Ministrja Kushi në Vlorë, inspektim të shkollave për masat anti-COVID dhe procesin mësimor

0
338

 Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka vizituar disa shkolla në Vlorë, për të parë nga afër se si po zbatohen masat kundër koronavirusit, si dhe ka vëzhguar zhvillimin e procesit mësimor.Për më gjerë, ju lutem gjeni më poshtë Njoftimin, linkun e publikimit në rrjetin social të ministres, linkun e videos së këtij inspektimi, si dhe bashkëngjitur fotot e vizitës. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka vijuar me vizitat dhe inspektimet nëpër shkolla të ndryshme të vendit. Këtë herë ishte në qytetin e Vlorës për të parë nga afër masat Anti-COVID dhe se si po ecën procesi mësimor.“Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jani Minga” në Vlorë ishin kampionë të vërtetë: plotësisht të kujdesshëm, mbajnë maskën, ruajnë distancën dhe zbatojnë çdo rregull tjetër për të ruajtur bashkëmoshatarët, mësuesit dhe prindërit e tyre” – shkruan ministrja Kushi në Facebook.Ajo shton se e njëjta situatë shumë e mirë reflektohet edhe në gjimnazin “Ali Demi”, ku bashkë me Kryetarin e Bashkisë Vlorë Dritan Leli dhe kolegen deputete Vilma Bello e njëkohësisht ish-nxënëse e kësaj shkolle, janë interesuar mbi ecurinë e procesit mësimor dhe kanë parë nga afër masat e ndërmarra anti-COVID.Ministrja Kushi shprehet e kënaqur “mbi ecurinë e deritanishme të mësimit, respektimin e masave dhe ndërgjegjësimin nëpër shkolla, dhe mbetet shumë besimplotë që me këtë ritëm optimal, këtë vit shkollor jo të lehtë do ta kalojnë bashkërisht me sukses”.Ishte ky njoftimi i zyrës së  shtypit    në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Linku i publikimit:

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/134958864986223/?extid=0&d=n

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.