Vllai dhe kushërinjtë nuk durojn “turpin”, i presin kokën se ishte homoseksual

0

Një djali iranian dyshohet se iu pre koka nga familja e tij pasi morën vesh se ishte homoseksual.Ali Fazeli Monfared, 20 vjeç, kishte aplikuar që të përjashtohej nga shërbimi ushtarak për shkak të seksualitetit të tij. Letra ku shkruhej se kërkesa e tij ishte pranuar, kishte mbërritur kur ai nuk ishte në shtëpi dhe u lexua nga familjarët.Pretendohet se gjysmë-vëllai i Monfared dhe dy kushërinjtë e tyre e morën atë në një makinë përpara se të kryenin vrasjen brutale.Fajtorët e dyshuar thuhet se e kishin lënë trupin nën një palmë në Borumi, një fshat, para se të lajmëronin mamanë e tij. Tragjikisht, Monfared i njohur si Alireza, kishte planifikuar të udhëtonte në Turqi për të qenë me partnerin e tij.Tre personat janë arrestuar dhe ka të ngjarë të akuzohen për vrasje, sipas 6Rang, një organizatë iraniane LGBT +. Grupi tha se Monfared ishte vrarë sepse nuk dëshironte të shkonte në ushtri për shkak të homoseksualitetit të tij.Nëna e tij po e vuan shumë vdekjen e fëmijës së saj të vetëm dhe është shtruar në spital. Monfared foli me nënën e tij në telefon për herë të fundit të martën, tha partneri Aghil Abyat për Iranwire.“Asgjë nuk është më e vështirë sesa je me shpresa se do e takosh personin që do brenda disa ditësh dhe më pas merr vesh që ka vdekur. Është shumë e vështirë të mos jem në gjendje ta shoh apo dëgjoj zërin e tij. Kjo është një dhimbje torturuese që do të mbetet në zemrën time deri në fund të jetës”, është shprehur partneri i tij.Thuhet se Z. Monfared kishte një marrëdhënie të vështirë me gjysmë-vëllain e tij, i cili e kritikonte për mënyrën e veshjes së tij.Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë kohë që flasin për diskriminimin dhe rrezikun me të cilin përballen personat LGBTQ + në Iran. Homoseksualiteti dënohet me ekzekutim në vend. Shumë njerëz homoseksualë vriten gjithashtu në ‘vrasje nderi’ të kryera nga familjet e tyre, të cilët besojnë se seksualiteti i tyre sjell turp.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.