“Kuvendi me grate e vajzat mirditore vajzat mirditore” vazhdon.
Sot dua tju sjell ne vemendje nje bije Zajsi nje infermiere qe karrieren e saj e filloj ne Kurbnesh dhe me vone e vazhdoj ne Durres.
Behet fjale per Martina Gjyzeli ( Beci)
Si fillim Martina te lutem na u prezanto :
Kam lindur në Zajs në Selitë.
Kam mbarue klasën e 8-të me rezultate të shkëlqyera.
Në vitin 1970 kam mbarue shkollën e mesme të infërmjerisë për ndihmes / mjeke me rezultate të shkëlqyera.
Per arsye biografie nuk mu dha e drejta e studimit ne mjeksi e cila ishte dhe mbeti nje enderr e parealizuar.
Pas mbarimit te shkolles se mesme u emrova si ndihmes mjeke ne spitalin e Kurbneshit.
Fillimi ishte mjaft emocional sepse do punoja ne ndihme te njerezve te zones ku une isha lindur e rritur.
Por kte fillim te punes ne profesionin tim te dashur ma lehtesoj shume stafi mjeksor qe une gjeta ne spital.
Një staf i mrekullueshëm me mjek e infermierë të mrekullueshëm e të specializuar.
Aty ishte kryqi i suksesit tim, aty u bëra ndihmës- mjeke profesioniste.
Ne kte spital une mora themelet e eksperiences time e cila me ka ndihmuar gjate gjithe jetes time profesionale.
Martina duke qene se ishe bije e zones cfare mardhenie krijove ti me komunitetin e zones?
Mardheniet me komunitetin i kisha të shkëlqyera , se aty kisha lindur, rritur e punoja aty .
Ata shihnin tek une njeriun me bluze te bardhe qe do i ndihmonte ne cdo problem te tyrin shendetesor si grate ashtu edhe burrat.
Ata kurre nuk me konsideruan nje ndihmes mjek por gjithmone me trajtuan e vlersuan si mjek.
Ata kishin krijuar një besim të jashtëzakonshëm tek unë, sa që vinin për vizitë tek spitali e pyesnin: a është Martina në vizitë Në qoftë se nuk isha aty , ata iknin e vinin të nesërmen, por unë nuk ndjehesha mirë se mjekët në spital sepse ata ishin shumë të mirë por mjeket e kuptonin qe njerzit kishin besim tek une dhe nje vizite te bere nga une do ti bente te largoheshin per ne shpi te kenaqur.
Kur u larguat nga Kurbneshi ?
Une krijova familjen time ne Kurbnesh duke u martuar nje ekonomist i cili punoi per 15 vjet shefi i planit Hajdar Gjyzeli dhe në vitin 1986 transerohem në Durrës, ku fillova punë në spitalin e Durrësit , në shërbimin e pediatrisë , reparti i urgjencës.
Kur u largova nga Kurbneshi mu duk se humba cdo gje, deshira me e madhe ne ato momente ishte kthimi im ne vendlindje , aty ku une u rrita aty ku une ndjeja respektin e njerezve te vendit tim e aty ku vertete ka domethenje shprehja,”guri i rende ne vendin e vet”
Si ishte vazhdimesia ne Durres?
Edhe ne durres menjehere kisha nje vlersim nga stafi drejtues i spitalit Durres.
Shumë shpejt u emrova kryeinfernjere në repartin e reanimacionit.
Gjithmone kam menduar se nje profesionist kudo qe te punoje e ze vendin e tij per aftesite qe tregon.
E une ju jam mirnjohese sepse kto aftesi me jane njohur dhe vlersuar shume.
Në vitin 1997 u emrova kryeinfermjere e përgjithëshme e spitalit të Durrësit.
Gjatë kësaj kohe kam dhanë mësim në shkollat e mjeksisë si në Kristal dhe Medikom.
Kam udhëheq praktika mësimore, të studentëve si lektore si dhe jam ndjerë e vlerësuar.
Jam zgjedhur Zv/ presidente e urdhërit të infermjerisë të shqipërisë duke qenë dhe kryeinfermjere e spitalit rajonal të Durrësit.
Pas një aktiviteti në mjeksi për 44 vjet me rradhë tani jam pensioniste.
Martina femije keni?
Kam tre femije, dy djem e nje vajze, djali i madh punon dhe jeton ne Itali, vajza e martuar ne Amerike punon per bisnesin e vet se bashku me bashkeshortin e saje, djali i vogel punon financier ne nje kompani private ne Durres.
Ne kto kohe aktivizohesh ne ndonje organizem ?
Jo nuk merre me ndonje aktivitet pasi nuk jam gjith kohen ne Shqiperi, keto vitet e fundit kam qene mes Shqiperise dhe Amerikes, dhe visitat ne Mirdite jane te pakta
Sigurisht qe kam shume malle per Mirditen dhe vendilindjen time Zajsin.
Mirdita mbetet vendi qe ne mendje e zemer ze nje vend te madh dhe ne deshiren per ta vizituar.
Ne fakt Martina une nuk ju njoh personalish dhe mendoj shume nga grupi ketu nuk ju njohin por mendoj se me kte interviste te thjeshte njohem nje gruan nje nene dhe gjyshe qe ja vlejti qe ta njohim , tja njohim kontributin e saj profesional e jetesor.
Ju uroj shume shendet e pension te mbare.