Në Malesi dikur quhej shtepi e kamun, ajo familje që numëronte rreth 35o koke dhi, dele apo dhe disa krerë lope. Kësisoj i zoti I shtepisë i’u ndante meshukjve detyrat , se kush të shkonte bari (çban) me dhi , kush me dele e kush me lope, ndersa gratë e shtepisë, më së shumti merreshin me mjeljen , por edhe dhënien e bazës ushqimore të bagtive në mbremje. Kësisoj familjet me blegtori , por edhe me berqetin e arave mbnanin frymën gjallë, pra jetonin.Familjet e mëdha, krahas sigurimit të ushqimit të bollëshëm për familjaret, si mish të njomë apo të thatë, por edhe ushqime të tjera, mbanin deren hapur edhe për miq.Kështu këto familje të mëdha mëqënse kishin gjithë këto të ardhura, edhe miqtë I kishin të shumtë kryesisht zotni Shkodre. Këta të fundit jo rradhë dilnin në Malësi , tëk këto familje kalonin ditë e nëtë të gëzueshme, dhe të këndshme, por jo vetëm kaq. Kryesisht mish tw that , patate dhe djath ngarkoheshin mire për tua çuar edhe familjeve të tyre në qytet. Kështu duket se mbase ënde kjo traditë po ruhet dhe ripertrihet, ja një djale Boge , mjaft i njohur për ide dhe mëndime racionale për bizbesin, falë një pervoje në Londër, është kthyer në vëndlindje dhe ka investuar në ndertimin e këtyre bujtinave dhe hoteleve Turistike në Boge. Dhe krahas kësaj edhe krijimi I fermës se dhive prej 350 koke, natyrisht edhe fale mbeshtetjes së qëverisë shqiptare, tashmë atje po lulëzon krahas tjerave edhe kjo fermë me dhi, Ndaj edhe tek kjo “shtepi” e madhe miqt nuk kane munguar. Ja si pershkruan këtë vizitë të zotnive jo vetëm nga Shkodra , por edhe nga Tirana ne statuesin e saj Bashkia M.Madhe…Kryebashkiaku Tonin Marinaj, Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, Deputeti Paulin Sterkaj dhe Prefektia e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni kanë vizituar nga afër sipërmarrjen e re në agroturizëm në fshatin Bogë, ku falë vizionit dhe guximit të sipërmarrësit Gëzim Olaj dhe mbështetjes së Qeverisë Shqiptare është ngritur ferma me 350 dhi autoktone, si dhe është në përfundim e sipër bujtina dhe restoranti të cilat do ti japin një tjetër dimension zhvillimit të turizmit malor.