Ndodh edhe kështu … Peshku i ruanë unazën e humbur çiftit

0
508

Një zhytëse profesioniste, i quajtur Susan Proyer, ka gjetur një unazë me vlerë të madhe, në trupin e një peshku në Australi.Sipas raportimeve, unaza i ka humbur një pushuesi, i cili sapo e kishte blerë me rastin e martesës. Ajo i përkiste Nathan Reeves, i cili për muajin e mjaltit kishte vendosur për të shkuar në Australi me bashkëshorten e tij Susie Quintal, e teksa notonte në ujërat të kristalta atje, humbi unazën.Çifti vuri re që unaza mungonte kur u kthyen në shtëpinë e tyre në Gold Coast dhe sigurisht dëshpërimi ishte i madh sepse përveç vlerës monetare, unaza ishte simboli i martesës së tyre.Sakaq, në një intervistë të dhënë për mediat vendase, zhytësja Susan Pryor, ka thënë se ishte e merakosur për shëndetin e peshkut, se sa për unazën e vlerës së saj. Ajo ka nënvizuar se prezenca e unazës në trupin e peshkut mund të ishte problematike për të ardhmen, pasi peshku do të rritej, e rrethi i florinjtë do e ngushtonte së tepërmi trupin e tij.Susan kishte dëgjuar për historinë e çiftit, e përmes rrjeteve sociale ka kontaktuar për ti kthyer unazën, ndërsa shtoi, se peshku tanimë ndodhet jashtë rrezikut e në gjendje të mirë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.