LULI,BABA TË THOT : EJA BIRË NESERË !

0

 

Poeti i satirës  Xhulio Ndreka, tanimë  pa diskutim  një  zë i fuqishëm në këtë  lëmi, po tregon se  është  veçmas të tjerave edhe poeti i satirës së momëntit.Mjaft artistikisht  e përshkruan realitetin tek zhvillimet aktuale në Pd.Bëjmë  me dije  se ndërrimi i vitëve  do  të na dhurojnë  botimin e këtij autori të  një vllimi me satira nga më pikantët. Sukese  mjeshtrit të vargjeve të satirës Xhulio Ndreka!

Nga: Xholio Ndreka

 

Babai ;Eja nesër birë!

Tash po flas pa pik të zorit,

Për pushime mas qershorit,

Rahat kemë edhe në gusht,

Por tash Luli e ka ngusht,

Me kyt z’di qa pati fati,

Se i dol kundra i ati.

Pavarsisht se në pleqëri,

Pretendon prap për liri,

Që ske kurr as në kohë të tij

Se këta pun itu kan shku,

E thrret baba mu pajtu.

Demokrat prëp du me të thanë,

Por kryetar ma sdu me të lanë,

Boll i pate kta 8 vjet e ki qu partinë me dekë.

Jam ti dhanë ndihmen e shpejt,

Luli, baba po të del hakut,

Mos ma plas zemren e barkut.

Banu burr ti pra neser

Ktheu se   votra ty të pret

Ma jep fjalen, ma jep besen

Të marr me veten edhe 8 vjet.

Kurse Luli   është  betua

Si sternip prej maleve tëHotit

Krejt kollaj vulen mos me leshua

Skryeminister behët më ëmën t’zotit.

Ik tashti ka të duash o Baba Sal

Se ne  mblidhemi me dat 18

Me  ne Amerikant s’mundesh me ia dal

Un jam tashmë lideri I Pd-s së Vertetë!

2 Auto shkolla Xhuli

Me k’ta fjal po e la nam

Baj patenta me ec n’kam

Me punë tjera boll jam lodh

Tash kam hap kyt autoshkoll

S’asht e letë mor shokët e mi

Me mësu tjert me ec për vi

Pa buri e pa sinjal

Veq me u rujt mos bish n’kanal.

Kush t’nigjojn kshillat e mia

Ska qa i thot as policia.

Nëse letrat kan maru

Nuk marr lek me i rinuvu.

Veq kur të cesh ban kujdes

Mas me u nis si pula ne thes.

Shkova n’bankë me marr kredi

Po jetoj thash si zotni.

Personeli n’kam asht qu

E t’tan t’u m’rrespektu.

Sa që m’vunën në siklet

T’u m’trajtu si me ken mbret.

Masi firm m’banën me lshu

Tan këto lek ku don me i qu

Kur m’mbarunen kush s’ka vet

M’duhen shum e m’leni të qete.

Se kerkush si ka dy jete.

Zogu

Një zog dallendyshe m’trokiti në dritare.

I shkova krejt afër e nuk u largu fare

Thash se ka uri deshta me e ushqy.

Në kam kishte nje leter, nga larg po vij per ty.!

Letrën kur e hapa nisa me lexu,

jo as syve të mi nuk mujta me ju bësu .

Zemra u mbush me vaj, ishte shkrimi saj.

Qe ma n’ket jet nuk do ta paj.!

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.