Ndahet nga jeta ish futbollisti më i mirë i “Skenderbeut”

0
304

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të një sëmundje të rëndë në moshën 63-vjeçare, Milutin Kërçiç, ish-lojtar i Skënderbeut dhe legjendë e klubit.Lajmin e njoftojnë familjarë të tij dhe dashamirës të Skënderbeut në rrjetet sociale.Gjatë Kërçiç e kaloi gjithë karrierën e tij si futbollist te Skënderbeu. Ai luajti në vitet 1970 dhe ishte një nga sulmuesit më të mirë në vendin tonë. Në sezonin 2010-11, Kërçiç ishte edhe pjesë e stafit teknik të Skënderbeut, si dhe ndihmësi i parë i ish-trajnerit Shpëtim Duro.Edhe me ardhjen e teknikut çek, Stanislav Levi, ai vazhdoi punën pranë skuadrës si ndihmës trajnerdhe si përkthyes për lojtarët sllavë që luanin te kjo skuadër, duke pasur një meritë të madhe në suksesin e madh të Skënderbeut të atyre viteve.Për ndarjen nga jeta  të  Kerçiç  ka shkruar edhe presidwnti i Republikës Ilir Meta:Është ndarë nga jeta në moshën 63- vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar “Shpresa” Milutin Kerçiç, i cili vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.Milutin Kerçiç është padyshim një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e Skënderbeut. Prej gati 30 vitesh jetonte në Guci të Malit të Zi, prej dhe nga kishte origjinën e babait. Nga viti 2010 është rikthyer dhe një herë te “Skënderbeu” pasi ish-presidenti i futbollit korçar Agim Zeqo e ka përfshirë për gati 3 sezone në stafin e ekipit. Por, rikthehet dhe një herë në vendin e origjinës aty ku dhe do të prehet.Për ndarjen nga jeta të futbollistit Milutin Kërçiç ka reaguar edhe kreu i shtetit Ilir Meta. Përmes një mesazhi në rrjete sociale, ai i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve, ndërsa vlerëson lojtarin për talentin e jashtëzakonshëm.“Mësova me hidhërim lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej legjendave të “Skënderbeut” dhe futbollit shqiptar, Milutin Kërçiç, idhullin e shumë fëmijëve korçarë të viteve ’70-’80, të vlerësuar për talentin e tij të jashtëzakonshëm nga të gjithë sportdashësit dhe ne, që patëm fatin ta shihnim në fushën e blertë.Model i lojtarit korrekt në fushë, virtuoz me topin dhe i dalluar për teknikën e rrallë, Milutin Kërçiç do kujtohet gjithmonë me respekt për kontributin e veçantë të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, shembull frymëzues për vlerat e veçanta sportive dhe qytetare, që përfaqësonte.Ngushëllime të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe të gjithëve sportdashësve për këtë humbje të pazëvendësueshme”- shkruan Meta.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.