Majlinda Angoni :Apel qytetarve për saktësimin e adresave

0
174
Në një takim me përfaqësues të Bashkive të Qarkut Shkodër dhe përgjegjësve të zyrave të gjendjes civile në Qark, diskutuam mbi rëndësinë e përfshirjes së tyre në procesin e regjistrimit dhe saktësimit të adresave të banimit.
Theksuam rëndësinë e informimit të qytetarëve për procesin, duke i kushtuar një vemendje të veçantë domosdoshmërisë së saktësimit të adresave me apelin për të gjithë qytetarët e #QarkuShkodër që s’kanë ende një adresë të deklaruar dhe të verifikuar të përfshihen në këtë proces përmes portalit E-Albania.
Ky proces tejet i rëndësishëm do ti hapë rrugë krijimit të Regjistrit Kombëtar të Adresave si burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të ditur se kush banon ku.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.