𝗝𝗼𝗶𝗻 𝗟𝗦𝗜’, 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺 𝗼𝗻𝗹𝗶𝗻𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗲̈’, 𝗦𝗶𝗹𝘃𝗮 𝗖𝗮𝗸𝗮: 𝗡𝗲̈ 𝟮𝟭 𝗻𝗲̈𝗻𝘁𝗼𝗿 𝗶 𝗽𝗮𝗿𝗮𝗽𝗿𝗶𝗷𝗺𝗲̈ 𝗳𝗶𝘁𝗼𝗿𝗲𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗺𝗮𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝟮𝟱 𝗽𝗿𝗶𝗹𝗹𝗶𝘁
Të shtunën e 21 nëntorit, Lëvizja Socialiste për Integrim do të votojë për zgjedhjen e delegatëve.
Në një konferencë për mediat, Silva Caka, njoftoi të gjithë anëtarët dhe qytetarët shqiptarë se procesi do të nisë nga ora 09:00.
Caka: Lëvizja Socialiste për Integrim, në çdo proces zgjedhor ka qenë avantgardë, duke qenë e para që prezantoi parimin e shënjtë një anëtar – një votë, duke qenë e para që zbatoi kuotën gjinore në masën 50-50, duke qenë e para që aplikoi votimin dhe numërimin elektronik dhe duke qenë e para dhe ende e vetmja forcë që fokuson të gjithë vëmendjen e saj tek të rinjtë. Edhe më 21 nëntor, Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë sërish e para forcë politike, e cila do të aplikojë votimin online. Ne sot iu bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të bëhen pjesë e këtij procesi në mënyrën që ata dëshirojnë.
Përveç votimit elektronik, në çdo bashki LSI do të ketë të hapura qendrat e votimit, në mënyrë që çdo anëtar të zgjedhë përfaqësuesit e tij në Koventën Kombëtare Zgjedhore, që do të mbahet më 5 dhjetor.
Për të gjithë anëtarët që ndodhen jashtë Shqipërisë, gjtihashtu edhe ata që e kanë pamundur që t’i drejtohen kutive të votimit për shkak të situatës së pandemisë ose pamundësisë së tyre, aplikacioni ‘Join LSI” ju vjen në ndihmë për të shprehur vullnetin tuaj.
Caka tha se më 21 nëntor dhe 5 dhjetor, nuk do të votohet thjesht për delegatët, kryetarin dhe strukturat e reja drejtuese, por i paraprijnë fitores së madhe të shqiptarëve, e cila do të vijë më 25 prill.