Ndërkohë brigjet e zemrës ngrijnë pafajsinë

0
143
VALBONA KOLAVERI    –
ADHURIMMund të jetë një imazh i 1 person
Parcelave të zemrës
ndjenjat ndanë kohës
vyshken
ngricave të ditëve fatkeqe
Ku simotrën e zemrës tënde
e sheh larg
E kridhesh mes pengjesh
mes mallesh
mes vajesh
Për ti ngrohur
në ditë ledhatimesh
pa drojë
Larg trishtimit
mes buzëqeshjesh
në sy që shkëlqejnë
Drejt atij që të fal
adhurimin.
GAZTORMund të jetë art
Dekorë gaztorësh
parakalojnë mes nëqeshjesh
të thatë
pa jetë
të mekur nën shpirtra
të ngrysur
bajatë
tek shfryjnë inate
nën sarkazma
veshur ditë natë në llojin e tyre
me maska hipokritësh
Jargojne
Nën hije vetesh rriten
DJAJ
askundin të gjejnë
Sa keq kur idhnimin
Rrisni nën gaz
Sa keq…
ASGJËMund të jetë art në lidhje me: një ose më shumë persona
Asgjë s’më ngrohu sot
Tejskajshëm shikimet
therin stalaktita
Ndërkohë brigjet e zemrës
ngrijnë pafajsinë
të zënë ndër leqe
ftohtësinë..
PORTRETMund të jetë një ilustrim i një ose më shumë persona
Portreti im
rrethuar nga gjysmëpjesëza
tē hijezuara çaste të limituara
Pazëll drite
që pret të shkëlqejë
nē tehe ngricash
qē kërcasin fort
funksionesh vargëzuar
JETË
Formulë e zbatuar
të dua me çdo kusht
MAJASHMund të jetë një fotografi nga afër e 1 person
Majash
Mu mpi këmba
paksa edhe mendja
Ngriu Shkurti
mavi u bë dhe gjaku
Nē majë tē ditës
më ngriu dhe fjala
tek anoj ndër maja
më shēmbet edhe zemra
Majë më majë shikimet
gjarpërojnë shigjeta
shpirtin e harkërojnë
rrafshohet në të teposhtë
frikēn të më mposhtë..
TRANSAKSIONMund të jetë një fotografi nga afër
Ditët
në transaksione shpirti
marr dhe jap energji
Në boshtet e vetes
mbledh dhe zbres ndjenja
humbje ,
e rikuperime të vërtetash
çast pas çasti ndodhin
na rrëzojnë,
dhe na ngrohin
Por në fund këmbimesh
asgjë s’më rrit vërtetë më shumë
sesa të jem taksative
e vërteta e vetes unē.
DOBËSIMund të jetë një fotografi nga afër e 1 person
Marramendjet e kohëve
pështjellojnë ditë e netë
të çmendura
marramendjesh fatkeqe
që fatet vjellin udhëve
si barqe të prishura qejfesh
barsjesh të ngrysuna
që veç pjellin mllef

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.