REVISTA :” VENDLINDJA” ,EVIDENTUESE DHE PROMOVUESE E VLERAVE HISTORIKE ,ETNO-KULTURORE DHE GJITHËPËRFSHIRËSE.

0
119
JAK RROZHANI Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
 Në harkun kohor të një viti e në vazhdim ,është numri i tretë i botimit të Revistës  ” Vendlindja” , botim i Shoqatës Mbretneshë TEUTA – Malaj , që duhet përgëzuar , duke përçuar histori, kulturë,tradita etj , e cila u promovua né Festën e Shna- Vlashit ,më 3 shkurt të këtij viti ,festë e fshatit Malaj -Mirditë ,ku emrin e këtij shenjtori e mban edhe kisha e Kthellës . Malaj ,është një fshat i bukur, vendlindja e dashur e gazetarit dhe e publicistit Martin Dedaj, që është kryeredaktor i kësaj reviste prestigjioze e që e përgatit profesionalisht për botim ,si dhe sekretar i Shoqatës ” Mbretneshë TEUTA ” – Malaj ,i cili është krijuesi më produktiv i kësaj treve me histori ,kulturë ,zakone,tradita,arsim ,atdhetari e bujari ,që i përcjell edhe kjo revistë e dashur për lexuesit brenda e jashtë vendit ,ku deri më tani ka botuar librat : “Vojvoda i Bajrakut të Velës” , Monografi dhe ” Përtej Dashnisë” ,Poezi ,si redaktor dhe që ka përgatitur për botim disa libra të autorëve të kësaj treve e më gjërë ,duke vazhduar me pasion e profesionalizëm muzën e tij krijuese. Vlen të përmendet  puna krijuese e kontributi i konsulentit të kësaj Reviste Dod Pjetraj, si dhe puna krijuese e redaktorës së kësaj Reviste,  Armanda Veseli , studente e Gazetari- Komunikim ,në Universitetin ” Luigj Gurakuqi” Shkodër, e cila lëvron poezinë dhe prozën e së shpejti do të dalë me librin e parë ,që premton risi. Kjo revistë prestigjioze shpërndahet edhe jashtë kufijve , aty ku ka shqiptarë, si dhe me promovimin e saj  në Grac, të Austrisë, më 2022, në Festën e Flamurit , duke vazhduar me sukses rrugëtimin e saj, si promovuese e vlerave gjithëpërfshirëse dhe e dashur nga lexuesit e shumtë .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.