Urime për besimtarët Musliman në këtë Fitër Bajram , në M.Madhe Shkodër e më gjerë kanë percjell nëpërmjet kontakteve apo rrjeteve sociale dhe mediave mjaft qytetarë e veçanarisht perfaqësues të pushtetit vëndorë , të politikës ,locale por edhe deputetet e zgjedhur për në Kuvëndin e Shqiperisë me datën 25 prill z, Paulin Sterkaj e Ramadan Likaj.Ndonse duket që kushtet e pandemisë edhe në këtë Fitër Bajram kanë vëndosur rregullin e tyre , duke mos iu krijuar mundësinë e dëshëruar besimtarve Musliman për të fëstuar dhe natyrisht prit e percjellë mysafirët siç e kerkon tradita e besimit, veçanarisht në Shqipëri, përsëri nuk kanë munguar urimet.Kësisoj nëpërmjet rrjeteve sociale , apo dhe mediave të ndryshme urimet me te mira për besimtarët i kanë derguar përfaqësues të besimeve të ndryshmre , të partive politike, si dhe pushteti vëndor në M.Madhe dhe Shkodër.Kështu krahas Tv Kopliku i cili ka uruar besimtaret kudo që shkojnë valët e tij, të parët që kanë uruar bësimtarët Musliman kanë qënë edhe dy deputetet e sapo zgjedhur në kuvëndin e Shqiperisë z, Ramadan Likaj dhe Paulin Sterkaj.Mirësi dhe begati në jetën tuaj dhe të familjeve tuaja, kështu kanë uruar veçmas të tjerave dy deputetët e M.Madhe Likaj dhe Sterkaj.Ndersa N\Prefekti Hysen Hysaj shkruan: Gezuar e Pershumevjet Fiter Bajramin! Mirsia dhe begatia mbizoteroftë gjithmonë në familjet tuaja.! Edhe perfaqësuesit e Partive politike kanë percjell urimet e tyre më të sinqerta për besimtarët, Kësisoj Lulzim Zaraj i Partisë Socialiste, shkruan; Se ndihet i rrespektuar që i jepët mundësia t’ju urojnë gezuar Fitër Bajramin! Ndersa Anton Kokaj dhe Muhamet Muçaj perfaqësues te Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane urojnë përzëmërsisht vllezërit e besimit Musliman Gëzuar Fitër Bajramin!Urimet në këtë ditë feste për besimtarët Musliman kanë qënë të shumta nga I gjithë spektri ipolitikës dhe i pushtetit vëndor.