“Mjekësia Alternative ” kurrë më pranë se tani

0
660
Përgatiti: Rita Shkurtaj
Ditën e mërkurrë të datës 07. 10. 2020 në ambjentet e brendshme të qëndres “YMERI MEDICAL CENTER” në Koplik, Malësi e Madhe u prezantu projekti më i ri i kompanisë Tiens Albania i cili synon të sjellë sa më pranë nesh mjeksine alternative si një nga nevojat më prezente për kohën e vështirë të pandemisë me të cilën u perballëm në rang botëror si dhe gjendjes së rënduar që vazhdon të jetë akoma kërcënim për shëndetin e të gjithëve. Të lodhur nga medikamentet me kimikate që kombinohen në labaratore, mjeksia me baze bimore po gjen shtrirje në të gjithë botën aq sa të duket se konkurenca mes tyre ka vënë një pikpyetje të madhe besueshmerie para njeriut të shekullit të ri, i cili kërkon me çdo kusht të krijoje terrene transparente dhe bindese për përdorimin e tyre. Ky ishte edhe qëllimi i këtij prezantimi para malsoreve si dhe themelimi i pikës lidhëse “FARMACISË ONLINE” ku pacientët malsor të kenë mundesi ti porosisin dhe ti gjejnë keto produkte me porosi. Vetë fakti që këto barna janë me baze bimore skadenca dhe kushtet optimale të ruajtjes nëpër raftet e farmacive nuk ua mundeson këtë gjë pasi janë teper delikate, prandaj edhe kushti themelor i çertefikimit të tyre është që ato lejohen të merren vetëm me porosi, direkt nga qendra e pergatitjes dhe ambalazhimit të tyre. Sipas znj. Orsela Aga përfaqsuesja e vetme e liçensuar e kompanisë “Tiens” për Shqiperine me qendër në Tirane tha se organizimi i këtij takimi nuk ishte i rastesishëm pasi ishte i planifikuar prej kohesh por distancimi dhe diferencimi social nuk na e lejonte që këtë takim t’a realizojme më heret, edhe pse kontaktet me pacientat malsor kishin filluar prej muajsh, pasi siç thone vetë malsorët “gjeja e mire shet vetin”, nga kontaktet me njëri tjetrin kanë filluar t’i kërkojnë vetë këto barna që prej disa muajsh për nevoja të ndryshme në kërkim të shëndetit të tyre optimal. Janë produkte bimore pa efekte ansore dhe me baza tepër të pranueshme për organizmin tonë, tha në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i qendres “Ymeri Medical Center” Dr. Seit Ymeri njekohsisht edhe kordinatori që do menaxhoje gjithë aktivitetin e kësaj klinike online, kaq jetike dhe me shumë vlerë për ne malsoret shtoi ai, pasi shumë prej atyre barnave që u prezantuan në monitor kane si burim kryesor esenca nga produkte ushqimore çka u jep teper besueshmeri në konsumimin e tyre ku një pjese e mirë e tyre i perkasin edhe gastronomise shqiptare, edhe pse barnat vijnë nga Amerika e largët. Me shumë interes u degjua edhe fjala e kordinatores së Tiens Albania për Malin e Zi, znj. Valentina Lulgjuraj e cila më së shumti foli për eksperjencat e saj personale si dhe kontaktet e saj me këtë kompani e sidomos me këto barna të cilat i kishin kthyer shëndetin e demtuar nga kimikatet farmaceutike si dhe forcuar imunitetin aq sa falë tyre po jetoj jetën me insitet e në normalitet të plotë. Pas një sërë pyetjesh dhe diskutimesh u vu re se kjo kompani ka gjetur teren të pranueshëm e të sigurte në Malësi të Madhe. Ky takim u paraprin edhe një sërë takimesh që do organizohen tashme me pacient, ku në bazë edhe te sëmundjes së tyre do u prezantojmë edhe barnat që do u demostrohen në prezence duke u dhënë atyre edhe shpjegime perkatëse të përdorimit të tyre. U shperndam me ndjesine e mirë të qytetarisë ndër malsorë si dhe me urimet përkatese për suksese të ndersjellta ne aktivitetet jetsore të secilit e sidomos të kompanisë Tiens Albania për të cilin ishim mbledhur.
Shëndeti është çështje e të gjithëve ndaj në ato 28 barna të çertifikuara e të hyra në Shqipëri nga kompania Tiens Albania, kërkoni të duhuren për vete dhe të afermin tuaj pranë qëndres YMERI MEDICAL CENTER.
Tetor 2020

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.