LIBRI : ” RRAMANI NË SELITË “, NJË SIMBIOZË E BUKUR E NJË FISI E KRAHINE ME ZAKONE E TRADITA, HISTORI E KULTURË , MIKPRITJE DHE IDENTITET.

0
136
JAK RROZHANI  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kujtimet janë thesare të çmuara të jetës, siç shkruante Balzaku, ato duhet të shkruhen ,të kujtohen e të mos harrohen. Njeriu kërkon të njohë identitetin e vet , genin nga vjen , trungun apo degën e vet , kush është e nga ka ardhur . – Patëm rastin dhe kënaqësinë, që këto shënime e kujtime të lëna nga i madhi , Agai ynë , Babai ynë ,Llesh Ded Rramani , të mbajtura e të ruajtura nga Nikoll Rramani , por edhe tregimet nga shumë vëllezër e motra nga dega jonë Rramani, prej të cilëve kemi mësuar për njohjen e vetvetes, familjes,fisit tonë Rramani, por dhe krahinën e Selitës , ku kanë marrë mbiemrin Rramani, 200 e ca vjet më parë e në vazhdim , shkruajnë në librin : ” Rramani në Selitë”, autorët e mirënjohur : Nikoll Llesh Rramani dhe Ded Llesh Rramani, të lindur në Kumbull, Selitë, të rritur dhe edukuar në mënyrën më të mirë të mundshme në një familje patriotike, bujare,punëtore, arsimdashëse , me zakone e tradita të shkëlqyera. -Kështu ne morëm përgjegjësinë ,merakun e Atit tonë , Llesh Ded Rramani, që kishte pët t’u lënë pasardhësve, këtë libër që i kushtohet origjinës e të parëve tanë, prindërve dhe brezave që do të vijnë. Rramani, bëri që të çelë sythet e rriti si lastarë të mrekullueshëm fëmijët e tij, duke qenë rrënja ,nxitja e parë që të jep emrin dhe nderi i fisit , me kullën trekatëshe në Kumbull të Selitës,bujare e që mikpriti në çdo kohë miq,shokë dhe udhëtarë , që mori emër nga burrëria, trimëri ,besa ,mikpritja, humanizmi, dashuria për njerëzit, me bletën që prodhonte mjaltin nga muret e gurta të kullës mbi 200 vjeçare e historike, në çakma të kullës ,që ndodhej në lindje të saj , i cili ishte ndertuar për t’u mbrojtur ,u futën dy bletë ,duke nisur kështu gëzimin dhe mbarësinë e njerëzve të saj punëtorë e bujarë . Në vitin 1969, u hap në Mërkurth shkolla e parë tetëvjeçare , mësuesi dhe drejtuesi i saj ishte Ded Llesh Rramani, autori i këtij libri,ku kohën dhe profesionin e kaloi mes Vlores dhe Lezhës, si misionar i dijes dhe ushtarak karriere ,bashkë me gruan e tij ,mësuesen e nderuar Liza , që edukoi me dhjetra breza nxënësish , që e kujtojnë me respekt dhe mirënjohje e duke rritur , edukuar e shkolluar fëmijët e tyre të mrekullueshëm e punëtorë, duke ruajtur emrin e mirë e vazhduar traditën . Në demokraci , në fillim të saj kishte diversitet mendimesh ,por të lirë për të vazhduar iniciativën private , secili sipas aftësive dhe mundësive edhe jashtë vendit . Selita ka ruajtur autonominë e vet , elitën e saj gjatë gjithë historisë ,ka një histori të lashtë dhe të lavdishme ,me luftëra dhe përpjekje për mbrojtjen e identitetit, lirisë,gjuhës, kulturës ,zakoneve, traditës, siç thoshte At Gjergj Fishta : ” Selitasit, janë trima e dallohen për besë e bujari” . -Ne dy vëllezërit : Nikolla e Deda , vetëm po i evidentojmë historinë,kulturën, zakonet e traditat,bujarinë e mikpritjen e fisit të njohur Rramani në Selitë, por merita kryesore i takon babait tonë , Agait tonë ,Llesh Ded Rramani, fisnik , punëtor,bujar ,mikpritës , i ditur ,që ka lënë dijet e veta të firmosura me dorën e tij, si dëshmi reale , shkruan në kë të libër të arrirë bashkautori i tij , shkrimtari e studjuesi i njohur, botuesi i katër librave të arrirë, Ded Rramani, njeriu dhe intelektuali, fisnik e bujar dhe me zemër të madhe .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.