Ministrja Kushi në Ndroq, inspektim dhe shpërndarje tabletash për nxënësit e klasave kolektive

0
207

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ishte në Ndroq për të ndjekur nga afër zbatimin e masave anti-COVID, procesin mësimor, si dhe për të shpërndarë tableta digjitale për nxënësit e klasave kolektive.Në një status në Facebook, Ministrja Kushi shkruan se:

“Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Ymer Kurti’ në Ndroq të Tiranës janë një dashuri e vërtetë. Të zgjuar, të sjellshëm dhe për më tepër shumë të ndërgjegjshëm në respektimin e masave anti-COVID. Bashkë me deputetin Arben Pëllumbi i takuam dhe u shpërndamë tableta digjitale që të kenë më shumë mundësi të përforcojnë njohuritë e tyre mësimore”.Njëkohësisht, ajo nuk lë pa shprehur mirënjohje të sinqertë edhe për mësuesit, të cilët janë çdo ditë në frontin e sakrificës dhe shërbejnë me përkushtim për edukimin e fëmijëve.Gjithëpërfshirja në arsim është një nga shtyllat bazë për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe në fokus të vazhdueshëm. Ky proces u mundëson kushte të ngjashme të gjithë nxënësve, pa përjashtim nga aftësitë apo karakteristikat e tjera, që të vijojnë mësimin në kushte sa më optimale.Linku i publikimit:

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/150586196756823/?d=n

Linku i pamjeve të vizitës:

https://we.tl/t-qkBnCq7u3z

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.