhe per gjithë ekipin që e shoqeronte e konkretisht: z.Ismet Sylaj Administratori i Nj.A.Gruemire, z.Rasim Demaj Drejtori i Zyres së Punës dhe Çeshtjeve Sociale, z.Esat Ulaj nga Organizata e Familjeve te Deshmoreve si dhe gazetarin e kameramanin e mirënjohur z.Bashkim Ramekaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.