Ditën e sotme ka pasur urime të shumta nga zyrtarë të politikës, përsa i përket festës se “Fitër Bajramit”.Ndër to ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila pas vizitës në zyrat e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në një dalje pulbike për mediat, ka uruar të gjithë besimtarët për festën e ‘Bajramit’.Në hyrje të fjalës së mbajtur, kryetarja e LSI tha se dita e sotme është pak gri por shtoi se pas errësirës gjithmonë vjen drita. Ndërsa tha se kjo ditë sjell një frymë të re të nevojshme për të gjithë shqiptarët.“Dua t’ju uroj të gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës, sot është dita e krijimit të një fryme të re, për të cilën shqiptarët sot kanë nevojë më shumë se kurrë. Dua tju uroj të gjithë shqiptarëve, gëzuar festën, jo vetëm myslimanëve pasi kjo është një festë bashkimi në familjet tona.Besimi në Zot n’a jep kurajën dhe forcën për t’u ngritur dhe për të ëprballuar forcën dhe për të gjetur sfida të reja të domosdoshme për të gjithë ne.
Faleminderit dhe gëzuar përshumëvjet të gjithëve!”- tha Kryemadhi.